Gjimnazi "Dr. Ibrahim Temo"
Appearance
Gjimnazi "Dr. Ibrahim Temo" Shkolla e mesme komunale Gjimnazi „Dr. Ibrahim Temo“ – Strugë | |
---|---|
Vendndodhja | |
Koordinatat | 41°10′56.96″N 20°40′30.88″E / 41.1824889°N 20.6752444°E |
Të dhëna | |
Drejtori | Besime Jonuzi |
Gjuha | Maqedonisht, Shqip, Turqisht |
Madhësia e kampusit | Objekti: 3700 m², Oborri: 25412 m² – bashkarisht me SHMK “Niko Nestor”, Terene sportive: 9325 m² - bashkarisht me SHMK “Niko Nestor” |
Faqja e internetit | www |
Gjimnazi "Dr. Ibrahim Temo" (ose SHMK Gjimanzi "Dr.Ibrahim Temo) është një shkollë e mesme e cila ndodhet në pjesën veriore, periferike të qytetit të Strugës, Maqedonia e Veriut.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjimnazi i parë në Strugë është themeluar në vitet e 60-ta si iniciativë e këshillit popullor të asaj kohe dhe nevojës të qytetarëve për arsim të mesëm, duke themeluar gjimnazin në gjuhën shqipe dhe maqedonase "Vëllezërit Milladinov" më 9 gusht 1960. Gjimnazi “Vëllezërit Milladinov” punoi në mënyrë të pavarur deri në vitin 1979, kurse pas këtij viti u integrua në QAM "Niko Nestor". Me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të datës 12.09.2006 u themelua gjimnazi "Dr.Ibrahim Temo", shkolla u formua si subjekt në vete, pasi u nda nga SHMK "Niko Nestor".