Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj
| Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj | |
|---|---|
| Vendndodhja | |
Ferizaj, Komuna Ferizaj Kosova | |
| Të dhëna | |
| Lloji | Shkollë publike |
Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj është një ndër institucionet më të njohura arsimore në Ferizaj me rrethinë, me një histori të pasur dhe një përkushtim të theksuar ndaj cilësisë në arsim. Themeluar në vitin 1967, ky gjimnaz ka luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e komunitetit lokal.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky gjimnaz është themeluar në vitin 1967. Në vitin e parë të veprimit si gjimnaz me 7 paralele. Gjatë historisë së tij ky gjimnaz disa herë ka pësuar ndryshime në strukturën organizative dhe përmbajtësore. Një kohë ishte shëndrruar në Qendër shkollore, pastaj në kohën e shuvarizmit, në vitin shkollor 1975/76 ishte shëndrruar në arsimin e mesëm të orientuar dhe bënte përgatitjen e nxënësve për arsimimin e përgjithshëm në Fazën e Parë të Bazave të Përbashkëta. Ishte ndër shkollat e para të mesme ku është eksperimentuar me këtë reformë, pastaj një vit më vonë arsimi i mesëm i orientuar është aplikuar edhe në shkollat tjera të mesme të Kosovës. Gjimnazi rritej së bashku me numrin e nxënësve. Kështu në vitin shkollor 1990/91 në këtë gjimnaz ishin përfshirë gjithsej 1394 nxënës, shkolla kishte një ndërtesë shkollore me 27 mësonjëtore me 1500m2, kishte sallë të arsimtarëve, bibliotekë, biologjisë, anglishtes pastaj zyre tjera administrative për drejtor, pedagog, sekretar, arkatar dhe lokale tjera përcjellëse Në vitin e largimit me dhunë të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, në vitin shkollor 1991/92, në këtë Gjimnaz ishin të regjistruar gjithsej 1348 nxënës shqiptarë të shpërndarë në 45 paralele. Këta nxënës u detyruan që procesi mësimor ta ndjekin në shtëpi private. Viti shkollor 1991/92 për nxënës të këtij gjimnazi filloi me 30 janar të vitit 1992. Në fillim procesi mësimor është organizuar vetëm nëpër fshatra si në Komogllavë, Lloshkobare, Greme, Gaçkë, Mirosalë dhe Softaj. Këto ishin disa të dhëna për sa i përket shkollës së mesme gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” në vitet e para të fillimit të punës si shkollë.
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri më 2010 gjimnazi ndodhej i tëri si një gjimnaz me të gjitha drejtimet në një objekt. Ky instuticion arsimor është regjistruar me vendimin e organit kompetent datës 1967. Shkolla e Mesme e lartë Gjimnazi Kuvendi i Arbërit në Ferizaj procesin mësimor e ka filluar më 03 shtator 2012, me klasët e X-ta, Xl-ta, Xll-ta dhe Xlll-ta, me këto profile:
- Gjimnazi i përgjithshëm, me 4 paralele.
- Gjimnazi Matematikë-Informatikë, me 13 paralele.
- Gjimnazi i Shkencave të Natyrës, me 24 parale.
Ky gjimnaz punon me dy ndërrime, paradite dhe pasdite; orët zgjasin 45 minuta. Duhet cekur se ky është viti i parë shkollor që gjimnazi ndahet në dy drejtime: Drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Matematiko-Natyrore me drejtor Shemsi Heta, dhe drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, ku ky gjimnaz kalon sipas vendimit të MASHIT në ndërtesën e vjetër të gjimnazit.
Synimet e programit të këtij gjimnazi janë të përgatisë maturantë të profileve të theksuara më lart, në mënyrë që ata të mund të orientohen në profesionin e dëshiruar dhe të regjistrohen në një profil të caktuar akademik në shkollimin e lartë. Pra ky shkollim i përgatit nxënësit që më vonë ta kenë më të lehtë për të përcaktuar se çfarë profesioni do të zgjedhin dhe të ndjekin kësisoj studimet përkatëse në shkollimin e lartë.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shënohet 50 vjetori i Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj". FerizajPress (në anglishte amerikane). 2017-05-12. Marrë më 2025-05-27.
- ↑ "Përurohet salla e edukatës fizike në Gjimnazin "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj – Komuna Ferizaj". ferizaj.rks-gov.net. Marrë më 2025-05-27.
- ↑ "Gjimnazi Kuvendi i Arbërit - Ferizaj". gjimnazikuvendiarberit.com. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2013. Marrë më 2025-05-27.