Gjiri i Kakomesë
Pamja
Gjiri i Kakomesë | |
---|---|
Gji | |
![]() Pamje e Gjirit të Kakomesë | |
Koordinatat: 39°55′34.8″N 19°56′17.7″E / 39.926333°N 19.938250°E | |
Shtet | ![]() |
Qark | Vlorë |
Bashki | Himarë |
Njësi administrative | Himarë |
Lartësia | 228 m (748 ft) |
Gjiri i Kakomesë ndodhet në Bregdetin e Jonit në jug të Shqipërisë, në perëndim të fshatit Nivicë Bubar, midis Kapo Qefalit dhe Krorëzës.
Formimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është formuar nga proçeset tektonike (shkëputje) dhe veprimtaria e karstit. Aty përfundon përroi homonim. Gjiri futet në tokë disa qindra metra. Gjerësia e tij i kalon 300 – 400 m. Pranë ka një plazh të tipit zallor. Shpati malor në jug është i veshur me bimësi natyrore të ruajtur mirë, ndërsa ai verior është shkëmbor, i zhveshur nga drurët, por ka vetëm shkurre bezge (cfakë). Në këtë anë ka falëzë të pakalueshme deri në plazhin e Krorzës, në të cilin ndodhet Manastiri i Shën Mërisë. Në lindje të gjirit të Kakomesë ndodhen dy manastire të tjerë.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ AKZM Vlore. "Gjiri i Kakomese". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2018. Marrë më 13 korrik 2018.