Gjon Keka
Gjon Keka ka lindur më [09.Tetor.1981 në Karaqeva e Poshtme/Kosovë; - ],është studiues,publicist dhe politolog shqiptarë i Kosovës.
Në vitin 2004 përfundoi studimet për shkenca poltike (politolog) në UP-ADA-IEBA ;ndërsa në vitin 2006 ka përfunduar studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, ku ka fituar gradën Magjistër me temën "Kanalet direkte dhe indirekte të diplomacisë", në qendër të së cilës është pavarësia e Shqipërisë në 1912 e më pas në ADA-IEBA.Njëkohësisht në 2005 - 2006 është specializuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Pastaj në programin e teknikës së avancuar të negociatave 2009 - 2010 në IEBA(Institute For European Business Administration - Gent).
Nga viti 2009 deri 2014 ka qenë anëtar i Institutit Shkencor "Urania", i themeluar nga shkencëtarët Max Wilhelm Meyer dhe Werner von Siemens në vitin 1888.Që në moshë të re është marrë me publicistikë duke u fokusuar tek çështjet gjeopolitike dhe aspektet e integrimit të shqiptarëve në EU.
Në vitin 2015 përfundoi doktoraturën në shkenca politike me Tezën "Demokracia dhe Tranzicioni - rasti i Kosovës dhe Shqipërisë"në ADA- EUniversity- UniG.Ka punuar me projekte në Wus Austria 2005, me shoqatën "Nënë Tereza", "Pjetër Bogdani" etj. Keka vazhdon të jetë aktiv në fushën e politologjisë dhe historisë;respektivisht studimeve mbi epokën e lavdishme Skënderbegiane.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit - 2006
- Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri - 2010
- Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare - 2011
- Ibrahim Rugova - Lidership i idealeve të mëdha - 2011
- Vetëplotësimi i Kombit - 2012
- Skënderbeu, ideator i bashkimit europian - 2012
- Rruga e vjetër e kombit - 2013
- Ukshin Hoti mendimtar i thellë Politik - 2013
- Epoka e Konstantinit te Madh - 2014
- Roli politik dhe ushtarak i shtetit te Arbërit-2015
- Antropologjia Politik -2015
- Anton Çetta dhe filozoia e pajtimit te gjaqeve,2015
- Nënë Tereza ,Arbënorja e famshme e te gjitha kohërave ,2016
- Edukimi Politik -2016
- Kontributi i Perandorisë Austro-Hungareze për kishën katolike në Shqipëri - 2016
- Demokracia dhe Tranzicioni - rasti i Kosovës dhe Shqipërisë - 2017
- Der große Europäer Georg Kastriota - 2017
- Arbëria përball renegatëve (Dje dhe Sot) - 2018
- Patriotizmi i Gjergj Kastriotit-Porositë dhe Këshillat - 2018
- Skënderbeu dhe Mirditorët - 2018
- Autoriteti dhe Fama e Skënderbeut - 2019
- Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane - 2019
- Metapolitika- 2019
- Pjetër Bogdani,zëri i gjeniut dhe patriotit - 2020
- Nga Ilirët tek Arbërit - 2020
Wikicitate:
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________
- "Kjo është ajo që më bën mua të pavdekshëm si arbnor europian! Gjaku i Gjergj Kastriotit vlon i pastër ndër venat e mia, ndërsa shpirti i tij i madh e ruan qenien tonë kombëtare dhe europiane të palëkundur drejt rrugës së ardhmërisë."(Gjon Keka)
- "Gjergj Kastrioti ishte, është dhe do të mbetet kurdoherë i madh Simbol i njeriut te urtë,vizionar dhe te lirisë."(Gjon Keka)
- "Qoftë i bekuar ai që e ka shpik Librin ,pa libra njerëzimi do të ishte pa diapazon."(Gjon Keka)
- "Eci në shkallët që më shpien te një Libër i mirë,dhe jo në shkallët që më shpien në majen e iluzioneve të madhështisë së rrejshme."(Gjon Keka)
- "Durimi ,Shpresa dhe Dashuria. Këto tri gjëra e lartësojnë njeriun."(Gjon Keka)
- "Ti nuk mund t'i ulësh vlerat e natyrshme dikujt,për ta ngritur veten dhe vogëlsin qe ke."(Gjon Keka)
- "Një popull mund te bëjë vetëvrasje në dy mënyra: Kur në krye te vendit zgjedh jenicer, dhe kur ideologjia fetare e pushtuesve bëhet më e rëndësishme se Kombi."(Gjon Keka)
- "ShBA-së dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes për mbështetjen e tyre në të gjitha proceset dhe ndihmën në sfidat që ka patur dhe ka ende kombi ynë e mbi të gjitha Kosova."(Gjon Keka)
- „Njerëz që janë të lirë ,krijues,artist ,shkencëtar, shkrimtar etj, nuk i tremben asnjë regjimi, as nuk i nënshtrohen asnjë sistemi,sepse ata e duan lirinë edhe nëse ajo kushton me jetë.Ata edhe mund t’i mbysin,por, farën e lirisë dhe të ideve e veprave të tyre nuk mund ta mbytë asnjë sistem dhe asnjë regjim.“[Gjon keka]
- “Në moshën 29 vjeçare Gjergj Kastrioti i kishte kapërcyer kufijtë e famës së tij, emrin e tij tanim edhe zogjët e Europës e kishin dëgjuar e mësuar dhe i këndonin atij. Shpërthimi i dritës ndodhë zakonisht kur terri është me i madh, dhe ja Dielli i Arbërisë që kishte marrë dritë nga dielli – Apoloni pellazgo-ilir i cili u shfaq me tërë rrezet e dritës dhe të lirisë,por jo vetëm për kombin e tij,por edhe për kontinentin europian,pra edhe për kombet tjera.”[Gjon Keka]
- Kapuni fortë pas idealeve të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) ,le të bëhet Testamenti i tij udhërrëfyes i të ardhmes së kombit arbëror europian. Ai nuk la pasuri pas vetes ,por pasuria më e madhe që ai i la kombit të tij ishte doktrina e tij e shpëtimit të atdheut, e cila në fakt ishte doktrinë e lirisë e ruajtjes së identitetit arbëror europian dhe e ringjalljes.(Gjon Keka)
- „Çdo vështirësi është një gur që duhet ta heqim për të ecur përpara.“[Gjon Keka]
- "Krijuesi,Shkenctari dhe Poeti i vërtetë nuk është shërbëtor i materies,por i frymës së lirisë dhe drejtësisë."(Gjon Keka)
- „Kur lexoj e shkruaj e kuptoj se jam njeri vertikal në kuptimin e mirëfillt të fjalës.Kur nuk lexoj dhe shkruaj,atëherë jam asgjë.“[Gjon Keka]