Gjuha e Rahovecit
Gjuha e Rahovecit, gjuha rahoveciane, rahovecianishtja ose rahovecianshja (rahovecianshe: ravëqki) është gjuhë ose dialekt sllav jugor, që flitet në qytetin e Rahovecit në Kosovë.[1] Gjuhë e dokumentuar dobët, konsiderohet dialekt i bullgarishtes me ndikesa të forta të serbishtes dhe shqipes.[1]
Studiuesit sugjerojnë se gjuha e Rahovecit është zhvillu si mjet kumtimi për me lehtësu tregtinë mes shqiptarëve, serbëve dhe etnive tjera në Rahovec. Ndonëse ka shkrime rahoveciane qysh prej shekullit XIX, rahovecianishtja mbetet kryesisht gjuhë e folur. Përdorimi i saj është tkurrë me të shpejtë pas Luftës së Kosovës, ndërsa shqipja është bë gjuha mbizotëruese. Përveç paraqitjeve joformale në rrjete shoqërore, që përdorin një alfabet të përshtatur nga shqipja, [2] rahovenianishtja nuk përdoret në medie ose arsim, dhe nuk ka interesim në mesin e folësve për me e rujtë gjuhën.[1]
Shembull
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ava faqa jese samo za da sa hajgarishamo... Ako imate kaju sliku ili kaju foru pratite u mesazh... Namoj da komentirate bezveze, se ban qa vi qanimo :) :)[2]
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Kosovo's Mysterious Dialect Fades Away :: Balkan Insight". www.balkaninsight.com. Marrë më 2016-04-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Ravëqki Marifet". www.facebook.com. Marrë më 2016-04-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)