Gjylo Karafili
Gjylo Karafili (lindi më 12 Qershor 1918) është një nënë shqiptare e cila i ka mbijetuar Masakrës së Genocidit Çam. E lindur në Margëlliç të Çamërisë, ajo dëshmon tmerret dhe masakrat qe ka përjetuar ajo edhe të gjithë njerzit e saj.[1]
"Ndodhi ajo që thonin te gjithë, i theren të gjithe, aq qeneë bere mire grate me varje dhe i çanë barkun, ça thua mos pyet hiç, kush të ikte më përpara, kush të ikte më përpara, na vanë këmbet kaq, gjaku nëpër këmbë, mbanim këpucët nëpër dorë. Nëna ime nuk kishte vëlla, gjyshi im kishte një mulli dhe ja kishte lënë nënës sime trashëgimi, nuk të them dot pasurinë që kemi patur në Çamëri.
Ka një shtëpi 18, çunin e xhaxhait, 4 dite duhet të martohej, 4 ditë duhet të martohej, e vranë me plumb mu në kokë dhe ra. Lëre fëmijë, lëre fëmijë mos pyet dhe tani që e mendoj ajo vetëm atë fëmijë kishte, ja pren kokë djalit në sytë të nënës dhe babait të tij. Me pas vrau babain dhe la nënën. Vetëm rrobat e trupit kemi marrë, as lugë, as tenxhere, as pirunj. Vetëm një tenxhere që na e dha një zonje në Filat që hanim gjellë.
Të vete një herë edhe të vdes, e mbaj mend shumë mirë shtëpinë, mbi pazar e kishim, mbi pazar, zbrisnim poshtë rrugës drejt atje shkonim"
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Gjurmë Shqiptare - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-11-27.