Jump to content

Golden Boy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Golden Boy
Golden Boy
Golden Boy
GjiniaAnime, OVA, Aventurë, Komedi.
Krijuar ngaHiroyuki Kitakubo
Luajnë
ShtetiJaponi
Gjuha në prodhimin origjinalJaponisht
Nr. i episodeve6
Prodhimi
Kohëzgjatja25
Kompania e prodhimitProduction I.G
Transmetimi
Transmetimi origjinal27 tetor 1995 deri në 28 janar 1996

Golden Boy (sq. Djali i Artë - origjinali ゴールデンボーイ Gōruden Bōi) është një manga (publikuar më 27 tetor 1995 nga autori Tatsuya Egawa) dhe anime mbi një 25 vjeçar me emrin Oe Kintaro. Manga i ka 10 volume dhe anime ka 6 episode/OVA.

Kintaro Oe është një person shumë inteligjent, pavarësisht se në pamje të parë nuk ngjan i tillë. Pasi mbaroi me sukses të gjithë kurset e tij universitare në profilin e juridikut, ai papritur hoqi dore nga shkolla për të filluar një jetë si student endacak. Me biçikletën e tij ai shëtit nga një vend në tjetrin. Duke dashur të mësojë më shumë për jetën ai shpejt kupton se do i duhet të kuptojë më shumë rreth botës së vërtetë dhe femrave. Ai zakonisht kalon nga një punë në tjetrën duke treguar veten e tij. Udhëtimet e shumta me biçikletë, e çojnë atë në vende të ndryshme ku takohet me dhoje të ndryshme femrash. Personazhet që ai takon zakonisht bien në dashuri me të, por me sa duket kurrë nuk e gjejnë mundësinë të shprehen në kohë sepse deri atëherë Keitaro ka fluturuar diku tjetër.

Filmi përfshin gjithsej 6 seri OVA (Original Video Animation). Siç kuptohet Golden Boy ndryshe nga manga me 10 volume ka një paraqitje të shkurtër. Serialet zgjasin 25 minuta.

Titulli Përshkrimi Foto
Studimet Kompjuterike Keitaro shëtit nëpër qytetin e ri me biçikletën e tij, deri sa praktikisht përplaset nga një Ferrari. Brenda Ferrarit qëndron Madame President, një grua e bukur dhe e suksesshme. Ajo i ofron një shumë të majme parash Keitaros për shqetësimin. Keitaro vetë paratë i'a jep një personi të moshuar që kërcënohet nga Yakuza (mafia japoneze). Më pas ai gjen punë në firmën e Madame President. Në fillim ai punon si pastrues duke mos pasur kualifikimin e duhur në punën e re. Gjatë kohës që punon si i tillë ai mëson nga punonjëset përreth (të gjitha femra). Pas një gabimi që Keitaro bën duke rrënuar të gjithë projektin e firmës ku ishte punësuar, atij do i duhet të përballet me punën e rëndë për të bërë të gjithë projektin nga fillimi vetëm fillikat.
Tundimet e Zonjës Keintaro viziton qytetin e rradhës dhe fillon punë në një lokal si kamerier, por merret kryesisht me fushatën elektorale të shefit të tij të ri. Duke punuar, ai takohet rastësisht me Naoka Katsude, që është vajza e re dhe e bukur e shefit të tij. Ajo do e vendosi Keitaron në një situatë të vështirë. Ai duhet të ruhet nga tundimi i bukurisë së Katsudes ndërkohë që i shpjegon asaj mësimet e matematikës. Ngjarjet rrjedhin bukur gjatë 25 minutave, dhe Keitaro vetëm pas një të rrahure të mirë e kupton që nuk është shumë gjë e zgjuar të ngatërrohesh me vajzën e shefit. Skeda:Golden epizode 2.jpg
Rrezik! Dashuria e parë e virgjëreshës Keintaro gjen punë si kuzhinier. Pronari i moshuar ka pësuar një aksident dhe Keitaro përpiqet me mish e me shpirt për t'a zëvendësuar. Norika, vajza e re e të zotit të lokalit, miqësohet me Keitaron. I dashuri i saj ngjason me një person të mirë, edhe pse punët rezultojnë pak ndryshe dhe Keitaro bëhet edhe një herë shpëtimtari i situatës, tek e shpëton Norikën nga i dashuri i saj 'i përsosur'.
Duke notuar në Detin e Dashurisë Keitaro lëviz në një qytet tjetër. Si aftësi e lindur, ai zhytet sërish në telashe dhe papritur zbulon se kishte sfiduar në një garë noti kampionen në not të Japonisë, Ayuko Haramizu. Data për garën afrohen dhe punët vështirësohen pak për heroin e serisë, pasi akoma i duhet të mësojë notin që të mund të fitojë. Megjithatë, pasi punon si instruktor noti për fëmijët e vegjël (duke mësuar pak edhe vetë), ai arrin që të bëjë një kompromis me Trajnerin e tij.
Gurët në Tavolinë Keitaro në një qytet tjetër? Asgjë për t'u çuditur. Një punë e re del në një shtëpi tipike japoneze ku ai fillon punë si pastrues. Ai pushohet nga puna shumë shpejtë për shkak të disa 'situatave të papërshtatshme'. Më pas atij do i duhet të fitojë garën kundra Reiko Tarayama (zonja e re në shtëpinë ku Keitaro punonte), duke marrur parasysh se ai nget një biçikletë dhe ajo një motorciklet garash.
Animacioni është zbavitës Seria e gjashtë dhe e fundit paraqet edhe një herë Keitaron. I punësuar në një firmë animatorësh, Keitaros i duhet të shpëtojë edhe një herë ditën dhe sigurisht të fitojë zemrën e Chie, një animatore e re aty. Seria përfshin të gjithë personazhet kryesorë femra që kanë marrur pjesë gjatë episodeve të filmit. Si gjithmonë gjithçka shkon mirë, me Keitaron që largohet edhe një herë drejtë aventurave të reja.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]