Google AdSense

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Google AdSense
Zhvilluesi Google
Krijuar 18 qershor 2003; 19 vjet më parë
Sistemi operimit Cross-platform (nderlidhes biznes media dhe website)
Lloji Perfitime monetare dhe reklamime online
Website google.com/adsense

Google AdSense është një program i drejtuar nga Google përmes të cilit botuesit e faqeve të internetit në Rrjetin Google të faqeve të përmbajtjes shërbejnë tekst, imazhe, video ose reklama mediatike interaktive që synojnë përmbajtjen dhe audiencën e faqes. Këto reklama administrohen, renditen dhe mirëmbahen nga Google.

Ata mund të gjenerojnë të ardhura ose për klikim ose për përshtypje.[1] Google testoi beta një shërbim kosto për veprim, por e ndërpreu atë në tetor 2008 në favor të një oferte DoubleClick (gjithashtu në pronësi të Google).

Në tremujorin e parë të 2014, Google fitoi 3.4 miliardë dollarë (13.6 miliardë dollarë në vit), ose 22% të të ardhurave totale, përmes Google AdSense. AdSense është pjesëmarrës në programin AdChoices, kështu që reklamat e AdSense zakonisht përfshijnë ikonën AdChoices në formë trekëndëshi. Ky program funksionon gjithashtu në skedarët HTTP. Në vitin 2021, mbi 38.3 milionë faqe interneti përdorin AdSense.[2]

Platforma e Google AdSense funksionon në bashkëveprim të ngushtë me Google Ads dhe Google AdMob (platforma të Google).

Këto platforma bashkëveprojnë me njëra tjetrën pasi Google AdSense shfaq reklamat në platforma të palëve të treta si website, Youtube, Aplikacione etj ndersa Google Ads u jep mundësinë bizneseve që të dorëzojnë kërkesat e tyre për të reklamuar në këto platforma.[3]Google AdSense prej vitit 2012 nuk bashkëvepron me gjuhën Shqipe, për të pasur llogari në Shqipëri në Google AdSense është e mundur por website ose platforma ku duhet të integrohet Google AdSense duhet të jetë me patjeter në një nga gjuhët e lejuara nga Google AdSense

Si pasojë e kësaj shpesh herë ka pasur edhe kërkesa ndaj Google për të shtuar gjuhën Shqipe në Google AdSense, ku ka pasur peticione madje dhe padi ndaj Google në gjykata të SHBA nga Shqiptarë që janë ndjerë të diskriminuar nga mos pranimi i gjuhës Shqipe në këtë platforme.[4]

Përfitimet nga platforma e Google AdSense janë të shumta për mediat, artistët, blogerët, programuesit, zhvilluesit e websiteve etj sepse Google AdSense u jep mundësinë të gjithëve që audiencën e tyre ta kthejnë në burim të ardhurash ku Google AdSense është një mundësitë më të mira për të fituar para online.Sipas një analize nga persona të fushës së teknologjisë së informacionit gjuha Shqipe së shpejti mund të shtohet edhe në Google AdSense.

Eshtë e rëndësishme të mbani mend se ka kushte dhe rregulla që duhet t'i ndiqni, si përmbajtja e faqes suaj që nuk duhet të kundështojë politikat e AdSense, dhe klikimet e pavlefshme mund të penalizojnë aplikuesin. AdSense gjithashtu ofron ndihmë dhe mbështetje për përdoruesit nëpërmjet dokumentacionit online dhe forumeve të komunitetit.

Referenca

  1. ^ "Google AdSense: What It Is & How to Make Money With It". Semrush Blog (në anglisht). Marrë më 2023-11-16.
  2. ^ Elias, Megan Graham,Jennifer (2021-05-18). "How Google's $150 billion advertising business works". CNBC (në anglisht). Marrë më 2023-11-16.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  3. ^ "AdWords vs. AdSense: We Break Down the Differences". blog.hubspot.com (në anglishte amerikane). 2023-01-19. Marrë më 2023-11-16.
  4. ^ "Google paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe". Telegrafi. 2023-10-13. Marrë më 2023-11-16.