Jump to content

Gorreja (Kolonjë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gorre
Popullsia
 • Gjithsej920 banorë
{{{postal_code_type}}}
9019

Gorreja është një fshatkomunën Kolonjërrethin e LushnjësShqipërisë.

Si pozicion gjeografik fshati Gorre shtrihet në qendër të Myzeqesë. Ky fshat në veri-lindje kufizohet me fshatin Lumth, në jug-lindje me fshatin Pirrë, në jug perëndim me fshatin Rrapëz dhe në veri me fshatin Shakuj. Ky fshat është vetëm 11.5 km larg, në jug-perëndim të qytetit të Lushnjës.

Për historikun e fshatit është shkruar në vija të përgjithshme dhe kryesisht informacion është statistikor për rendimentet bujqësore. Megjithatë përpjekjet për ta shkuar historikun e këtij fshati nuk kanë munguar. Në Muzeun e Lushnjës ruhet një dorëshkrim me autor ish mësuesin Gjergj Kola, ndër të tjera thuhet: “Duke iu referuar Fjalorit të Gjuhës Shqipe, emri Gorre vjen nga toka e gërryer. Mund të thuhet me plot bindje se ky emërtim është më i gjeturi në krahasim me mendimet e shprehura nga njerëzit e ndryshëm. Është më i gjeturi duke menduar se fshati Gorre qysh nga thellësia e shekujve ka qenë viktimë e derdhjes së lumenjve gjatë stinës së dimrit, të cilat shkaktonin dëme të mëdha në njerëz bagëti e të mbjella. Rrjedhja ujërave ditë e natë pat gërryer edhe tokën e arave bashkë me prodhimet e mbjella. Banorët e parë të Gorresë kanë ardhur këtu të zbritur nga zonat malore dhe kryesisht nga Korça, Berati dhe qytetet e Jugut. Një pjesë e tyre kanë preferuar mbiemrin “Gorreja”. Ky mbiemër është përcjellë deri në ditët tona, por në fakt familje me mbiemrin “Gorreja” gjenden edhe në Divjakë, Lushnje në Imshtë e të tjerë. Të tjera familje të hershme janë fiset: Derra, Akulli, Syziu, Dakaj, Sema, Llozi, Ziu e të tjerë. Ky fshat është formuar 300 vjet më parë. Fillimisht vendbanimi i parë i Gorresë ka qenë 4 km në perëndim të fshatit të sotëm tek tokat e njohura me emrin “Gorresa”. Pikërisht këtu gjatë gërmimeve që janë bërë me mjete mekanike në vitin 1974 për mbushjen e dejeve pranë tokae të Gorresës u zbuluan një numër i madhë monedhash prej argjendi dhe ari. Këto monedha të shekullit XV hedhin dritë për origjinën e fshatit të Gorresë”. Karakteristikë e këtij fshati ka qenë tradita e mbarështimit të blegtorisë. Ata qenë marrë kryesisht me bagëti të imta, me dhënë dhe dhi. Tufat e bagëtive i mbanin pranë fushave të përmendura me emrat “Murriskat”, “Frashëri”, Plaçka e Rrapit” etj. Fshati ka pasur shumë pyje të cilët gjatë shekujve u përdorën nga vendasit për ndërtim. Në vitet 1906 dhe 1909 në protestat që u zhvilluan në qytetin e Lushnjës kundër sundimit osman morën pjesë edhe banorë të Gorresë: Dush Akulli, Kristo Derri, Todo Gjeka e të tjerë. Gjatë Luftës A. N. Ç. Disa nga shtëpitë e këtij fshati u bënë baza të rëndësishme për partizanët. Janë shpallur me vendim të Komitetit Ekzekutiv të K. P. të Rrethit të Lushnjes. “Baza të Lançit” shtëpia e Trifonit dhe Lamo Gjekës. Shtëpia e Kol Gjinit, Nas Gjinit, Kic Çilit, Ngjelo Gjekës e të tjerë kanë pritur e përcjellë kuadro të formacioneve partizane. Më 25.11.1945, në këtë fshat filloj zbatimi i Reformës Agrare. Më 2 Janar 1946 u hap shkolla fillore e Gorresë me 53 nxënësit e parë me mësues Llazar Gjermenin. Në vitin 1951 kjo shkollë u kthye në 7-Vjeçare me drejtorin e parë Stefan Avrami nga Gjirokastra. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në vitin 1948. Kooperativa e bashkuar me qendër Gorrenë është ngritur në vitin 1960. Ajo përfshinte, fshatrat Bishqethem, Lumth, Shakuj. Në vitin 1965, u përfshinë edhe fshatrat Pirrë, Rrapëz. Më 1 maj 1966 u ndërtua Shtëpia e Kulturës (po këtë ditë erdhi dhe energjia elektrike në këtë fshatë). Eshte per tu theksuar se kjo vater kulture beri jehone me aktivitetet pothuaj te perditshme. Në vitin 1967 pranë shkollës fillore hapet shkolla e Mesme Bujqësore e Mbrëmjes. Më 25 Prill 1975 u krijua Qendra Shëndetësire e Gorresë, ku merrnin pjesë si personel mjekësor: Bajram Toshkollari, Prendi Leshi (Simoni), Athina Konda, Liri Pina e të tjerë. Në vitin 1979 hapet shkolla e Mesme Bujqësore e Ditës. Që nga viti 1948 dhe deri në vitin 1990, për 42 vjet me radhë, është marrë me kultivimin e drithit, pambukut dhe me blegtori. Në këtë fshat ka qënë dhe një muze shumë i bukur i Reformes Agrare. Në vitin 1991, shkolla e Mesme Bujqësore e Gorresë u kthye në shkollë të Mesme të Përgjithshme. Sot fshati Gorre bën pjesë në Njësinë e Kolonjës. Në vitin 1938 fshati numëronte 39 shtëpi dhe 343 banorë. Të ndarë në 171 meshkuj dhe 172 femra. Në vitin 1949 ky fshat numëronte 47 shtëpi dhe 492 banorë. Sot fshati paraqitet krejt ndryshe. Sipas statistikave të marra në Nënprefekturën e Lushnjës për vitin 2015 ky fshat përbëhet nga 920 banorë të ndarë në 240 familje. Sakaq ekonomike është e përmirësuar shtëpitë janë pothuajse të reja, rrugët janë të asfaltuar. Për turistët e pasionuar pas agro turizmit ky është vendi duhur. Jo vetëm kaq në këtë fshat mund të shijosh produkte bujqësore tipike të zonës, ofrohet edhe shërbim restoranti ku çdo gjë është e kualifikuar. Çdo njeri që ka vizituar këtë fshat ka ngelur i befasuar nga mirësjellja dhe respekti ndaj mikut.