Rashqela
Rrashqela, rashtjelli ose dhëmbësi është një vegël e thjeshtë bujqësore me dhëmbë të drunjët ose metalikë dhe me një bisht (dorëz) e që shërben për përdorim në kopshtari, hortikulturë e punë të tjera bujqësore, me qëllim të mbledhjes ose grumbullimit të barit, sanës, kashtës dhe/ose gjetheve, kur punohet në livadhe, kullosa, fusha, kopshtije dhe lulishte. Ato përbëhen prej një dorëze ose bishti të gjatë prej druri dhe prej një pjese tjetër me dhëmbë prej druri, metali ose plastike. Bishti ose dorëza e drurit futet në pjesën tjetër të dhëmbëzuar, duke formuar kështu shkronjën T. Dikur punoheshin tërësisht prej druri ndërsa tani këto vegla punohen prej kombinimit të materialeve të ndryshme, material druri, metali ose plastike, dhe në varësi të qëllimit të tyre mund të kenë një dorëz ose bisht më të gjatë ose më të shkurtër.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |