Kosa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kosa
Kosa

Kosa është një mjet metalik me një bisht druri i cili përdoret për punët bujqësore, për të kositur (prerë) barin në livadhe, fusha, kullosa dhe drithërat nëpër ara.

Mjetet për mprehjen e kosës

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Kosa ka një histori të gjatë të përdorimit të saj e cila daton që nga viti 500 p.e.s. dhe e cila duket se gjithashtu është përdorur nga grekët e vjetër, ilirët si dhe në Romën e Lashtë. Përdorimi i saj u bë i zakonshme në Evropë me zhvillimet bujqësore gjatë epokës karolingiane (shekulli VIII).[1] Fillimisht përdorej kryesisht për kositjen (prerjen) e barit, dhe si e tillë ajo kishte zëvendësuar drapërin në korrjen e kulturave bujqësore deri aty kah shekulli XVI, pasi kostoja ishte më ergonomike dhe rrjedhimisht më efikase. Në botën bashkëkohore kosa është zëvendësuar pothuajse plotësishtë nga kositëset e motorizuara. Megjithatë, kosa mbeti në përdorim të zakonshëm edhe për shumë vite pas futjes së makinave kositëse, sepse një kositëse e barit, a montuar anash, kalit apo traktorit, nuk mund të përdorej në të gjitha vendet e nevojshme sepse kërkonte hapsirë më të madhe.

Kosat dhe sfurqët shpesh janë përdorur edhe si armë nga ata të cilët nuk mund të kishin qasje në armë më të shtrenjëta siç ishin shpatat, apo më vonë armët e zjarrit.[2] Kosat dhe sfurqët përdoreshin sidomos nga turmat ose bandat e fshatarëve të tërbuar. Madje kosat ishin një mjet i rëndësishëm i luftës si armë popullore e zgjedhur dhe element shumë i rëndësishm i kryengritjeve fshatare gjatë periudhave të ndryshme historike për të cilat na flet edhe historiani i lashtë grek Ksenofoni në veprën e tij "Anabasis".

Kosa, edhe te shqiptarët është përdorë si mjet lufte, si një armë e çastit, zakonisht në mbrojtje e më rrallë në sulme. Përdorimi i saj si armë e çastit është bërë duke e lidhur tehun tek çyka e kosës me një leckë (harrën), për ta përdorë si dorëz shpate, dorëz kose. Supozohet se edhe në Betejën e Kosovës të vitit 1389 kosat janë pëdorur si armë luftarake. [3] Ka edhe raste kur me modifikimin e kosës janë krijuar edhe armë të ndryshme si p.sh. kosa luftarake (war scythe), kosa shpatuke (scythe sword), kama (weapon kama), etj.

Ndërtimi dhe përdorimi[redakto | përpunoni burim]

Galeria[redakto | përpunoni burim]

Përdorimi i kosës në heraldikë (Berlin-Niederschönhausen)

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Literatura[redakto | përpunoni burim]

  • Bernhard Lehnert: Naturerlebnis – Mähen mit der Sense. 2000, Edition Europa, ISBN 3-931773-47-7
  • Bernhard Lehnert: Dengeln – die Kunst Sense und Sichel zu schärfen. 2005, BOD; ISBN 3-8334-2586-5
  • Anna Offner: Land der Hämmer zukunftsreich – vom Sensenwerk zum Global Player. Eine Strukturanalyse der alpenländischen Sensenindustrie. ISBN 3-8364-7572-3

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

 Commons: Sense – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Sense in der Heraldik – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Sense in der Kunst – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Sense mit Sensenmann – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  • Webseite des Sensenvereins Deutschland
  • Webseite des österreichischen Sensenvereins
  • Webseite des Sensenmuseums in Achern (Baden)
  • Webseite des Sensenmuseums Geyerhammer im österreichischen Scharnstein
  • Webseite des Sensenschmiede-Museums im österreichischen Micheldorf
  • Webseite der Museumswerkstatt „Sensenwerkstatt“ von Bernhard Lehnert in Gersheim
  • Webseite Mit der Sense mähen lernen - Sensen selber bauen - Thomas Hipp in Lichtenstein (Reutlingen)

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ The Editors of Encyclopædia Britannica. "Scythe". Encyclopædia Britannica. Encyclopædia Britannica. Marrë më 26 November 2017. 
  2. ^ "Medieval Men". Medieval-Period.com. Marrë më 2014-02-13. 
  3. ^ http://www.arbitalia.it/cultura/interventi/nezir/myrta_dardania.htm