Gratë, Paqja dhe Siguria në Kosovë
Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, "Gratë, Paqja dhe Siguria" në Kosovë
Më 20 shkurt 2012, Qeveria e Kosovës mori vendimin për hartimin e Planit të Veprmit në zbatim të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 "Gratë, Paqja dhe Siguria". Vendimi obligoi Agjencinë për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit, të koordinojë dhe udhëheqë grupin punues për hartim të Planit të Veprimit, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Agjencia për Barazi Gjinore ka mandat të zbatojë dhe të monitorojë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, dhe njëkohësisht të hartojë politika publike që promovojnë vlera dhe mundësi të barabarta pa marrë parasysh përkatësinë gjinore. Në këtë proces të hartimit të planit të veprimit, Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), edhe Zyra e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kanë dhënë ndihmën e tyre për realizimin e një procesi korrekt, si dhe kanë kontribuar me ekspertizën e tyre si anëtarë të grupit punues .
Plani i Veprimit do të sigurojë:
- promovimin dhe zbatimin e Rezolutës së KB 1325 në Kosovë;
- nëpërmjet masave dhe veprimeve që do të parashikohen në PV, Kosova të kontribojë në zbatimin e Rezolutës 1325 në nivel lokal, rajonal dhe global;
- një mundësi për të koordinuar veprimet e përbashkëta të shtetit, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për të zbatuar Rezolutën 1325 dhe programet e tjera që promovojnë çështjen gjinore në Kosovë;
- krijimin e një premise të re për fuqizimin dhe promovimin e të drejtave njerëzore të grave;
- integrimin e çështjeve gjinore në sektorin e sigurisë;
- krijon mundësi për të promovuar "të drejtën tranzicionale"në Kosovë;
- plani do të hapë rrugën për shkëmbimin e përvojave që vende të ndryshme kanë në zbatimin e Rezolutës, për kontributin e grave në çështje të paqes dhe sigurisë;
- fokuson vëmendjen e shoqërisë dhe angazhimin e institucioneve për zbutjen dhe eliminimin e pasojave të konfliktit të armatosur në Kosovë;
- Plani bën të mundur që nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta si, debate publike, fushata vetëdijësuese, tryeza të rrumbullakëta dhe forma të tjera të informimit të publikut, të promovojë Rezolutën 1325 në Kosovë.
Ky është një plan strategjik afatmesëm, koha gjatë së cilës do të realizohen objektivat dhe aktivitetet në kuadër të këtij plani shtrihet në tri vjet.[1]
- Rezoluta në fjalë ka si qëllim të riafirmojë rolin që gratë luajnë në ndërtim të paqes dhe shënon rastin e parë kur Këshilli i Sigurimit adreson ndikimin jo-proporcional dhe unik që konfliktet e armatosura kanë mbi gratë, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të gruas në procesin rindërtimin e shtetit dhe të stabilitetit. [2]
- Ligji për Barazi Gjinore garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, siguron mundësi dhe trajtim të barabartë të femrave dhe meshkujve, në sferën publike dhe private të jetës shoqërore, duke përfshirë jetën politike, punësimin,arsimin, shëndetësinë, ekonominë, përfitimet shoqërore, sportin, kulturën dhe sferat tjera .[3]
- Në Kosovë të drejtat e barabarta të grave në përgjithësi, dhe në trashëgimi në veçanti, janë garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Trashëgiminë, Ligjin për Procedurën Jo kontestimore dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore.
Duke pasur parasysh se vetëm 16% e pronarëve të pronave të regjistruara në Kosovë janë gra, shihet që zbatueshmëria e Ligjit për Trashëgiminë në Kosovë dhe të drejtave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk është as afërsisht e realizuar.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 prill 2016. Marrë më 29 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http:https://abgj.rks-gov.net/VestiAdmin/tabid/119/articleType/ArticleView/articleId/204/language/hr-HR/SR-Lansohet-Plani-i-Veprimit-per-Zbatimin-e-Rezolutes-1325-Grate-Paqja-dhe-Siguria.aspx[lidhje e vdekur]
- ^ https://abgj.rks-gov.net/Portals/0/ABGJ%20Broshura%20-%20ALB.pdf[lidhje e vdekur]
- ^ http://kallxo.com/wp-content/uploads/2016/07/E-Drejta-e-Grave-p%C3%ABr-Trash%C3%ABgim-n%C3%AB-Pron%C3%AB.pdf