Greensboro (North Carolina)
Greensboro
Greensboro | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: Tournament Town, Gate City, The Boro | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 279,639 |
Faqja zyrtare | www.greensboro-nc.gov |
Greensboro (ish Greensborough) është një qytet në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut. Ai është qyteti i tretë më i madh nga popullsia në Karolinën e Veriut dhe qyteti më i madh në Guilford County. Grinsboro ndodhet në kryqëzimin e tre rrugëve kryesore ndërshtetërore (ndërshtetërorja 85, ndërshtetëroja 40 dhe ndërshtetërorja 73) në rajonin Piemonte të pjesës qendrore të Karolinës së Veriut.
Në 1808, Greensborough (siç shkruhej para 1895) ishte planifikuar rreth një sheshi të gjykatës qendrore duke zëvendesuar qytetin pranë Guilford Court House si seli e qarkut. Ky akt i zhvendosi gjykatat e qarkut më afër qendrës gjeografike të qarkut, një vend që arrihet më lehtë nga shumica e qytetarëve të Qarkut.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia e Grinsboros dhe zonës përreth të Piedmontit, tradicionalisht ka qenë e përqëndruar rreth tekstileve, duhanit, dhe mobiljeve. Vendndodhja qendrore e Grinsboros në shtet e ka bërë atë një vend popullor për familjet dhe bizneset, si dhe duke u bërë më shumë një qendër logjistike me FedEx që ka operacionet rajonale bazuar në qytet.
Kompani të njohura me seli në Greensboro të përfshijnë Honda Aircraft Company, Lorillard Tobacco Company, Kayser-Roth, VF Corporation, Mack Trucks, Volvo Trucks e Amerikës së Veriut, RF Micro Devices, Inernational Textile Grup, Newbridge Bank, The Fresh Market, Cook Out, Ham's, Biscuitville, Tripps, dhe Columbia Forest Product. Greensboro është një "qendër e operacioneve" për kompaninë e sigurimeve Lincoln Financial Group. Greensboro është edhe selia e Konferencës së Bregut Atlantik. Megjithëse i lidhur tradicionalisht me industrinë e tekstilit dhe të duhanit, udhëheqësit e qytetit janë duke punuar për të tërhequr bizneset e reja në nanotech, të teknologjisë së lartë, sektorët e aviacionit dhe transport/logjistikës. Universiteti i Karolinës së Veriut në Greensboro dhe North Carolina A & T Universiteti Shtetëror AT&T i Karolinës së Veriut hapën një park të përbashkët kërkimor, Parku i Kërkimeve i Universitetit Gateway.