Jump to content

Greenville (South Carolina)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Greenville (SouthCarolina))
Greenville
Greenville
Qytet
Pamje nga Grinvilli
Pamje nga Grinvilli
Popullsia
 • Gjithsej58,409
Faqja zyrtarewww.greenvillesc.gov
Vendodhja e Grinvillit në Karolinën e Jugut

Greenville (shqiptohet: Grinvill) është qendra e Rrethit Greenville, në veri të Karolinës e Jugut, në Shtetet e Bashkuara. Ai ndodhet në rrëzë të ​​maleve Blue Ridge dhe përshkohet nga lumi Reedy. I quajtur fillimisht Pleasantburg kur zona filloi të banohej në 1760, ai u riemërua Greenville në 1821, ndoshta për Isaac Green, një kolon i hershëm, dhe u njoh si fshat në vitin 1831. Para vitit 1860 ai ishte një komunitet vendpushimi veror. Greenville ishte skaji perëndimor i linjës hekurudhore Kolumbia Greenville dhe shërbente si qendër tregtare për rajonin e Piedmontit dhe për hyrjen në Malet e afërta Apalashe.

Greenville është qyteti i gjashtë më i madh në shtetin e Karolinës së Jugut.

Greenville është qyteti më i madh i Zonës Greenville-Spartanburg-Anderson. Greenville ndodhet përafërsisht në gjysmë të rrugës mes Atlanta, Xhorxhia dhe Charlotte, Karolina e Veriut gjatë rrugës ndërshtetërore 85.

Ekonomia e Greenville ka qënë bazuar dikur kryesisht në prodhimin e tekstilit, dhe qyteti ishte i njohur si "Kryeqyteti botëror i tekstilit". Në dekadat e fundit, pagat dhe përfitimet tatimore të favorshme kanë joshur kompanitë e huaja që të investojnë shumë në këtë zonë. Qyteti është selia e drejtorive qendrore për Amerikën e Veriut të kompanisë së ndriçimit Hubell, kompanisë franceze të gomave të automjeteve Michelin.

Kur Baza e Forcave Ajrore Donaldson u mbyll, në atë vend u vendosën Qendra e Teknologjisë dhe Aviacionit të Karolinës së Jugut, Qendra e Avionëve dhe Logjistikës Lockheed Martin, si dhe kompanitë 3M dhe Honeywell.

Caterpillar Inc. ka këtu uzinën për prodhimin e motorave diezel dhe operacionet inxhinierike. Gjithashtu, kompania General Electric ka një uzinë për prodhimin e turbinave. O'Neal Inc. një firmë projektimi dhe ndërtimi e ka qendrën në Greenville.

Birraria Thomas Creek u ndërtua në rrugën Piedmont në vitin 1998.