Grigor Përliçev
Appearance
Grigor Përliçev (1830-1893) është poet bullgar nga Maqedonia që punoi si mësues i greqishtes në disa qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas edhe në Tiranë. Studioi tekstet e historisë së popullit shqiptar dhe ka shkruar në bazë të tyre një poemë për Skënderbeun në greqisht. Poema mbeti në dorëshkrim. Në të poeti i këndon me ton të ngritur trimëror heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe të prijësit të tyre, Skënderbeu është dhënë si mbrojtës i popujve të tjerë të Evropës. Vepra është përkthyer dhe botuar shqip më 1967 prej S.Çomorës.