Grigor Zoraqi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Grigor Zoraqi ka lindur në Tiranë. Arsimi: Gjimnazi ‘Petro Nini Luarasi’, Universiteti ‘La Sapienza’, Romë si bursist i Qeverisë Italiane në vitin ’79-’85 për Shkenca Biologjike, me drejtim Biologji Molekulare. Nga 1987-1991 doktoraturë në Laboratorin e Gjenetikës së Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Fiton titullin Kandidat i Shkencave (më vonë i njohur si Doktor i Shkencave) në shtator 1991. Në 2007 ka marrë titullin Profesor i Asociuar.
Përvojë profesionale: Kërkues shkencor në Departamentin e Mjekësisë Eksperimentale dhe Patologjisë së Përgjithshme të Universitetit të Romës “La Sapienza”, në Institutin e Teknologjisë Biomjeksore, në tre laboratorë dhe në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Gjenetike në Itali. 2004-vazhdim, gjenetist dhe drejtues i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike tek “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. 2005-vazhdim, pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Natyrore, UT. Nga viti 2007, anëtar i Bordit Editorial të revistës, Balkan Journal of Medical Genetics (BJMG).