Gudrun J. Klinker
Gudrun Johanna Klinker ( lindur më 15 Shkurt 1958), është shkencëtare gjermane për kompjutera, e njohur në fushën e realitetit të zgjeruar.
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klinker u diplomua në vitin 1982 në Shkenca kompjuterike në Universitetin e Hamburg. Nga viti 1983 deri në 1988 ajo punoi si asistente kërkimi shkencor duke fituar dhe PHD në 1988, në departamentin e Shkencave kompjuterike në Universitetin Carnegie Mellon. Nga 1989 në 1998 ajo ka qenë anëtare e stafit kërkimor dhe më pas udhëheqësë në projekte shkencore si psh. Laboratori I Kërkimeve Cambridge (DEC), Qendra e Kërkimeve në Industrinë Kompjuterike Europiane (ECRC) ne Mynih dhe në Fraunhofer, Projektin për Realitetin e Zgjeruar në Mynih/Darmstadt. Pas dy vitesh punë të pavarur në realitetin e zgjeruar , në Maj 2000, ajo iu bashku Universitetit Teknik të Mynihut, si profesore në realitetin e zgjeruar.
Qëllimi kryesor I kërkimit të saj eshtë që realiteti I zgjeruar të sillet në aplikime reale dhe kjo duke kombinuar realitetin e zgjeruar me konceptet e përpunimit mobile me të gjithë platformat tjera. Këtu përfshihet fusha e sensorëve, gjurmimi i gjithëanshem (shpërhapja e sensorëve), prezantimi I informacionit tre-dimensional, ndërveprimi i njeriut me kompjuterat në makina, ekranet multi-touch, arkitekturën e sistemeve të realitetit të zgjeruar, si dhe atë industrial.
Klinker është ndër bashkëthemeluesit e Simpoziumit Ndërkombëtar për Realitetin e Zgjeruar (ISMAR). Ajo ka shërbyer në projekte të ndryshme si VR, Teknologjia e Realitetit Virtual (VRST), Shfaqja 3D e përdoruesit (3DUI) dhe Teknologjia dhe Softueri I Shfaqjes së Përdoruesit (UIST). Ajo është autore dhe bashkëautore e më shumë se 100 publikimeve shkencore.