Guri i Gjatë – Urxuall
Guri i Gjatë është një monument natyror, i cili ndodhet në afërsi të fshatit Urxuall, në rrethin e Matit. Ky monument ndodhet në lartësinë 600 m mbi nivelin e detit. Si i tillë ai përbën një gur ranor dhe konglomeratik. Forma e tij është e veçantë dhe veçohet nga të tjerët përreth. Ai ka lartësi mbi 20 m dhe gjërësi 10 – 15 m. Rrëpira shkëmbore ku ndodhet është 20 – 25 m e lartë dhe mbi 30 m e gjerë. Guri e ka origjinën nga gërryerja e agjentëve atmosferikë. Në rrëzën e shpatit ndodhen blloqe shkëmborë të rrëzuar, volumi i të cilëve shkon deri në dhjetra m³. Gjithashtu Guri i Gjatë realizon dhe lidhjen e fshatrave Urxuall dhe Dukagjin. Vlerat e tij shkencore janë: gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Rrugët rurale Shoshaj (Burrel) – Derjan – Urxuall realizojnë mundësinë për ta vizituar.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |