Shko te përmbajtja

Guri i Kamjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Guri i Kamjes nga larg

Guri i Kamjes është gurë i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth Kamjes duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë”. Ka përmasa: i gjatë 100m, i gjerë 80m, i lartë 70m dhe ndodhet 1461m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga errozioni.

Gojëdhënat thonë se në pjesën e sipërme të ketij guri ndodhen 3 tynele . Keto tynele ishin të mbushura me ujë dhe përtej tyre ndodhej nje sasi me florinj.


Ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës (rrethi i Pogradecit) dhe asaj të Gorës (rrethi i Korçës).