Guxim Alimani
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Guxim Alimani ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në vitin 1996 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Frëngjisht. Në vitin 1991 ishte redaktor në Radio Tirana, emisioni për bashkatdhetarët. Nga viti 1993, deri në vitin 1999, Alimani ishte kryeredaktor i gazetës “Atdheu”, organ i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Po në këta shtatë vjet ka drejtuar Dhomën e Tregtisë belgo-shqiptare. Prej vitit 2001, është atashuar pranë një grupi monitorues të Krizave dhe Proceseve Integruese, iniciuar nga Bashkimi Evropian, ku kryen detyrën e adjutantit. Është botuesi i disa librave me monografi kryesisht të Mbretit Zog, familjes mbretërore. Vazhdon të merret njëkohësisht edhe me publicistikë.