Haçif Ilazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Haçif Ilazi ka lindur më 25.05.1977 në Prizren. Ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, si dhe është absolvent i Fakultetit Filozofik. Që nga viti 2004 është i punësuar si Zyrtar për punë sociale – Shërbimi Korrektues i Kosovës. Aktiviteti i tij politik fillon në vitin 1997 kur zgjidhet Kryetar i Kuvendit të delegatëve të UPS SHLP –Prizren. Nga viti 1998 është ushtar i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe i burgosur politik. Pas luftës ka qenë nënkryetar i shoqatës së ish të burgosurve politik, aktivist i KAN-in si dhe aktivist i Lëvizjes vetëvendosje.