Hadise
Appearance
(Përcjellë nga Hadise Açikgöz)
Hadise | |
---|---|
Emri i lindjes | Hadise Açıkgöz |
Njohur edhe si | Hadise |
Lindi | 22 tetor 1985 (39 vjeçe), Mol, Belgjikë. |
Prejardhja | Turqia |
Zhanret | R&B, Pop |
Profesioni | Këngëtare, Tekstshkruese, Prezantuese |
Labeli | EMI |
Uebfaqja | http://www.hadise.com/ |
Hadise e lindur si Hadise Açıkgöz (u lind më 22 tetor 1985 në Mol të Belgjikës) dhe është këngëtare nga Turqia. Karriera e këngëtares Hadise filloi në vitin 2003 në Idool (Idolin-Show-in për talent në Belgjikë) në vitin 2003 ku ajo mbërriti deri në gjysëm-finale. Këngët e saj kanë qenë në gjuhën Turke dhe Angleze, gjithsesi pavarësisht karrierës së këndimit ajo ka prezantuar edhe shumë show-e në Belgjikë dhe Turqi.
Në vitin 2009 Hadise riprezantoi Turqinë në Festivalin Evropian të Këngës 2009, ku u mbajt në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Kënga me të cilën Hadise prezantohej ishte Düm Tek Tek, e cila u rendit e 2-ta në gjysëm-finale dhe e 4-ta në finale me 177 pikë nga Evropa.