Hajredin Kumbaro
Hajredin Kumbaro (Libohovë, 1920 – 1999) ka qenë inxhinier metalurg, profesor, akademik.
Kreu Gjimnazin e Shtetit në Shkodër dhe filloi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Torinos. Pas Çlirimit vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Institutin e Metaleve me Ngjyra në Moskë (1951). ka punuar kryeinxhinier në minierën dhe uzinën e shkrirjes së bakrit në Rubik (1951–1954), drejtor i Drejtorisë së Minierave e më pas i Drejtorisë së Metalurgjisë në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave, drejtor i Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë e Minierave (1966–1971) dhe drejtor i Institutit të Metalurgjisë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan (1976–1989). H.K. ka marrë pjesë në projektimin dhe ka drejtuar ndërtimin e Uzinës së Shkrirjes së Bakrit në Rexhepaj të Kukësit (1965–1966). Gjatë viteve 1960–1990 me studimet dhe punën drejtuese të tij ka dhënë ndihmesë për zhvillimin e industrisë metalurgjike të bakrit, të hekurit, të nikel-kobaltit, të ferrokromit dhe të kërkimeve shkencore në këto fusha. H.K. ka dhënë lëndën e metalurgjisë në UT. Ka marrë “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë.