Halasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Tempulli Bhuvaraha Narasimha në Halasi

Halasi (i quajtur gjithashtu Halsi ose Halshi) është një qytet në Khanapur Taluk, distrikti Belgaum në KarnatakaIndisë. Është 14 km nga Khanapur-i dhe rreth 25 km nga Kittur-i. Qyteti është i pasur me monumente historike dhe tempuj. Monumentet e Shekullit të V në janë strukturat më të vjetra ekzistuese të Arkitekturës Kadamba. Në distriktin Belgaum, tempujt Hattikeshwara, Kalleshwara dhe Someshwara në Halasi dhe grupi i tempujve në Kadaroli ilustrojnë më së miri arkitekturën Kadamba. Basadi i vjetër Jain që përmban një faltore të shenjtë dhe një sukanasi në Halasi është tempulli më i vjetër prej guri në Karnataka. Halasi është në sfond të Ghatseve perëndimore në atmosferë të gjelbër të harlisur. Ishte kryeqyteti i dytë i Kadambave të Banavasi-t. Tempulli i stërmadh Bhuvaraha Narasimha[1] ka imazhe të larta të Varaha-s, Narasimha-s, Narayana-s dhe Surya-s. Vendi ka një fortesë dhe tempuj të Gokarneshswara-s, Kapileshwara-s, Swarneshwara-s dhe Hatakeshwara-s. Në Halasi gjenden grupe monumentesh si tempujt Kalmeswara, Suvarneswara, Ramalingeswara dhe Bhuvaraha.

Tempulli Bhoo Varaha Laxmi Narasimha[redakto | redakto tekstin burimor]

Tempulli Bhuvaraha Narasimha në Halasi, Karnataka

The Archaeological Survey of India po e studion strukturën e lashtë të Tempullit Bhoo Varaha Laxmi Narasimha. Halasi quhej Palasika në kohët e lashta dhe Tempullit Bhoo Varaha Laxmi Narasimha është një nga shembujt më të mirë të stilit arkitekturor Kadamba. Kulla 15.24 m e lartë e faltores së brendshme ose garbhagruha është shumë e ngjashme me atë të Tempullit Madhukeswar në Banavasi të ndërtuar po nga Din. Kadamba. Sipas historianëve, u ndërtua gjatë periudhës Kadamba ose shekullit të V të e.s. nga Shivachittadhe mbishkrimet brenda tempullit e mbështesin këtë pikëpamje. Në vitin 1169, u vendos nga Matayogi idhulli i Ananta Viravikrama Narasimha. Sipas një legjende të lidhur me këtë faltore, Pandava-t e ndërtuan këtë tempull natën gjatë ekzilit të tyre dhe këtu adhuruan zotin Vishnu. Sipas priftit të tempullit, idhulli i Narasimha-s, në krahun e majtë të Vishnu-t, është swayambhu ose udbhava dhe nuk është skalitur nga ndonjë njeri.

Brenda tempullit

Ndodhen dy garbhagruha të drejtuara nga njëri-tjetri. Në të djathtë është idhulli 1.2 metra i lartë i zotit Shri Vishnu në një posturë të ulur. Idhujt e Suryanarayana-s dhe Mahalaxmit janë menjëherë mbrapa idhullit kryesor. Garbhagruha në krahun e majtë ka idhullin e Bhoo Varaha Swamy. Në 1186-87, një idhull 1.5 metra i lartë i Varaha-s u vendos nga Vijayaditya III. Avatari Varaha i zotit Vishnu, ku mund të shihet duke mbajtur Nënën Tokë (ose Bhoodevi) në gojën e tij. Zambaku i gdhendur mjeshtërisht në tavan provon se Kadambat përkrahën dhe zhvilluan formën e tyre të artit. Jashtë tempullit kryesor janë tempuj më të vegjël kushtuar Ganesha-s, Shiva-s dhe Vitthala-s. Në një faltore më të vogël mund të gjendet gjithashtu një statujë e përkryer e Radha Krishna-s.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Kadamba glory". Marrë më 3 shtator 2008.