Halimah Yacob
Halimah Binti Yacob | |
|---|---|
| Presidente e 8-të e Singaporit | |
Titullar | |
| Në detyrë 14 shtator 2017 | |
| Kryeministri | Lee Hsien Loong |
| Paraprirë nga | Tony Tan Keng Yam |
| Kancelare e Universitetit Kombëtar të Singaporit | |
Titullar | |
| Në detyrë 14 shtator 2017 | |
| Paraprirë nga | Tony Tan Keng Yam |
| Kryetare e 9-të e Parlamentit të Singaporit | |
| Në detyrë 14 janar 2013 – 7 gusht 2017 | |
| Zëvendës | Charles Chong Lim Biow Chuan |
| Paraprirë nga | Michael Palmer |
| Pasuar nga | Tan Chuan-Jin |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | Halimah Binte Yacob 23 gusht 1954 (66 vjet) Singapor |
| Partia politike | E pavarur (2017–prezent) |
| Lidhjet e tjera politike | Partia e Veprimit të Popullit (2001–2017) |
| Bashkëshortja/et | Muhammad Abdullah Alhabshee |
| Fëmijët | 5 |
| Arsimimi | Universiteti Kombëtar i Singaporit (LLB, LLM) Shkolla e Vajzave Kineze të Singaporit Shkolla për Vajza Tanjong Katong |
| Punësimi | Avokate |
| Nënshkrimi | |
Halimah Binte Yacob (lindi më 23 gusht 1954) është politikane singaporese dhe Presidente e Singaporit që nga 14 shtator 2017, ku u bë presidentja e parë femër e vendit.[1]
Jeta e hershme dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Halimah u rrit nga nëna e saj malajzeze pasi babai i saj indian vdiq kur ajo ishte tetë vjeçe.[2] Familja e saj ishte në varfëri në kohën e vdekjes së babait të saj, dhe ajo ndihmoi nënën e saj për të shitur nasi padang jashtë ish-Politeknikut të Singaporit (tani Ndërtesa Bestway) përgjatë Rrugës së Prince Edward.[3][4]
Halimah lindi në shtëpinë e saj familjare në Queen's Street në Singapor.[5] Ajo u shkollua në Shkollën e Vajzave Kineze dhe Shkollën për Vajza Tanjong Katong para se të shkonte në Universitetin e Singaporit, ku fitoi një Bachelor të Juridikut në vitin 1978. Në vitin 2001, ajo përfundoi një Master të Juridikut në Universitetin Kombëtar të Singaporit dhe iu dha një Doktor nderi i Juridikut nga NUS më 7 korrik 2016.[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Halimah Yacob named Singapore's first female president". Al Jazeera (në anglisht). 13 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2019. Marrë më 14 shtator 2017.
- ↑ "HE President Halimah Yacob". The Muslim500 (në anglisht).
- ↑ Chang, Clarence (25 tetor 2006). "I feared for my life". New Paper (në anglisht). Factiva.
- ↑ Mokhtar, Faris (18 gusht 2017). "Mom's the inspiration for former Speaker". Today (newspaper) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2018. Marrë më 24 nëntor 2017.
- ↑ hermesauto (2017-09-11). "Halimah Yacob set to be Singapore's first female president: A timeline of her career". The Straits Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2020. Marrë më 25 korrik 2020.
- ↑ Lim, Yan Liang (7 korrik 2016). "Halimah Yacob conferred honorary Doctor of Laws degree by NUS" (në anglisht). Straits Times. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 7 korrik 2016.