Halka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Informacione mbi serialin
Titulli shqip: Rrethi
Titulli origjinal: Halka
Shteti i prodhimit: Turqi
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
2019
Kohëzgjatja e një episode: rreth 130 min minuta
Episode: 19
Gjuha origjinale: Turqisht
Intro: Sertaç Özgümüş
Studio / Prodhuesi(t): Es Film
Krijuesi(t): Yusuf Esenkal
Serdar Öğretici
Zhanri: Dramë
Aksion
Aventurë
Transmetimi i parë në TV: 15 janar 2019-duke vazhduar
Interpretojnë

Halka (Shqip: Rrethi) është një serial turk prodhuar nga Es Film. Seriali ka filluar transmetimin më 15 janar 2019 në kanalin TRT 1. Emri Halka vjen nga një organizatë kriminele me një simbol që ka tre rrethe.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Halka është një organizatë kriminele që arriti të hyjë në botën e errët në Turqi. Kurdo një anëtar bëhet i fuqishëm, organizata vendos ta vras atë.

25 vjet më parë, një udhëheqës mafia Eren Karabulut bëhet kërcënim për Halkën dhe ai bie në kurth të tyre. Bebeja e tij rrëmbehet nga një nga anëtarët e Halkës. Për ta shpëtuar fëmijën, Ereni shkon në vendtakimin, por ai vritet.

Gruaja e Erenit, Humejra nuk mund ta gjej fëmijën e saj. Fëmija e saj Xhihangir u mor nga Ilhan dhe në kthim ajo mori beben Kaan. Humejra e kupton se nuk ka zgjidhje tjetër vetëm ta rrisë Kaan si djalin e vetë.

25 vjet më vonë, Xhihangir tani djali i Ilhan Tepeli, nuk din për të kaluarën e tij. Ai beson se është djali i Ilhanit. Ai vuan nga pagjumësia dhe shpesh konsulltohet me psikologun e tij. Ai punon së bashku me ashtuquajturin babain e tij në biznes jo të ligjshme.

Në anën tjetër, Kaan Karabulut u rrit nga Humejra pa e ditur të kaluarën e tij. Ai beson se Humejra është nëna e tij biologjike dhe se babai i tij u vra nga disa persona të panjohur. Ai ka qenë në burg për 2 vjet për shkak vjedhjes. Qëllimi i tij është se ai dëshiron ta zbulon shpifjen kundër tij dhe të gjej vrasësin e babait të tij.

Xhihangir dhe Kaan ecin ngadalë-ngadalë në lojën e krijuar nga organizata Halka.

Një ditë në stacionin policor, Kaan shikon videon se si babai i tij vdiq. Kjo vrasje u fillua të hapet përsëri pas 25 vite. Kaan dhe dy policë tjerë, Xhemali dhe Bahari vendosin ta lirojnë Kaan në mënyrë që të shkoj pas organizatës Halka.

Në të njëjtin ditë, Xhihangir merr videon e njëjtë nga një person i panjohur, dhe pas kësaj Xhihangir kupton se babai i tij biologjik u vra 25 vjet më parë. Ai e kupton se është mes një loje dhe fillon ta kupton se kush është pas kësaj.

Kaan dhe Xhihangir shkojnë kundër Halka për arsye të ndryshme, por të njëjtin qëllim. A do të bëhen Xhihangir dhe Kaan shok apo armiq? A do të mundin ta gjejn udhëheqësin e Halkës?

Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktorët Personazhi
Nazan Kesal Humejra Karabulut
Serkan Çayoğlu Xhihangir Tepeli
Hande Erçel Myjde Akai
Kaan Yıldırım Kaan Karabulut
Hazal Subaşı Bahar Berkes
Ahmet Mümtaz Taylan Xhemal Sandëkçë
Burak Sergen İlhan Tepeli
Umut Karadağ İskender Akai
Levent Öktem Altimur
Erdal Yıldız Terzi
Deniz Hamzaoğlu Adem
Funda İlhan Gulai Tepeli
Şehsuvar Aktaş Vekilharç
Melih Çardak Tamirci
Mehmet Yılmaz Ak Çağatay Erkmen
Hasan Yalnızoğlu Özcan

Transmetimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni Dita dhe Ora Fillimi i sezonit Fundi i sezonit Epizodat Viti Kanali
Sezoni i parë E martë 20.00 15 janar 2019 28 maj 2019 19 2019 TRT 1