Jump to content

Hamami i Isa-Beut (Novi Pazar)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hamami i Isa-Beut në Novi Pazar

Hamami i Isa-Beut, i njohur edhe si Hamami i Vjetër i Novi Pazarit, është një banjo publike e cila gjendet pranë Tregut të Vjetër, në bregun e djathtë të lumit Rashka në qendër të Çarshisë së Novi Pazarit.

Hamami është ndërtuar nga Beu i tretë i provincës osmane të Bosnjës dhe themeluesi kryesor i Sarajevës dhe Novi Pazarit, Gazi Isa Buj, në gjysmën e dytë të shekullit të XV.

Hamami i Isa-Beut është një shembull tipik i të ashtuquajturit hamam dysh i qytetit. Në objektin e tij gjendej pjesa e dedikuar për meshkuj si dhe pjesa tjetër e dedikuar për femra, krejtësisht identike, të ndara nga linja qëndrore në bazë dhe murit të ndërtuar guri. Në kulm gjenden njëmbëdhjetë kupola të madhësive të ndryshme dhe me vrima gjashtëkëndore. Çdo dhomë është e mbuluar me një kupolë. Në anën veriore të hamamit ishte një burim i madh, e cila ishte një lloj dhome e pritjes e që njëkohësisht shërbente edhe si zhveshtore, ndërsa në anën jugore gjendej e ashtuquajtura hazna e cila shërbente për ngrohjen e ujit. Në të kaluarën gjendeshin tri dhoma për larje dhe pastrim me burime uji (qeshme) nga mermeri dhe një dhomë për një pushim nga larja (dushi).

Sot ky monument i kulturës gjendet nën mbrojtje të organeve kompetente shtetërore si një monument i kulturës islame me rëndësi të večantë.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]