Jump to content

Shqiponja e Haastit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Harpagornis moorei)
Shqiponja e Haastit duke sulmuar një Moa

Shqiponja e Haastit (Harpagornis moorei) me peshë 10 deri 18 kg dhe një gjatësi të krahëve prej 3 metrave ishte Shqiponja më e madhe e kohës së re. Shqiponja e Haastit jetojë në Zelandën e Re dhe gjuante kryesisht llojet e ndryshme të Moave, por mund të ketë gjuajtur edhe zogjtë e tjerë që s'kanë mundur të fluturojnë, si patën gjigante të ishullit jugorë (Cnemiornis calcitrans). Bashkë me tjera kafshët gjigante (Moat, patat gjigante etj.) edhe Shqiponja e Haastit me ardhjen e paraardhësve të Maorit u shfaros për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Maorit e quajtën Te Pouakai ose Te Hokioi. Emri i dytë përdorej më shumë dhe mendohet se ishte thënia e zërit të tij: Hokioi-Hokioi. I pari përshkrim shkencor është bërë nga Julius von Haast1874, i cili e emëroi sipas Georg Henry Moore, pronarin e Glanmarkut në të cilen janë gjetur kockat e kësaj shqiponje.

Për Shqiponjën e Haastit kanë thënë se ishte njeri-ngrënës. Përkundër Moave kjo Shqiponjë mendohet se është shfaros me qëllim (shfarosja ishte e organizuar). Humbja e shpejtë e gjahut kryesor, i'a ka shpejtuar edhe më shumë shfarosjen.

Shputat e Shqiponjës së Haastit në krahasim me shputat e Hieraaetus morphnoides

Ekzistojnë disa gjetje të fosileve të tij, ndër to tri skelete komplete dhe eshtra të përpunuara nga njerëzit. Ka të thëna se deri në shekullin e 19 janë parë Shqiponja të mëdha në Zelandën e Re. Në atë kohë në Zelandën e Re dominonin llojet e shpenzëve dhe përveç një lloj hardhuce 60 cm të gjatë kurrë nuk kishte tjerë Grabitqarë tokësorë. Prenë e vrante me thonjtë e tij të fortë dhe të gjatë, këto mund ti thenin edhe eshtra të mëdha. Analizat e DNA-së treguan se ishte shumë e afërt me Shqiponjën Xhuxh (Hieraaetus pennatus) dhe me Hieraaetus morphnoides, jo siç mendohej më parë me Shqiponjën Bishtpykë (Aquila audax). Shqiponja e Haastit mendohet se është krijuar para 700.000 deri para 1,8 mil. vite. Shtimi i madhësisë së tyre është një nga evolucionet më të shpejta që kanë ekzistuar në boten e kurrizorëve. Kjo mendohet se është bërë se prehtë ishin të mëdha dhe gjahtar tjerë të mëdhenj nuk kishte.