Hava Rexha
Hava Rexha (22 gusht 1880 — 8 nëntor 2003) është një grua nga Shushica e Elbasanit, Shqipëri për të cilën thuhet se është personi më i vjetër jo vetëm nē Shqipëri por edhe përgjithësisht në botë. [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas dokumenteve aktuale Hava Rexha ka lindur më 22 gusht të vitit 1880. Nëse data e lindjes së saj është e saktë, atëhere del se ajo ka vdekur në moshën 123 vjet (8 nëntor 2003). Mosha e saj ende nuk është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness pasi ajo nuk kishte asnjë dokument origjinal të kohës së lindjes së saj me të cilin do të konfirmonte moshën e saktë. Në një artikull nga viti 1946 ajo ishte e shkruar se ka lindur në vitin 1880 dhe kjo është një dëshmi se ajo në fakt ka vdekur në moshën 123 vjeçare. Në qoftë se mosha e saj verifikohet dhe rikonfirmohet ajo do të jetë personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë jo vetëm nē Shqipëri por në gjithë rruzullin tokësor. [2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hava Rexha (1880 - 2003) - Find A Grave Memorial
- ^ "Albania's oldest woman dies, aged 123". www.abc.net.au (në anglisht). 10 nëntor 2003. Marrë më 6 janar 2021.
- ^ "La mujer más anciana de Albania muere a los 123 años". www.eluniverso.com (në spanjisht). 10 nëntor 2003. Marrë më 6 janar 2021.