Jump to content

Hebroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sigla

Hebroni (në tekste edhe Habrum) është qyteti i sotëm El-KhalilJordani.[1]

Qyteti ndodhet 30km në jug të Jeruzalemit në lartësi mbidetare 927 metra, në rrafshnaltën e Judesë. Në vitin 1970 kishte 43 000 banorë dhe nga viti 1967 nën administrimin izraelit. Ka qendër tregtare dhe industrinë e xhamit.

Vendbanimi Hebron ishte i banuar që nga koha e mesme e bronzit (shek. XIX p.e.s.). Gjatë kohës së Davidit, ishte qendra e Judesë (ndër të tjera e fiseve jugore). Ky rol zgjati deri më pushtimin e Jeruzalemit (në kohën e monarkisë të mëvonshme) të kështjellave dhe pastaj nga fundi i mërgimit u takonte edomasve. Hebroni mbeti jashtë Judesë deri në vitin 164 p.e.s kur Juda Makabe ia bashkoi.

Hebroni është njëri ndër katër qytete e shenjta Talmud (tradita e shpellave Mahpela me varrezat e patriarkëve në xhaminë Haram El-Khalil ; 4 km në veri të Hain Mamre, në traditën e vendbanimit të Abrahamit)

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ DER GROSSE BROCK HAUS, band 9, fq. 243 (v.1983). ISBN 3-7653-0353-4 .