Shko te përmbajtja

Zemër e Lëkundur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Hercai)
Zemër e Lëkundur
ZhanriDramë
Shkruar ngaEda Tezcan
Regjia ngaCem Karcı
Benal Tairi
Barış Yöş (35-)
Shteti i origjinësTurqia
Gjuha origjinaleTurqisht
Nr. i sezoneve3
Nr. i episodeve69
Prodhimi
Producenti/jaBanu Akdeniz
Kohëzgjatja150 minuta
Publikimi origjinal
Publikimi25 prill 2021

Zemër e Lëkundur (Turqisht: Hercai) është një serial turk me zhanër dramë. Transmetimi i parë i serialit u bë më 15 mars 2019 në kanalin turk Atv. Seriali konsiston në 69 episode në total.

Asllanbejtë kërkojnë hakmarrje ndaj familjes Shadollu për prindërit e Miranit. Për këtë ai me gjyshen e tij, Azizen kanë planifikuar që Miran të martohet me Rejanin, vajzën (jo-biologjike) të Hazarit nga familja Asllanbej. E gjitha kjo që Asllanbejtë të hakmerren ndaj Shadolluve, më saktë Hazarit i cili sipas Asllanbejëve ka vrarë prindërit e Miranit. Por a është e vërtetë kjo? A do mundet dashuria e Rejan dhe Miran të kapërcejë hakmarrjen? Një histori dashurie e lindur mes hakmarrjes, mes dokeve dhe ligjeve të errëta të shoqërisë njerëzore në një krahinë jo shumë të njohur të Turqisë, në Midyat.

Hercai renditet si një prej serialeve më të shikuar të kinematografisë turke ku në cdo episod ka arritur majat e klasifikimeve. Episodet e para komentoheshin në rang botëror në Twitter. Hercai është seriali i vetëm që ka arritur të mundë në shikueshmëri serialin që prej vitesh kryesonte, Arka Sokaklar. Vlerësimin më të lartë e arriti në episodin e tretë. Vetëm episodi i parë i Hercai numëron më shumë se 30 milionë klikime në YouTube dhe mbi 1 miliardë shikime të të gjithë kanalit në YouTube. Këto janë shifra të paarritura më parë nga ndonjë serial turk. Fragmentet e serialit ishin të komentuara në të gjithë botën sipas Twitter dhe YouTube me mbi 1 milionë shikime për pak orë. Edhe pse sezoni i dytë pati shumë kritika, gjithmonë shikueshmëria e këtij seriali ka qënë në maja.

Krijimi i serialit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimi i 2020 gjeti produksionin Mia Yapim, me në krye producenten Banu Akdeniz në mes të punës. Ata kishin nisur përgatitjet 2 muaj më parë dhe po fillonin me përzgjedhjen e kastit. Kur emrat e Akin & Ebru u shfaqën si kryeprotagonistë, interesi qe i ulët dhe shumë thonin se do mbaronte me 6 episode. Por premiera e 2 episodeve të para me shifra të larta shikueshmërie vërtetoi krejt të kundërtën. Sumeyye Ezel ishte pjesë e ekipit të punës, si autorja e librit në të cilin bazohet Hercai. Me të njëjtin emër, libri Hercai ka dy pjesë të botuara nga Sumeyye Ezel Koc të cilat u njohën në më shumë se 100 shtete.

Kompania Mia Yapim ka hasur shumë vështirësi me xhirime. Si një kompani e vogël, duke punuar në një terren të vështirë dhe me kushte aspak të favorshme atmosferike, xhirimet gjtihmonë kishin vonesa sezonin e parë dhe për publikun jepej vetëm një fragment.

Transmetimi ne Shqiperi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seriali filloi transmetimin në Shqiperi ne Tetor te 2019 ne platformen me pagese, Tring ne kanalet 3 Plus dhe Jolly HD. Pavaresisht se nje platforme me pagese, popullariteti ishte i madh.

Ne Kosove, filloi transmetimin ne nje kanal te ri ATV, ndersa ne Maqedoni ne kanalin Alsat M.

Transmetimi nderkombetar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kili, kanali që e transmetonte arriti shikueshmërinë më të lartë nga të gjithë të tjerët. Interesi atje ishte shumë i madh dhe lëkundësja e Rejan dhe Miran improvizohej në rrugët e qytetit.

Edhe në Kinë ky serial u prit shumë mirë nga publiku atje.

Ne Prill 2021 gjiganti televiziv ne SHBA, Telemundo njoftoi se se shpejti do te niste transmetimi i Hercait edhe atje.

Deri më sot, Hercai numërohet si një nga serialet më të shitura ndonjëherë në më shumë se 125 shtete dhe dubluar në shumë gjuhë të huaja.

AktorëtPersonazhiEpizodet
Akın AkınözüMiran Asllanbej/Shadollu1-69
Ebru ŞahinRejan Asllanbej/Shadollu1-69
Ayda AkselAzize Asllanbej / Ajshe Shadollu1-69
Feride ÇetinZehra Shadollu1-29 / 42-69
Macit SonkanNasuh Shadollu1-69
Serdar ÖzerXhihan Shadollu1-69
Gülçin HatıhanHandan Shadollu1-69
İlay ErkökJaren Shadollu/Bakirxhiollu1-69
Cahit GökFërat Demiralp/Asllanbej1-69
Güneş HayatEsma Demiralp1-69
Emrullah OmayMahmut1-69
Zuhal YalçınAsije35-69
Barış YalçınMahfuz39-69
Evlan DemirezSejda40-69
Dilaray YeşilyaprakZejnep Asllanbej47-69

Personazhet e mbaruar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
AktorëtPersonazhiEpizodet
Eylem TanrıverKeriman Çetin1-12
Sarp İkilerXhaner Katërxhë8-17
İnci ŞenNigar Katërxhë1-29
Aydan TaşShehrijar Tashkën5-25
Eda Elif Başlamışlı/Duygu YetişElif Asllanbej Shadollu1-38
Aydan BurhanHanife Derbent1-44
Doğan BayraktarAslan Asllanbej39-49
Ebrar Alya DemirbilekGyl Shadollu / Gyl Hanëm1-50
Gülçin SantırcıoğluSultan Asllanbej1-51
Ahmet KayakesenHarun Bakirxhiollu26-56
Oya UnustasıGonyl Asllanbej Shadollu1-62
Ahmet Tansu TaşanlarAzat Shadollu1-62
Aslı SamatMelike Ashtutan1-64
Güven HoknaShykran24-64
Aysun MetinerDilshah Asllanbej54-65
Serhat TutumluerHazar Shadollu1-65
Ayşegül GünayFusyn Asllanbej/Bakirxhiollu47-68
Sera KutlubeyAzra Bakirxhiollu56-68
SezoniDita dhe oraFillimi i sezonitFundi i sezonitEpisodeKanali
Sezoni i parëE premte 20.0015 mars 201931 Maj 201912atv
num_seasons i dytëE premte 20.0020 shtator 201927 mars 202026atv
num_seasons i tretëE premte 20.0018 shtator 201925 prill 202131atv