Shko te përmbajtja

Akın Akınözü

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akın Akınözü
Lindi
Süreyya Akın Akınözü

22 shtator 1990 (35 vjeç)           
Vite aktiviteti2014-prezent

Süreyya Akın Akınözü (lindi më 22 shtator 1990) është një aktor turk i njohur për rolin e tij si Miran në serialin e suksesshëm turk Hercai. Ai është djali i aktores Özlem Akınözü.

Akın Akınözü ka lindur më 22 shtator 1990, në Ankara, Turqi dhe është fëmija i vetëm i aktores Özlem Akınözü dhe pronarit të restorantit Tamer Akınözü. Gjyshi i tij nga nëna, Süreyya Arın ishte një nga prezantuesit e parë televizivë në TRT (Radio dhe Televizioni Turk). Xhaxhai i tij Süha Arın njihet si "Babai i Dokumentarëve Turk".[1] Akınözü ndoqi shkollën e mesme TED në Ankara dhe më pas studioi matematikë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ku jetoi për rreth 6 vjet përpara se të vendoste të bëhej aktor.[2]

Performanca e Akınözü si Miran në Hercai i ka dhënë atij çmime si: "Aktori më i Mirë në një Serial Dramatik" (Çmimet e 24-të Golden Lens of the Magazine Journalists Association 2019), dhe "Çifti më i Mirë në një Serial Televiziv", të cilat ai i ndan me bashkë-yllin e Hercai Ebru Şahin (Çmimet e Gazetës Ayaklı 2020).[3] Atij iu dha gjithashtu çmimi i stacionit televiziv spanjoll Nova Atresmedia, Premio Nova Mas, Aktori më i Mirë Mashkull në 2019 dhe Mister Nova 2019.[4] Që nga viti 2021, ai ndan rolet kryesore me Öykü Karayel dhe Sarp Apak në dramën e Star TV 'Kaderimin Oyunu'.

Seriale
Viti Titulli Roli Shënime
2015-2016 Muhteşem Yüzyıl Kösem Ivan Ali Roli mbështetës
2016 Arkadaşlar İyidir Junus Çaglajan Roli kryesor
2017-2018 Aslan Ailem Murat Asllan
2018-2019 Payitaht: Abdülhamid Omer Roli mbështetës
2019-2021 Hercai Miran Asllanbej Roli kryesor
2021-2022 Kaderimin Oyunu Xhenal Kaja
2022-2023 Tuzak Umut Jorukollu / Çënar Jëllmaz
2024 Yaban Çiçekleri Këllëç Tytynxhy
2025-günümüz Veliaht Timur Asllan
Filma
Viti Titulli Roli Shënimet
2014 Azrail Gaffur Roli mbështetës
2024 Azrael Mass Roli kryesor
  1. "Hercai'nin Miran'ı Akın Akınözü'nün annesi de ünlüymüş! Bakın kim çıktı". hastane.com.tr (në turqisht). Marrë më 4 dhjetor 2021.
  2. Vogue Turkey September 2019 Edition; Esquire Summer 2019 Edition; Cosmopolitan Turkey April 2019 Edition.
  3. "Akın Akınözü ödülü aldı, büyük gurur yaşadığını söyledi!" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2022. Marrë më 16 tetor 2022.
  4. "Descubre a los ganadores de los 'Premios Nova Más'". Nova (në spanjisht). 13 mars 2020.