Jump to content

Hesia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hesen)
Flamuri zyrtar
Flamuri shtetëror Emblema
Statistika
Kryeqyteti: Vizëbaden
Hapësira: 21,100 km²
banorë: 6.069.300 (2007)
densiteti i popullatës: 287 people/km²
Website: http://www.hessen.de/ Arkivuar 12 nëntor 2002 tek Library of Congress Web Archives
ISO 3166-2: DE-HE
Politics
Kryeministri: Boris Rhein (CDU)
Partia në pushtet: CDU, Bündins 90/Die Grünen
Map

Hesia (në tekste edhe Heseni, gjerm. Hessen) është një nga gjashtëmbëdhjetë shtetet federale të Gjermanisë (Bundesländer).

Ka një hapësirë prej 21,110 km² dhe mbi gjashtë milionë banorë. Kryeqyteti i Hesenit është Vizëbaden (Kaseli ka qenë deri në vitin 1945) kurse qyteti më i madh dhe qendra ekonomike është Frankfurti mbi Main.

  • Arsimimi
  • Sporti

Sipas statut-kushtetues së 1 dhjetorit 1946, fuqia e ligjit gjendet në duar të kuvendit me seli në Visbaden (Landstag) të përbërë nga 110 të dërguar të zgjedhur me mandat 4 vjeçar. Kuvendi zgjedh kryeministrin i cili me ministrat që i zgjedhë (1977 , 7 vetë) formon qeverinë. Kryeministri mund të shkarkohet me votë dyshimi të thjeshtë d.m.th mund të shkarkohet pa pasur nevojë që të mbahen zgjedhjet zëvendësuese. Ndryshimet në kushtetutë duhet të marrin pëlqimin në vendim popullor.

Sipas reformës rajonale të datës 1 janar 1977, numri i qarqeve qeverisëse administrative është ndryshuar në krahasim me 1 janarin e vitit 1968. Kështu në vend të tri qarqeve janë vendosur dy, të qyteteve të pa rrethina nga 9-të në 6-të, rrethet e landit nga 39 në 20, ndërsa numri i komunave nga 2687 në 423.

Gjyq i lartë është Gjykata shtetërorë në Visbaden, Kryegjykata e landit në Frankfurt me senatet e tij në Darmshtad dhe Kasel, Gjykata e administratës në Kasel, Gjykata e punës në Frankfurt, Gjykata sociale në Darmshta. Pos këtyre ka dhe 9-të gjykata të landit, 12-të gjykata të punës, 7-të gjykata për çështje sociale dhe një gjykatë për çështje financiare në Kasel.