Hetimet paraprake
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Hetimet paraprake janë masat e para që ndërmerren pas ngritjes së një Çështje penale, d.m.th pas akuzimit të një personi.
Hetimet drejtohen nga Prokurori me ndihmën e oficerëve të policisë gjyqësore. Gjatë këtyre hetimeve mblidhen provat mbi krimin dhe autorin e tij.
Gjatë fazës së hetimit Prokurori asistohet nga oficerët e policisë gjyqësore. Prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore mund ta zbulojnë vetë krimin ose mund të informohen nga dikush tjetër për krimin e ndodhur. Gjatë hetimeve paraprake prokurori, i asistuar nga oficerët e policisë gjyqësore, mbledh informacionin dhe provat mbi krimin dhe ngre akuzën kundër të pandehurit, i cili dyshohet se ka kryer krimin. Policia gjyqësore dhe prokurori mund të marrin në pyetje dëshmitarë, të kryejnë kontrolle në banesë dhe të sekuestrojnë armë, substanca narkotike ose prova të tjera. Ata mund të kërkojnë edhe kryerjen e ekpertizave shkencore dhe mjekësore me qëllim gjetjen e gjurmëve p.sh. të gjakut ose të narkotikëve.[1]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Çështjet penale; Amëza: gjkr.gjykata.info Arkivuar 12 gusht 2007 tek Wayback Machine, qershor 2007