Shko te përmbajtja

Hidrocentralet e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pozita gjeografike e Shqipërisë bën të mundur që rrjedha e lumenjëve që burojnë në Kosovë të akumulohet dhe nga potenciali i tyre të prodhohet energjia e ripërtritshme elektrike, si rrjedhojë ne fundvitet e 60-ta dhe fillimivitet e 70-ta u paraqit nevoja për ndërtimin e hidrocentraleve, të cilat përbëjnë bazën e prodhimit të energjisë në vendin tonë. Harta e hidrocentraleve në Shqipëri përbëhet nga Kaskada e Drinit, ajo e Devollit, Fanit dhe Hidrocentrali i Kalivaçit,etj.

Kaskada e Drinit (Fierza)

Në shtratin e lumit Drin janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Bushatit me kapacitet të prodhimit mbi 1200MW. Hidrocentrali i Fierzës filloi punën më 1978 i njohur si “Drita e Partisë”, u ndërtua me paisje të ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë ka kapacitete prodhuese 500 MW punon me katër gjeneratorë të kapacitetit 125 MW është i ndërtuar nga diga të larta me turbina të tipit Frencis dhe rezervat e ujit kapin shifrën 2.7 miliardë m3. Hidrocentrali i Komanit u vu në shfrytëzim të plotë në vitin 1986 me kapacitet 600 MW me 4 gjeneratorë 150 megavatësh dhe me nivel maksimal të liqenit 176m i ndërtuar poashtu nga turbinat e llojit Frencis. Hidrocentrali i Vaut të Dejës po ashtu ka kapacitete të larta prodhuese me 5 gjeneratorë 50 megavatësh arrinë prodhimin vjetorë në 1000 GW ndërsa ai i Bushatit ka kapacitete më të ulëta dhe shërben për furnizimin e zonave pranë hidrocentralit. Në anën tjetër gjithë kjo sasi e ujit të mbledhur po del të ketë ndikim negativ gjatë kohës kur prurjet e ujit në Drin rriten në kohën kur ka të reshura me shi apo shkrirje të borës uji i këtyre hidrocentraleve sjellë dëme materiale zonës së Shkodrës duke pamundësuar zhvillimin e kulturave bujqësore dhe duke vështirësuar qarkullimin në kohë krize.

Kaskada e Devollit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vendi ku do të ndërtohet kaskada e Devollit (2010)

Kontrata parashikon ndërtimin e një rezervuari të ri në kaskadën e Devollit, i quajtur “Rezervuari i epërm i RP Moglica Shtesë”, që gjendet rreth 8 km në lindje të digës se Moglicës. Rezervuari i Epërm do të përbëhet nga 2 diga me mbushje shkëmbore, në lartësi nga 20 deri 70 m. Centrali nëntokësor gjendet në kodrën në anën e majtë të degës së lumit Devoll të rezervuarit të Moglicës dhe është i pajisur me turbina me pompë të kthyeshme. Kapaciteti i instaluar do të jetë afërsisht 800-1600 MW subjekt i projektit final. Gjithshka, sipas kontratës, pritet të përfundojë në vitin 2030, kur parashikohet të vihet në operim.

Kaskada mbi lumin Fan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është investimi me i ri që do të bëhet në energjinë ujore në vend në fillim të qershorit të vitit 2013 u bë shpërthimi i zonës mbi të cilën do të ndërtohet Kaskada e Fanit e cila do të përbëhet nga 5 hidrocentrale dhe do të prodhojë 131 MW dhe do të mbulojë 7% të konsumit aktual të vendit. Hidrocentralet do të ndërtohen në fshatërat e rrethit të Mirditës ndërtimi i tyre do të kushtojë 146 milionë euro dhe punimet do të kryhen nga kompania turke "Aydiner".

Hidrocentrali i Kalivaçit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për t’iu ikur problemeve në furnizimin e zonave jugore të qarkut të Gjirokastrës planifikohet ndërtimi i Hidrocentralit të Kalivaçit me ç’rast do të vihej në shfrytëzim uji lumit Vjosa dhe do të mbuloheshin nevojat e qarkut, kapaciteti i prodhimit pritet të jetë reth 95 MW, Hidrocentrali i Kalivaçit është projekt në letër që nga viti 1997 kur iu dha me koncesion firmës italiane "Becchetti" e cila asnjëherë nuk filloi punimet madje as kur listës së investitorëve iu shtua edhe Banka Gjermane gjithë këto mashtrime kanë çuar në humbjen e besimit të banorëve te zonës se hidrocentrali do të ndëtohet ndonjëherë.[1]

  1. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a. Arkivuar 29 janar 2013 tek Wayback Machine,Kaskada e Kalivacit