Hipofiza
Hipofizia gjendet në bazë të trurit dhe ështe e përforcuar në trurin e mesëm. Hipofiza është organ i vogël me peshë 0.5-0.8 g.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është e ndërtuar prej tri pjesëve: pjesa e përparme- adenohipofiza, pjesa e mesme- pars intermedia, pjesa e prapme- neurohipofiza. Secila nga këto tri pjesë ka rol të veçantë endokrin. Për njeriun janë të rëndësishme pjesa e përparme dhe e prapme, kurse pjesa e mesme është e zhvilluar dobët. Hipofiza përmes hipotalamusit është në lidhje të ngushtë me sistemin nervor qendror dhe nën ndikimin e S.N.Q. ndërrohet aktiviteti endokrin i hipofizës, hormonet e të cilës në anën tjetër ndiokjnë në funksionimin e sistemit nervor. Prandaj, hipofiza është organ, i cili drejtpërdrejt ose tërthorazi rregullon disa funksione të organizmit dhe funksionet e tërësishme endokrine të Sistemit Nervor Qendror. Në hipofizë krijohen disa hormone të cilat e rregullojnë aktivitetin sekretor hormonal të gjendrave të tjera endokrine si p.sh. të gjëndrës tiroide, të gonadeve etj.
Funksioni i hipofizës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas heqjes së hipofizës nga organizmi shkaktohen çrregullime të ndryshme si ndërprerja e rritjes 80-120 cm(shkurtabiqët hipofizikë), dhëmbët dalin më vonesë dhe zgjat ndërrimi i tyre, organet seksuale zhvillohen dobët, pastaj atrofimi i funksioneve të të gjitha gjëndrave të tjera me sekretim të brendshëm, zvogëlohen proceset oksiduese, rritet ndjeshmëria ndaj insulinës, shfaqet një hipoglicemi e lehtë etj. Nga kjo shihet se pas heqjes së hipofizës çrregullohet në përgjithësi metabolizmi i proteinave, sheqernave dhe lipideve. Nëse ndërpritet funksioni i pjesës së përparme të hipofizës, atëherë ndërpriet edhe rritja e organizmit. Tek organizmat e rritur, nëse ndërprerja e funksionit është e pjesshme atëherë kemi atrofimin e të gjitha gjëndrave të tjera endokrine. Mirëpo, nëse ndërprerja e funksionit është e plotë atëherë kemi të bëjmë një dobësim ekstrem të organizmit ose trashjes së tepërt. Në pubertet trashja përcillet me zhvillim të ngadalshëm të gjëndrave seksuale. Nëse rritet sekretimi i hormonit të rritjes në fëmijëri dhe në pubertet kemi një rritje gjigante (2-2,5 m), e nëse ky çrregullim bëhet pas moshës 25 vjeçare kemi rritjen e pjesëve periferike të trupit (shuplakat e dorës, te shputat e këmbëve, rritja e hundës, rritja e hundës, nofullës së poshtme, gjuhës). Ky çrregullim quhet akromegalia. Në këtë rast, jo rrallë shfaqen edhe shenjat e sëmundjes së sheqerit.
Ndarja e hipofizës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hipofiza ndahet në tri pjesë: