Jump to content

Hormonet e pjesës së mesme të hipofizës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hormonet e pjesës së mesme - Te njeriu pjesa e mesme e hipofizës nuk dallohet mirë morfologjikisht, kurse te disa kafshë kjo pjesë e hipofizës dallohet mirë. Në qeliza të kësaj pjese të hipofizës sintetizohet dhe sekretohet vetëm një hormon- hormoni melanostimulues (HMS) ose intermedina. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 22 aminoacidesh. Roli kryesor i HMS mbështet në stimulimin e melanociteve (qelizave pigmentuese të lëkurës) për ta bërë sintezën e melaninës (pigmenti i murrmë i lëkurës).