Jump to content

Hiri (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hiri roman, Autore: Flutura Açka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 164.

Enora Gjura, një gazetare terreni e një të përditshmeje në Tiranë, njihet rastësisht një pasdite gjatë shërbimit të saj të radhës në Prishtinë, me një piktor shumë të njohur shqiptar, i emigruar në Amerikë në fillim të 90-tave. Një dashuri me "shikimin e parë", do t’i bëjë të dy personazhet protagonistë të një love story plot pasion. Por asnjëri nuk e di deri ku shkon e dukshmja dhe e fshehura e lidhjes së tyre. "Keqkuptimet" do të jenë kinse urat që do ta mbajnë këtë lidhje dhe rrëfimin e autores në harkun e një viti mes ndalesash të shpeshta psikologjike.