Jump to content

Historia e kinematografise dhe televizionit ne Kosove

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


BOTUAR NE REVISTEN MUJORE ALBANICA - PRISHTINE - dhjetor 2007-janar 2008

SKICË PËR HISTORINË E ZHVILLIMIT TË KINEMATOGRAFISË NË KOSOVË

Xhirimet filmike në territorin e Kosovës

Shkruan: Shukri KAÇANIKU, xhirues filmi-drejtor fotografije

Në botën e filmit, 28 dhjetori i vitit 1895 njihet si fillim i kinematografisë, meqë në këtë datë, për herë të parë, vëllezërit Lumier shfaqën programin dhe projeksionin e tyre të parë në Grand Cafe, në bulevardin Des Capucines, në Paris. Filmat e parë ishin të thjeshtë, xhirimet e ngjarjeve të përditshme, zakonisht diçka në lëvizje, si hyrja e trenit në stacion, apo dalja e punëtorëve nga fabrika, sepse paraqitja e lëvizjeve të shumta kanë fascinuar, si xhiruesit e parë, ashtu edhe shikuesit. Më pastaj, në vitet në vijim, xhiruesit me kamera të thjeshta do të lënë gjurmë në shiritat filmikë-celuloidë, duke përjetësuar ngjarjet e ndryshme nëpër botë. Sot, në kohën e teknikës moderne, në kohën e internetit, sado që mundohesh t’i gjesh shënimet mbi xhiruesit e parë në trevat tona, janë të pakta shkrimet e rrumbullakuara për kinematografinë apo edhe më parë, për fotografinë, në përgjithësi shqiptare dhe në veçanti kosovare. Kjo më nxiti që të bëj një përmbledhje, sado modeste, të informatave dhe bisedave private me xhiruesit, që ndoshta do të zgjojnë kureshtjen e lexuesit, e posaçërisht të atyre që merren dhe duan të merren me kinematografi e film. Shënimet e para: -Fotografi i njohur i kohës, Pjetër Marubi, i lindur ne Piacenca –Itali më 1834, nis aktivitetin e vet prej fotografit shumë herët, qysh në vitin 1856, në Vilajetin e Shkodrës. Me “kutinë magjike”, më 1858, ai nisi të fotografojë jetën jashtë studios, ndër të cilat edhe ngjarjet politike të kohës, si për shembull ,“Kryengritja e Mirditës” (1876-77); Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81), që mbetën dëshmi edhe në faqet e revistave të njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London News”, “L’lustration”, etj. - Më 1903 - Xhirimi i parë në Shqipëri bëhet nga kompanitë e huaja filmike. Pak vite më pas, vëllezërit Manaki, nga Manastiri, xhiruan në vende të ndryshme të Ballkanit. Më 1908 - Kolë Idromeno (1860-1939), piktor, arkitekt dhe urbanist me një kulturë erudite, në vitin 1883 ngre në Shkodër një laborator të quajtur “Dritëshkronja Idromeno” dhe në vitin 1908 fillon të organizojë shfaqjen e diapozitivave dhe të filmave të parë. Ndërkaq, te ne, në Kosovë Ahmet Zherka (1882-1967) nga Gjakova në fillim të vitit 1900 hap dyqanin e parë fotografik në vendlindje, pasi e mësoi zanatin në Budapest të Austro-Hungarisë. Ndonëse këta emra të përmendur më sipër qenë përpjekjet e para të punës me kamerë fotografike dhe për zhvillimin e fotografisë dhe kinematografisë në përgjithësi, nuk u zhvillua ndonjë aktivitet i tillë nga ana e shqiptarëve në përgjithësi. Sipas gazetave të kohës nga Serbia, Male Novine 1912, projeksioni i parë i filmit në Kosovë është shfaqur në Pejë, në një hambar, në vitin 1911, nga kinematografi shëtitës, që kishte ardhur nga Cetina, mbas shpalljes së Mbretërisë së Malit të Zi. Në këtë kohë shfaqën kronikat filmike - (journal). Ja një pasqyrë e kronikave filmike-xhirime në Kosovë të shfaqura në Beograd: 1912 në Beograd shfaqen filmat: Gaumont kronikat filmike : 1. Zarobljeni arnauti, (Arnautët e zënë rob) 1913 me xhirime të produksionit Pathe 2. Oduzimanje oruzja od arnauta u Duhle-hanu na putu za Prizren, (Marrja e armatimit nga arnautët në Hanin e Dulës në rrugën për Prizren), 16 mars1913 kino Stinberg, Beograd, 3. Smrt Muje iz Ljipljana,(vdekja e Mujës nga Lipjani), 24 mars1913 kino Stinberg, Beograd, 4. Juris srpske konjice na Kosovom Polju, (Sulmi i kalorësisë serbe në Fushë-Kosovë), 5. Proslava nezavisnosti velike Srbije na Kosovom polju, (Festimi i pavarësisë së Serbisë së madhe në Fushë-Kosovë),

  • (shënimet nga Bosa Sljipcevic në “Inostrana filmska snimanja u balkanskim ratovima”-filmograf 1977- Beograd)

Forcat okupuese austro-hungareze, që kanë qenë në Kosovë deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore, kanë pasur kinema ushtarake FELDKINO, (por nuk dihet se në cilin vend!)

  • (shënimet nga arkivi i Mbretërisë së Jugosllavisë, Beograd, 1920)

Gjatë luftërave ballkanike, xhirimet me kamerë janë bërë nga kompanitë e njohura si Pathe ,Gaumont, Eclair dhe Charls Urban dhe nga këta xhirues: Lajos Zoltan Arpad Pitrolf 1879-? (alias Luis de Beery), Karl Freund 1890-1969 (xhirues i njohur që bëri karrierë në HOOLYWOD), Donald C. Thompson (1890-1936), Reidar Noble dhe Josip Hala (1879-1960) ,dhe disa xhirues-fotografë që ishin në forcat e ushtrisë serbe: Slavko Jovanovic (1887-1964),, Mihajlo Mihajlovic-Afrika (1892-1941), dhe Dragisa M. Stojadinovic, që ishte shef i grupit të fotografëve dhe xhiruesve filmikë të Komandës supreme të ushtrisë serbe gjate Luftës së Parë Botërore.

Pos materialeve të kompanive të Perëndimit dhe nga SHBA-ja në kinotekën e Serbisë gjenden edhe këto materiale të xhiruara në Kosovë:

57. Kosovo i Metohija, viti 1932, 463 metra, numri arkivor 271; 58. Kosovo i Metohija, viti 1932, 195 metra, numri arkivor 272; 59. Kroz nase Kosovo, viti 1932, 773 metra, numri arkivor 1579. (*Shënimet nga “Sluzbeni glasnik republike Srbije - filmska gradja od izuzetnog znacaja-godina XXXVI –Broj 19*)

Zhvillimi i kinematografisë pas Luftës së Dytë Botërore Para Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kosovës, me saktësisht në vitet 1935-37 kanë qenë të regjistruara 7 kinema: Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

  • (shënimet nga Instituti për film – Beograd 1970)

Shumë të rinj nga tërë Jugosllavia e atëhershme, janë shkolluar në Beograd, e më vonë edhe në qendrat e tjera të Evropës Lindore dhe ish-BRSS për profesionin e operatorit të kamerës. Në mesin e tyre s’kishte asnjë shqiptar nga Kosova. I vetmi shqiptar, që është shkolluar dhe ka vijuar kursin për operator në Qendrën e filmit “Zvezda film”, në Beograd, ka qenë Mandi Koçi - (1912-1981) nga Korça, i cili ishte dërguar nga Qeveria e Shqipërisë, mbasi kishte qenë pjesëtar i LNÇ-së. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1947 dhe i xhiroi kuadrot e para të filmit dokumentar numër 1 - formati 35 mm, nga aktiviteti i kryetarit të PPSH, Enver Hoxha, me titull: VIZITA E SHOKUT ENVER HOXHA NË SHQIPËRINË E MESME DHE TË JUGUT

Mandi KOÇI -me pseudonimin MAK u lind në Voskopojë të Korçës, më 17 janar 1912 në një familje zanatlinjsh. Në vitin 1936 hap në Korçë të parën studio fotografike me rrymë. Fotografoi demonstratën e bukës dhe xhandarët e Zogut, pushtimin fashist në Korçë. Në vitin 1942 atashohet pranë Brigadës I partizane si dhe fotograf i shtabit. Në vitin 1947 hap ekspozitën e parë të fotografisë në Moskë. Mandi Koçi, pasi studioi fillimisht në Beograd, e më pas në Moskë, u bë operatori i parë shqiptar i filmave të parë artistikë shqiptarë, si: “Fëmijët e saj” dhe “Tana”. Ai punoi pothuajse të gjithë dokumentarët artistikë dhe kronikalë shqiptarë, në bashkëpunim me regjisorin e talentuar sovjetik, Ilia Kopalin. Gruaja e tij, Roza Koçi, ishte bashkautore e të parit fjalor shqip-rusisht. Mandi Koçi, për veprimtarinë e tij të shquar antifashiste, u internua në Porto Romano, së bashku me Pëllumb Dishnicën, Todi Maliqin, Mithat Frashërin, Zai Fundon, Manol Konomin, Stefo Grabockën, Safet Butkën, Mina Uçin, Reshit Çollakun, Sadik Bekteshin, Qazim Kapisyzin, Spiro Shalësin. Me Mandi Koçin, në vitin 1947 fillon në Shqipëri profesioni i operatorit kinematografik. Më pas me prishjen e marrëdhënieve me ish- BRSS, burgoset për 20 vjet, edhe nga fakti se ishte martuar me një ruse. Lirohet në fillim të viteve ‘80. Pas burgut, në moshën 70-vjeçare, i vetmuar, përfundon në azilin e pleqve në Tiranë, ku vdiq. (*shënimet nga “Kujtime” në gazetën “Panorama” – Tiranë, shkruar nga Gjergj Titani, funksionar i lartë i PPSH dhe Lazër Siliqi)

Xhirimet e jugosllavëve në Shqipëri Në vitin 1946, xhiruesit nga Jugosllavia qenë: Ljubisa Ivkovic, Nebojsha Lolin, Milorad Markovic dhe Nikola Zedrinski, të cilët me regjisorët: Vojislav Nanovic dhe Miodrag Jovanovic, realizuan dy filma dokumentarë: “Albanija putem slobode”-(Shqipëria drejt lirisë) dhe “Balkanske igre”- (Lojërat ballkanike) -1946. (*Instituti për film Beograd 1970), Edhe xhiruesit nga Maqedonia xhiruan në Shqipëri deri në vitin 1948: Trajce Popov dhe Nikola Hristovski për nevoja të arkivit të Zvezda film/Filmske Novosti dhe Ndërmarrjes Kinematografike Shqiptare si dhe ndihmuan në realizimin e projekteve të përbashkëta, p.sh. filmi dokumentar “HEKURUDHA TIRANË- DURRËS” i vitit 1947 – operator: Hamdi Ferhati dhe Nikola Hristovski).

  • (Trajce Popov: Filmska kultura Zagreb1985)

Filmat dokumentarë dhe artistikë të xhiruar në Kosovë “FILMSKE NOVOSTI” dhe ZVEZDA FILM - BEOGRAD xhiruan 2311 numra të kino-zhurnalit, në mesin e tyre shumë ngjarje nga Kosova. Aktiviteti i kompanisë Zvezda film/Filmske Novosti fillon në vitin 1944, fill mbas çlirimit të ish-Jugosllavisë. Xhiruesit e tyre kanë qenë në të gjitha qendrat e republikave, përpos në Kosovë. Ngjarjet në Kosovë xhirohen nga ekipet e qendrave të Beogradit e të Shkupit. Shumë xhirues të Filmske Novostit, Avala film, Slavija film dhe UFUS (Shoqata e artistëve të filmit nga Serbia), kanë xhiruar në Kosovë: Mihajlo Popoviq, Simon Rackoviq, Branko Kosiq, Trajce Popov, Nikola Hristovski, Mihajlo Matiq, Branko Mihajlovski, Ilija Miletin, Mihajlo Ivanjikov, Rasim Crnovrsanin, Nikola majdak, Dario Bremec, Ilija Ceperac, Stevo Landup, Josip Novak, Nikola Djonoviq, Dragan Mitroviq, Stevo Labudoviq, etj. kurse filmat artistikë Branko Ivatoviq, Ljube Petkovski, Branko Perak, Milivoje Milivojeviq dhe Milorad Jaksiq –Fandjo. Në këtë kohë nuk vepronte asnjë shqiptar xhirues Kosovë. Filmi i parë dokumentar që është xhiruar në Kosovë është realizuar në vitin 1948:

PRVE SVETLOSTI: prodhim i Avala film, skenari: Frida Filipoviq, regjisor: Zhika Mitroviq, xhirues: Mihajlo-Mika Popoviq (1908-1990), muzika: Josip Slavenski, montazhi: Zhika Mitroviq, metra 1258, formati 35 mm B/Z, e lejuar për shfaqje më 4.02 .1949 Përmbajtja: Përpjekjet për ta elektrifikuar Kosovën. Bashkëpunimi i serbëve dhe shqiptarëve, sjell një ndërtim më të shpejtë të hidrocentralit që ndikon në zhvillimin e këtij vendi të prapambetur, për ardhmërinë e tij më të ndritshme.

  • (Instituti për film, Beograd,1970)

Filmi i parë i luajtur artistik realizohet në vitin 1954 ESHALON DOKTORA M, 1955 - prodhimi UFUS, skenari: Dushan Zhega, Zhika Mitroviq, regjisor: Zhika Mitroviq, drejtor i fotografisë: Mihajlo Popoviq, muzika: Ivan Rupnik, skenografia: Kosta Krivokapiq, montazhi: Vojislav Bjenjas, rolet kryesore: Nadja Poderegin, Severin Bjeliq, Marijan Lovric, Ilija Xhuvalekovski, Janez Vrhovec, Milivoje Popoviq,Vladimir Medar. Metra 2486 m. formati 35mm, B/Z standard – lejuar për shfaqje më 14.02.1955

Përmbajtja: Ushtria e re e Luftës Nacionalçlirimtare sulmohet nga ballistët, kështu që sulmohet edhe reparti i të plagosurve, që e mbikëqyr dr. M. Duke e ditur se e drejta është në anën e dr. M, Ramadani, i biri i udhëheqësit të ballistëve, i bashkëngjitet Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe ndihmon në fitoren e saj.

  • (Instituti për film, Beograd,1970)

Fillimi i televizionit 1957-1974 Fillimet e televizionit në Jugosllavi datojnë nga viti 1957-58. Studiot televizive të qendrave jugosllave fillojnë të emitojnë programe në këtë radhitje kohore : TV Zagreb - 1957, TV Beograd -1958, TV Ljubljana -1961, TV Sarajevo -1963, TV Skopje – 1964, TV Titograd -1965 , TV Prishtina 1975 e TV Novi Sad 1975. Deri në vitin 1966 në Kosovë nuk kishte asnjë program televiziv në gjuhën shqipe, por ngjarjet kulturore, politike e shoqërore, u xhiruan nga xhiruesit e Filmske Novostit. Në të shumtën e rasteve, në Kosovë punoi xhiruesi Branko Kosiq dhe ndonjë xhirues i ardhur nergut nga TV Beogradi (Nikola Djonoviq).

  • (nga biseda private me Branko Kosiq, 1975)

PASQYRA TELEVIZIVE ose FILLIMI I TELEVIZIONIT DHE KINEMATOGRAFISË NË KOSOVË

Në vitin 1966, pas Plenumit IV të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ku u dënua politika antishqiptare e Rankoviqit, u formua redaksia shqipe e TV Beogradit me këta entuziastë: Gjeto Leka – gazetar-redaktor, Faik Hima folës, Ekrem Kryeziu gazetar-folës e pastaj edhe regjisor, Antigona Nimani - realizatore dhe folëse, Mitalip Çoça xhirues-gazetar dhe Bejto Jusufi ndriçues që përgatisnin emisionin e parë në gjuhën shqipe të titulluar “Pasqyra televizive”, më vonë ju bashkëngjitën Masar Murtezai si redaktor përgjegjës, Vera Gjevori-Hima si folëse, Sytki Imami përkthyes e lektor, organizator Shaip Bejta, asistent kameramani elektronik Fatmir Nushi dhe korrier Kadri Hakiqi. Emisioni i parë u transmetua më 29 nëntor 1966.

Mitalip ÇOÇA ishte shtylla kryesore për xhirimin e kronikave të emisionit.

MITALIP ÇOÇA (1936-1997) - Pas mbarimit të normales punon mësues në Suharekë dhe korrespondent i disa gazetave dhe Radio Prishtinës nga rajoni i Prizrenit. Gjatë vitit 1963 vijon mësimet në Institutin e gazetarisë në Beograd dhe pas mbarimit të kursit gazetaresk studentët shpërndahen nëpër redaksi të ndryshme për të provuar dijeninë dhe të marrin përvoja të drejtpërdrejta në profesion. Mitalipi praktikën e ushtroi në Televizionin e Beogradit - programi informativ, si reporter dhe xhirues. Mbas kësaj kohe ai kthehet në Prizren dhe vazhdon bashkëpunimin e frytshëm me TV Beogradin duke xhiruar ngjarjet e ndryshme nëpër Kosovë. Pra ky është xhiruesi i parë shqiptar nga Kosova që filmoi me kamerën e filmit dhe xhiroi kronika dokumentare nga territori i Kosovës. Ai ka qenë i pajisur me kamerën EUMIG 16mm kurse më vonë ka punuar me një kamerë më të avancuar të tipit BOLEX PAILLARD 16mm me transfokator-zoom 12-120mm. Ai nuk bëri punë të tjera kreative të xhiruesit, por u ndal në xhirime informative dhe kronika dokumentare për emisione të lajmeve. Një kohë ishte përfaqësues diplomatik në përfaqësitë e Jugosllavisë në Gjermani-Këln e Shtutgart. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti juridik.

Në redaksinë e parë shqipe të TVB në Prishtinë në ndihmë vijnë edhe disa punëtorë të tjerë nga Beogradi, si: xhiruesit: Nikola Djonoviq dhe Zavisha Stojkoviq si dhe tonisti i Radio Prishtinës: Slobodan Rakoçeviq.

Më vonë, me kërkesën e udhëheqësve kosovarë, redaksia e zgjeron programin televiziv. Me këtë shtohet edhe numri i punëtorëve. Në vitin 1967 pranohen në punë xhiruesit filmik:

Rudolf SOPI (1933-1984), me profesion fotograf-retusher, më vonë studioi kamerën në Akademinë e filmit në Zagreb. Vjen në TVB nga kombinati ndërtimor “Ramiz Sadiku” ku punonte me makina kopjimi të planeve arkitektonike. Mbas kursit për aftësimin për punë me kamerë në TV Beograd fillon punën e xhiruesit filmik në redaksinë shqipe të TVB. Shquhet për talentin e tij të madh. Në vitin 1971 realizoi filmin e parë TV “TË NGUJUARIT” me regjisorin Ekrem KRYEZIU, ku u pa talenti i tij dhe vazhdoi të punojë edhe si asistent i kamerës edhe në disa projekte të Kosova-filmit për të perfeksionuar zanatin. Asistoi në disa filma artistikë dhe xhiroi disa filma TV, para se të xhirojë serialin dhe filmin e parë kinematografik: “ERA E LISI” në vitin 1978. Për filmin dokumentar në prodhim të Kosova-filmit “PIKË E GURË” të regjisorit Ekrem Kryeziu u shpërblye me medaljen e artë në Festivalin e filmit dokumentar, në Beograd më 1977. Kështu Rudolf SOPI hyn në historinë tonë kinematografike si xhiruesi i parë kosovar i filmit artistik. Miodrag STOJANOVIC (1932-2001) deri atëherë punëtor në administratën e gazetës “RILINDJA”, por që kishte shkollën e mesme të filmit, dega e ndriçimit. Ka punuar pos kronikave për lajme edhe emisionin “Bujku” dhe në emisionet për fëmijë. Ka qenë specialist për xhirime të kronikave sportive-futbollit.

Mbas 2 vjetëve ndihme largohen punëtorët serbë të Beogradit dhe e gjithë barra e xhirimit të emisioneve e kronikave bie tash në kuadrot kosovare. Këtu duhet të përmendet kontributi i regjisorit dhe skenaristit:

Ekrem KRYEZIU (1943 – në TVB nga fillimi 1966). Si profesionist i vërtetë, pas shkollimit në Akademinë e filmit në Beograd, luajti një rol me rëndësi në aftësimin dhe përkujdesjen artistike të punës me kamerë të xhiruesve në redaksinë shqipe në TVB, gjatë viteve 1967-1973. Në vitin 1967, mori pjesë në realizimin e filmit të parë në gjuhën shqipe: “UKA I BJESHKËVE TË NEMUNA” (1967), si asistent i regjisorit Miki Stamenkoviq. Kryeziu dinte të përdorte kamerën e filmit dhe në shumë raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazhierit, në montimin e kronikave për lajme dhe emisione të zhanreve të ndryshme. Në vitin 1982 për aktivitetin e tij patriotik burgoset dhe dënohet me 7 vjet burg.

Në vitin 1969 punësohet Ruzhdi FEJZULLAHU (1945-) në TVB vjen nga puna e teknikut në kombinatin “Trepça” në Kishnicë. Vijon kursin për xhirues në TV Beograd. Më vonë diplomon letërsinë dhe gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pos kronikave për lajme, ka punuar edhe reportazhe, dokumentare dhe programe artistike, xhirime të shfaqjeve teatrore të teatrit të Gjakovës, etj.

Ne vitin 1970 punësohet edhe Murat ZEKA (1940-), në TVB vjen nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Në vitin 1980 shpërngulet në Australi nga represioni i policisë serbe. Pos kronikave të emisionit për lajme, ka punuar shumë reportazhe, udhëpërshkrime dhe emisione muzikore. Filmin e parë profesional e xhiroi në vitin 1977 “RUFAITË” në prodhim të Kosova-filmit.

Ne vitin 1971 punësohet Shaban GASHI (1939-1990), në TVB vjen nga puna e fotografit shumëvjeçar në Prizren. Më vonë studion kamerën në Akademinë e filmit në Zagreb. Pos punëve të rëndomta për lajme, ka xhiruar edhe emisione nga kultura dhe emisione dokumentare e muzikore. Ka asistuar në shumë projekte te xhiruesi R. Sopi për Kosova-film dhe RTP. Ne këtë vit punësohet edhe Agron SEDLLARI (1944). Në TVB vjen nga puna e teknikut të bujqësisë. Në vitin 1989 shpërngulet familjarisht në Zvicër nga represioni serb. Ka punuar në lajme dhe në shumë emisione dokumentare e muzikore.

Në vitin 1972 punësohem edhe unë, Shukri KAÇANIKU (1951). Në TVB shkova nga Mitrovica, pas mbarimit të shkollës së mesme, me përvojën 3 vjeçare në kino-klubin “Optika”, ku kam punuar me kamerën 2x8mm. Më vonë vijova studimet në Akademinë e filmit në Beograd, degën e kamerës. Pos kronikave dhe reportazheve dokumentare dhe programeve të rregullta, kam xhiruar filma TV “Kopshti i pleqërisë” 1977 “E kafshoja terrin” 1977”, “Një jetë e tërë” 1980, serialin për fëmijë “Fidani” 1980 etj. Shumë filma dokumentarë, ndër ta, atë të parin, filmin profesional dokumentar, më 1974, me titull “KOSOVA”, në regji të Ekrem Kryeziut dhe në prodhim të Lidhjes Turistike të Kosovës.

Kështu, lirisht mund të themi se fillet e kinematografisë kosovare ishin në atë bërthamën e vogël të redaksisë shqiptare të “Pasqyrës televizive” në TV Beograd. Kjo redaksi, pastaj, me fillimin e punës të Televizionit të Prishtinës, më 1974, do të pasurohet me një numër të konsiderueshëm xhiruesish të shkolluar e të talentuar.

Ja një radhitje e filmave dhe serialeve të realizuara në TV PRISHTINA PRODUKSIONI I FILMIT DHE SERIALEVE NË TV PRISHTINA Realizuar me kamera filmike dhe negativ 16mm

1974: “Por” - formati 16mm kolorRegjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Rudolf Sopi,

1975: “Lec pazheci” - formati 16mm B/ZRegjisor: Faik Ymeri, kamera: Rudolf Sopi,

1975: “Trimi” – formati 16mm kolor Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudolf Sopi,

1975: “E shtëna në ajër”- formati 16mm B/ZRegjisor: Skender Nimani , kamera: Rudol Sopi,

1977: “Kopshti i pleqërisë” – formati 16 mm kolor Regjisor: Skender Nimani, kamera: Shukri Kaçaniku,

1977: “E kafshoja terrin” – formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Shukri Kaçaniku,

1978: “Era e Lisi” - formati 16 mm kolor,Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudolf Sopi,

1980: “E tërë jeta për një ditë”- formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera : Shukri Kaçaniku,

1980: “Fidani” - formati 16mm kolor,Regjisor: Sadedin Prekazi, kamera: Shukri Kaçaniku,

1981 “Tre veta kapërcejnë malin” – format 16mm kolor,Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudol Sopi.

KOSOVA NË KINEMATOGRAFINË E ISH-JUGOSLLAVISË 1945-1965 Deri në vitin 1965 janë xhiruar 2977 tituj.

Shumë pak në Kosovë.

Nga 2977 tituj në periudhën 1945 – 1965, në Kosovë dhe për Kosovën janë xhiruar 29 filma, 26 dokumentarë dhe 3 filma artistikë:

1. Prve svetlosti 1949 – Avala-film, 35mm – xhirues: Mika Popoviq, 2. Kosmet 1952- Filmske Novosti 35mm – xhirues Simon Rackoviq, 3. Prizrenski motivi 1952 – Avala-film ,35mm - xhirues Simon Rackoviq, 4. Festival na Kosmetu 1953 -UFUS, 35mm –xhirues Branko Ivatoviq, 5. U srcu Kosmeta 1954 - UFUS ,35mm - xhirues Nebojsa Lolin, 6. Probudjena zemlja 1955 - UFUS, 35mm - xhirues Ilija Miletin, 7. Pec 1957 – Studio film, 35mm - xhirues Rasim Crnovsanin, 8. Magle se dizu 1957 – Slavija-film 35mm - xhirues Ilija Miletin, 9. Visoki Decani 1958 – Slavija-film 35mm – xhirues Ilija Miletin, 10. Pecka Patrijarsija 1958 – Slavija-film 35 mm – xhirues Ilija Miletin, 11. Tri grada 1958 – Filmike Novosti, 35mm – xhirues Velizar Jankoviq, 12. Na raskrscu vekova 1958 – Slavija-film, 35mm - xhirues Ilija Miletin, 13. Prva decenija 1958 –Slavija-film, 35mm – xhirues Ilija Miletin, 14. Kosovski rudari 1959 – Slavija-film, 35mm - xhirues Nikola majdak, 15. Motivi sa Kosmeta 1959 – Slavija-film, 35mm – xhirues Ilija Miletin, 16. Kosmet 1959 : 1959 – Slavija-film, 35mm – xhirues Nikola majdak, 17. Po Kosmetu i dolinom Ibra 1960 – Dunav-film 16mm - xhirues Ljubisa Ivkoviq, 18. Kok per kok 1961- Lovcen-film, 35mm – xhirues Dario Bremec-Ilija Ceperac, 19. Rugovo-Sota 1961 – Avala-film, 35mm kolor - xhirues Stevan Landup, 20. Poslednji grnicari 1962 – Slavija-film, 35mm - xhirues Nebojsa Lolin, 21. Rugovska legenda 1962 – Slavija-film, 35mm - xhirues Rasim Crnovsanin, 22. Rugovo 1962 – Lovcen-film, 35mm - xhirues Dario Bremec/Ilija Ceperac, 23. Kosovsko crno zlato 1963 – Avala-film, 35mm kolor - xhirues Mihajlo Matiq, 24. Rudari, hleb sa devet kora 1964 – Dunav-film, 35mm - xhirues Stevo Radoviq, 25. Zakon Krvi 1965 – Dunav-film, 35mm - xhirues Josip Novak/Stevo Radoviq, 26. Selimov svet 1965 – Dunav-film, 35mm - xhirues Ilija Ceperac, 27. Ekselencije 1966- Kosmet-film, 35mm – xhirues Branko Mihjlovski, 28. ESHALON DOKTORA M, 1955 - UFUS, 35mm - xhirues Mika Popoviq, 29. KAPETAN LESHI, 1961 – Slavija-film, 35mm, kolor sinemaskop –Branko Ivatoviq, 30. OBRACUN, 1962 – Avala-film, 35mm - kolor totalskop-Ljube Petkovski,

  • (Instituti për film, Beograd, 1970)

Kinematografia në ish Jugosllavi, mbas Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet sipas kritereve të politikës së Lidhjes së Komunistëve. Ndërkaq, drejtpërdrejte për zhvillimin e kinematografisë në vend merrej Komiteti për Kinematografi i Qeverisë së RFPJ-së në Beograd, kurse nëpër republikat e tjera kanë funksionuar qendrat republikane të kinematografisë. Nga ky organizim, Kosova ishte lënë anash dhe nuk kishte asnjë ndikim ose asnjë mundësi për pjesëmarrje ne prodhimin e filmit dokumentare dhe te luajtur artistik si dhe në shkollimin e kuadrit për kinematografi, sikur pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë. Mbas Plenumit te 4 te PK te Jugosllavisë me 1966, ku dënohet politika anti shqiptare e Rankoviqit fillon te depërtoj fryma e re ne zhvillimin e kulturës ne Kosove. Kështu fillon edhe kinematografia me formimin e Qendrës për kulture te Kosovës.

AKTIVITETI I QENDRËS KULTURORE TË KOSOVËS: Përpos aktivitete tjera, qendra është mare edhe me prodhim te filmit, ne mungese te shtëpisë filmike ne Kosove, Ajo i prodhoi këto projekte:

1967: “UKA I BJESHKËVE TË NEMUNA” – filmi i pare artistike që flet shqipe në ish-Jugosllavi,

1.“UKA I BJESHKËVE TË NEMUNA”, format 35mm Widescreen 1:1,66 colorSkenari: Murteza Peza, Abdurrahman Shala dhe Kole Çashule Regjia: Miodrag-Miki Stamenkoviq Drejtor i fotografisë: Branko Ivatoviq Ass.regjisor: Ekrem Kryeziu. 2.1966 “EKSELENCIJE”, format35mm B/Z dokumentar Regjisor: Zdravko Velimirovic

3.1968 ”SKENDERBEU” format 35mm ,dokumentar Regjia:Zdravko Velimirovic

LIDHJA TURISTIKE E KOSOVËS:Është producent i filmit turistik-dokumentar :

“KOSOVA “ 1974 formati 16mm kolor , Skenari dhe regjia: Ekrem Kryeziu, Kamera: Shukri KAÇANIKU,

Me formimin e Kosova filmit fillon kinematografia e mirëfilltë kosovare

AKTIVITETI I KOSOVAFILMIT KOSOVAFILMI- U themelua në shkurt të vitit 1969 nga Kuvendi i Kosovës. “Kosovafilmi”kultivoi me përkushtim vlerat artistike të kinematografisë kosovare në kushtet dhe rrethanat tejet specifike. Financohej nga buxheti i Kosovës. Drejtori i parë i “Kosovafilmit” ishte Abdurrahman Shala (1922-1994), njëri ndër aktorët më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare në Kosovë. Deri ne vitin 1974 Kosovafilmi angazhonte xhirues nga ish Jugosllavia, kurse me ardhjen e Azem Shkrelit (1938-1997)si drejtor, filluan gjerat te ndryshojnë. Se pari, ai angazhoi xhiruesin e TVP Rudolf Sopin (1932-1984), qe te bej hulumtime dhe zgjedhje për blerjen e teknikes filmike per nevojat e Kosovafilmit. Kështu ne vitin 1975 nga firma ARRIFLEX e Munihut arritën 2 kamera 35 mm Arriflex 2C dhe një 16mm Arri st 16mm, me komplet pjesët dhe optika e nevojshme, qe për atë kohe përdoreshin ne xhirime ne ish Jugosllavi .Teknika filmike ne vitin 1999 u bajt ne Serbi bashkë me stabilimentet tjera prone e Kosovafilmit.

Projektet e para filmike të ndërmarrjes së vetme për prodhim të artit filmik KOSOVAFILM i realizuan kineastët : Rudolf SOPI, Afrim SPAHIU, Shaban GASHI, Murat ZEKA , Shukri KAÇANIKU dhe asistenta e kameres Agron NELA e kujtim BEJTULLAHU me regjisorin e skenaristin Ekrem Kryeziu dhe Besim Sahatqiu.

Me fillimin e produksionit të pavarur u vunë themelet e prodhimtarisë filmike origjinale, me ngjyrime të theksuara autoktone, që flisnin shqip dhe që paraqisnin kulturën e traditën tonë, por pati edhe dështime evidente në koprodukcionet me producentë të tjerë, ku nuk iu kushtua kujdes aspak shkollimit te kuadrit teknik dhe artistik nga Kosova.

SHKOLLIMI I KUADRIT PËR KINEMATOGRAFI DHE TV NE KOSOVEPara vitit 1977 nga Kosova shume pake studentë shqiptare kanë studiuar kamerën ne akademi te filmit: Fatmir Bajrami ne vitin 1974 vjen nga Franca, kurse Afrim Spahiu me 1975 nga Kroacia ,kurse 2 studentë nga Kosova qe kanë kryer studimet ne akademinë e njohur FAMU ne Praga te Çekisë ne vitin 1977 Destan Seferaj dhe Rifat Dobra nuk kthehen ne vendlindje por mbesin ne boten e jashtme. Në vitin 1977 RTP dërgon në shkollim komplet një gjeneratë të studentëve nëpër akademitë e filmit dhe TV-së në ish-Jugosllavi. Konkretisht, në Beograd dhe Zagreb,ne te gjitha degët e prodhimit filmik, studentët e katedrës së kamerës:Menduh Nushi, Fatos Kastrati(1954-2007), Sylejman Klokoqi, Xhon Marku, Milazim Salihu,, Njazi Qukiq, Rafet Elezi, Nazmi Hajrullahu të cilët kthehen në Kosovë pas 4 vjetëve edhe fillojnë punën në TV Prishtina dhe Kosovafilm. Disa prej tyre edhe realizojnë filmat e parë artistikë të metrazhit të gjatë.

TELEVIZIONI I PRISHTINES - Teknika filmike dhe elektronike ENG qe numëronte afërsisht 40 kamera dhe 1 komplet për xhirime animacioni me pjesët përcjellëse, 3 autoreportazhe OB e shume pjese teknike për montazhin filmik dhe elektronik, shume reflektor për ndriçim etj. u vodhën ne mënyrë te organizuar gjate viteve 1992-99 nga Televizioni i Serbisë RTS. Produkcioni i Televizionit Prishtina –sektori i kamerës:Lista e punëtoreve te sektorit te kamerës deri ne mbyllje nga policia serbe me 5.07. 1990. Xhiruesit filmik dhe ENG: Ruzhdi Fejzullahu, Shaban Gashi, Shukri Kaçaniku, Nihat Zherka, Fatmir Bajrami, :Miodrag Stojanovic Lulzim Shasivari, Aziz Krasniqi, Fatos Kastrati, Rafet Elezi, Milazim Salihu, Njazi Çukiç, Branko Milosavljevic, Fadil Turuskovic, Halim Kollqaku, Sahit Kokoli, Nazmi Hajrullahu, Leonard Mulliqi, Bedri Dibra, Novica Tanasijevic, Tefik Gashi, Ahmet Konjusha , Tarik Pagarusha, Dervish Lekaj dhe Remzi Abdullahu.( Kurse para vitit 1999 per arsye te ndryshme e kan leshuar TVP keta xhirues: Urim Ukimeri 1978,Ramadan Bobaj 1979 ,Fadil Bajgora 1980, Murat Zeka 1981, Agron Sedllari 1988, Xhelil Halili 1987 Dragan Grubanovic 1988 dhe Kujtim Bejtullahu 1988,Sylejman Kllokoqi 1986 kalon ne RTS Serbia,). Kamermanet :Nexhdet Osmani, Anton Noka,Dimitrije Puzhic, Ruzhdi Domi, Abaz Zeka, Abdullah Berisha, Xhevdet Shala, Sadik Shabani, Jusuf Rizvanolli, Ekrem Perjuci, Adnan Sulejmani, Smajo Gashi, Zoran Popovic, Dragan Djordjevic,Agim Rukovci, Gazmend Ballabani,Gazanfer Nishliu, Viti 1978 , ERA DHE LISI- komplet prodhim kosovar. Ne vitin 1978 filloi realizimi i projektit filmike dhe serial TV ma te madhe deri atehere ne Kosove.Ne projekt kane qen te anagazhuar pos aktoreve kosovare edhe nje numer i konsiderushem i specialisteve filmik dhe TV nga Televizioni Prishtina.Konsiderohet se projekti ERA dhe LISI ka qene suksesi i madhe artistike dhe organizative i kinematografise dhe televizionit Kosovare . “Era dhe lisi” Çmimet: “Arena e Artë” për skenar “Pula 1979” (Petrit Imami) “Arena e Art” për rolin kresor “Pula 1979”(Abdurrahman Shala) “Shperblimi tradicional i kritikeve te filmit” Sarajeve 1979” • Zhanri: Dramë e pasluftës • Regjia: Besim Sahatçiu • Producent: KosovaFilmi, RTP-TV Prishtina • drejtor i fotografisë: Rudolf Sopi • ass.kamere: Fadil Bajgora dhe Sahit Kokoli • Kamera 2 : Shukri Kaçaniku • Kohëzgjatja: filmi 111 minuta, dhe 6 episode TV nga 50 min. • Teknika: Wideescreen 1,1:66 , kolor • Premiera: 6 korrik 1979. PRODUKCIONI I KOSOVAFILMIT 1969-1990 “Dashuria e parë” 1970, “Rekuiem për të nesërmen”1970,“Koka ime e krisur” 1971, Si të vdiset 1971,Hedhësit e bombave, 1973,Sulmi i kuq 1974,Dervishi dhe vdekja 1974,majat e Zelengorës 1976. (Keta filma jane punuar nga xhirues jashtë Kosoves dhe shumica e ketyre filmave jane koprodukcione ku vetem disa aktore nga Kosova kane mare pjese). 1979- Kur pranvera vonohet , • Zhanri: Luftarak , • Regjia: Ekrem Kryeziu, • Producent: Kosova Film, Prishtinë , • Drejtor i fotografise: Milorad Jakšić-Fanđo , • Ass.kamere: Jovan Jekic, Dragan Stevandic Fadil Bajgora, • Kamera 2 : Shukri Kaçaniku, • Kohëzgjatja:filmi 124 minuta dhe 6 episode TV 55 min. • Teknika: Widescreen 1:1,66, kolor, • Premiera: 12 korrik 1979.