Historia e Angolës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e Angolës, sikurse historia e tërë regjionit është e përmbushur me konflikte si të vendasve po ashtu edhe të kolonizuesve .

1483 portugezët zbarkojnë dhe vendosen pran lumit Congo, ku edhe më vonë krijohet Kongo. Shteti i Kongos shtrihej nga Gaboni (i sotshëm) deri në veri tek lumi Kwaza në jug. Portugali më 1575 krijon kolonin portugeze të Luandës të bazuar në tregtinë e skllaveve. Ngadalë diku duke paguar e diku me luftë, portugezët deri në fund të shekullit XVI fusin nën kontroll rripin e bregdetit të Atlantikut. Gjatë kësaj kohe krijojnë kolonin e Angolës. Holandezët okupojnë Luandën prej 1941-48 për të krijuar një shtet i kundërpërgjigje portugezëve. Më 1648 Portugalia merr përsëri nën kontroll Luandën në vitin dhe përgatitet për pushtimin e Kongos dhe Ndongos. Këtë portugezet edhe e arrijnë në vitin 1671 mirëpo kontrollin e plotë administrativ e arrijnë gjatë shekullit XX. Më 1951 kolonia sillej si e pavarur dhe thirrej Afrika Perëndimorë Portugeze. Pas që Portugalia refuzoi de-kolonializmin në këtë pjesë fillojnë të veprojnë disa lëvizje për pavarësi si:

  • Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës (Movimento Popular de Libertação de Angola MPLA) e organizuar nga bazat përreth Kimbundu-s dhe racës së përzier “intelligentsia of Luanda” në bashkëpunim me partin komuniste në Portugali dhe bllokun lindorë.
  • Fronti Nacional Çlirimtar i Angolës (Frente Nacional de Libertação de Angola, FNLA) me e baza etnike të popullsisë së regjionit Bakongo e mbështetu nga ShBA-ja dhe regjimi Mobutu në Zairë, dhe
  • Unioni Nacional për Pavarësi Totale (União Nacional para a Independência Total de Angola, UNITA) e udhëhequr nga Jonas Malheiro Savimbi në baza etnike nga regjioni i Ovimbundu-it në qendër të vendit.

Pas 14 viteve lufte për pavarësi, Angola fiton pavarësinë më 1975-ën. Portugezet i japin forcat lëvizjes së inspiruar marksiste MPLA e cila mbështetej nga Bashkimi Sovjetik. Pas kësaj eshalonë situata dhe fillon lufta civile ndërmjet MPLA, UNITA dhe FNLA. Më 1976 FNLA e humbë luftën kundër kombinimit MPLA dhe trupave Kubane duke i lënë në luftë Marksistët e MPLA-së dhe të ndihmuarit nga perëndimi UNITA.

Në viti 1991, fraksioni vendosi që Angola ti kthehet sistemit shumë partiakë, mirëpo pas që presidenti i tanishëm (2005) José Eduardo dos Santos i lëvizjes MPLA fajësohej nga OKB-ja për pështëllime, në Angolë shpërthejnë prapë luftimet.

1994 arrihet marrëveshja (Lusaka protocol) në mes të qeverisë dhe UNITA-së me qëllim që UNITA të inegrohet në qeverisjen e shtetit. Në vitin 1997 instalohet një qeveri e përbashkët, mirëpo që në fund të 1998-së shpërthejë luftime të ashpra duke i larguar nga vendbanimet mijëra banorë.

22 shkurt2002-ës mbytet presidenti i UNITa-së dhe më këtë merr fund edhe lufta në mes të fraksioneve. UNITA e pranoni veten si kryesuese e Opozitës. Siç duket situata politike tani është e qetë, ndërsa Presidenti dos Santos po e vazhdon procesin e filluar (1997) për krijimin e paqes me demokraci.

Ndër problemet kryesore të Angolës janë të drejtat e njeriut, fushat e minave si dhe aksionet e kaçakëve të lëvizjes (Frente para a Libertação do Enclave de Cabinda). për ndarje në enklavën Cabinda

Angola, sikurse shumë vende të Saharës preket shpesh nga sëmundjet infektuese të shkretëtirës. Gjatë prillit të 2005-së në Angolë u përhapë virusi Marburg që për një kohë të shkurtë morri dheun.