Jump to content

Historia e Fajërfoks

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Projekti Mozilla Firefox u krijua nga Dave Hyatt dhe Blake Ross si një degë eksperimentale e ndërfaqësit Mozilla.

Firefox 1.0 u publikua në 9 nëntor 2004, Firefox 1.5 u publikua në 29 nëntor 2005 dhe versioni 2.0 u publikua në 24 tetor 2006. Firefox 3.0 u publikua në 17 qershor 2008 e më pas me versionin 3.5 dhe versionin 3.6 të publikuar në 30 qershor 2009 dhe 21 janar 2010, të ndjekur nga versioni 4.0 i publikuar në 22 mars 2011. Që nga publikimi i versionit 5.0, një cikël i shpejtë publikimesh u vu në përdorim, çka u ndoq nga një zhvillim i madh, me publikime çdo gjashtë javë.

Versioni i fundit, Firefox 42.0, u publikua në 3 nëntor 2015.

Projekti që u bë Firefox filloi si një degë eksperimentale e ndërfaqësit Mozilla. Pasi u zhvillua mjaftueshëm, në shtator 2002, burime të kodit me emrin Phoneix u publikuan për testim publik. Ky emër përfaqësonte zogun mitik (feniksi), i cili rilindi nga hiri i paraardhësit të tij të vdekur, në këtë rast nga “hiri” i Netscape Navigator, i cili ishte “vrarë” nga Internet Explorer i Microsoftit në atë që u quajt “Lufta e Parë e Ndërfaqësve”. Origjina e emrit Mozilla lidhet me kodin e brendshëm të ndërfaqësit të parë të Netscape Navigator në 1994, me kuptimin “Mosaic killer” (vrasësi mozaik) dhe me qëllimin t’i ngjasojë Godzillës (shkatërruesit të ndërtesave), duke qënë se qëllimi i kompanisë ishte të rrëzonte NSCA Mosaic nga froni, si ndërfaqësi më i mirë i botës.[1] Emri Mozilla u ripërdor për burimin e hapur nga Netscape në 1998.

Emri Phoenix u mbajt deri në 14 prill 2003, kur u ndryshua për shkak të ngjashmërisë me markën e prodhuesit të BIOS, Teknologjitë Phoenix( të cilët prodhonin një BIOS të bazuar në ndërfaqës, i quajtur Phoenix FirstWare Connect). Emri i ri, Firebird (Zogu i zjarrtë) u hasi në disa reagime nga baza e të dhënave të serverit, e cila mbante të njëjtin emër. Për këtë, Fondacioni Mozilla deklaroi se ndërfaqësi do të mbante gjithmonë emrin Mozilla Firebird për të shmangur ngatërrimin me softuerin e bazës së të dhënave. Me presionin e vazhdueshëm të komunitetit të Firebird, u vendos për një ndryshim të fundit i cili i dha projektit emrin Mozilla Firefox në 9 shkurt 2004. [2] [3]

Emri “Firefox” (i referuar dhelprës së kuqe)[4] u zgjodh për ngjashmërinë e tij me “Firebird”. Por gjithashtu për veçantinë e tij në industrinë e kompjuterave. Për tu siguruar që nuk do duheshin ndryshime të tjera në emer, Fondacioni Mozilla filloi procesin e regjistrimit të Firefox si markë në Zyrën e Markave dhe Patentave të SHBA, në dhjetor 2003. Procesi i vendosjes së markës, solli në vonesën prej disa muajsh të publikimit të Firefox 0.8, pasi fondacioni zbuloi se Firefox ishte regjistruar dhe ne Mbretërinë e Bashkuar, si markë për kompaninë e softuerëve Charlton Company. Kjo situate u zgjidh kur fondacionit iu dha licenca për t’a përdorur këtë emër.

  1. ^ Marc Andreessen Revealed (Bloomberg Game Changers)
  2. ^ Festa, Paul (10 shkurt 2004). "New Mozilla name rises from ashes". CNet News. CBS Interactive. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2005. Marrë më 3 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "NEW ROUND OF RELEASES EXTENDS MOZILLA PROJECTS STANDARDS BASED OPEN SOURCE OFFERINGS". archive.mozilla.org. Mozilla Foundation. 13 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Brand Name Frequently Asked Questions". Marrë më 28 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)