Shko te përmbajtja

Historia e Fajërfoks

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Historia e Firefox)

Projekti Mozilla Firefox u krijua nga Dave Hyatt dhe Blake Ross si një degë eksperimentale e ndërfaqësit Mozilla.

Firefox 1.0 u publikua në 9 nëntor 2004, Firefox 1.5 u publikua në 29 nëntor 2005 dhe versioni 2.0 u publikua në 24 tetor 2006. Firefox 3.0 u publikua në 17 qershor 2008 e më pas me versionin 3.5 dhe versionin 3.6 të publikuar në 30 qershor 2009 dhe 21 janar 2010, të ndjekur nga versioni 4.0 i publikuar në 22 mars 2011. Që nga publikimi i versionit 5.0, një cikël i shpejtë publikimesh u vu në përdorim, çka u ndoq nga një zhvillim i madh, me publikime çdo gjashtë javë.

Versioni i fundit, Firefox 42.0, u publikua në 3 nëntor 2015.

Projekti që u bë Firefox filloi si një degë eksperimentale e ndërfaqësit Mozilla. Pasi u zhvillua mjaftueshëm, në shtator 2002, burime të kodit me emrin Phoneix u publikuan për testim publik. Ky emër përfaqësonte zogun mitik (feniksi), i cili rilindi nga hiri i paraardhësit të tij të vdekur, në këtë rast nga “hiri” i Netscape Navigator, i cili ishte “vrarë” nga Internet Explorer i Microsoftit në atë që u quajt “Lufta e Parë e Ndërfaqësve”. Origjina e emrit Mozilla lidhet me kodin e brendshëm të ndërfaqësit të parë të Netscape Navigator në 1994, me kuptimin “Mosaic killer” (vrasësi mozaik) dhe me qëllimin t’i ngjasojë Godzillës (shkatërruesit të ndërtesave), duke qënë se qëllimi i kompanisë ishte të rrëzonte NSCA Mosaic nga froni, si ndërfaqësi më i mirë i botës.[1] Emri Mozilla u ripërdor për burimin e hapur nga Netscape në 1998.

Emri Phoenix u mbajt deri në 14 prill 2003, kur u ndryshua për shkak të ngjashmërisë me markën e prodhuesit të BIOS, Teknologjitë Phoenix( të cilët prodhonin një BIOS të bazuar në ndërfaqës, i quajtur Phoenix FirstWare Connect). Emri i ri, Firebird (Zogu i zjarrtë) u hasi në disa reagime nga baza e të dhënave të serverit, e cila mbante të njëjtin emër. Për këtë, Fondacioni Mozilla deklaroi se ndërfaqësi do të mbante gjithmonë emrin Mozilla Firebird për të shmangur ngatërrimin me softuerin e bazës së të dhënave. Me presionin e vazhdueshëm të komunitetit të Firebird, u vendos për një ndryshim të fundit i cili i dha projektit emrin Mozilla Firefox në 9 shkurt 2004. [2] [3]

Emri “Firefox” (i referuar dhelprës së kuqe)[4] u zgjodh për ngjashmërinë e tij me “Firebird”. Por gjithashtu për veçantinë e tij në industrinë e kompjuterave. Për tu siguruar që nuk do duheshin ndryshime të tjera në emer, Fondacioni Mozilla filloi procesin e regjistrimit të Firefox si markë në Zyrën e Markave dhe Patentave të SHBA, në dhjetor 2003. Procesi i vendosjes së markës, solli në vonesën prej disa muajsh të publikimit të Firefox 0.8, pasi fondacioni zbuloi se Firefox ishte regjistruar dhe ne Mbretërinë e Bashkuar, si markë për kompaninë e softuerëve Charlton Company. Kjo situate u zgjidh kur fondacionit iu dha licenca për t’a përdorur këtë emër.

  1. Marc Andreessen Revealed (Bloomberg Game Changers)
  2. Festa, Paul (10 shkurt 2004). "New Mozilla name rises from ashes". CNet News. CBS Interactive. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2005. Marrë më 3 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "NEW ROUND OF RELEASES EXTENDS MOZILLA PROJECTS STANDARDS BASED OPEN SOURCE OFFERINGS". archive.mozilla.org. Mozilla Foundation. 13 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Brand Name Frequently Asked Questions". Marrë më 28 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)