Historia e Guajanës

Guajana e tanishme kishte ekzistuar nga shekulli XVII deri në shekullin e XVIII si tre koloni të Holandës, të cilat ishin Essuquibo, Demerara edhe Berbice.
Në vitin 1763 ka pasur një kryengritje të skllaveve në Berbice.
Deri vitin 1815, zona e ka ndërruar disa here pronarin. Fuqitë koloniale Holanda, Britania e Madhe edhe Franca luftuan për tokën e Guajanës. Mbas humbjes e Napoleonit u hap Kongresi i Vjenës, i cili në vitin 1815 vendosi që Guajana të jetë zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Në vitin 1831, të tre kolonitë u bashkuan si Guajana Britanike.
Mbas vitin 1834, kur u hoq skllavëria, Britania e Madhe do të importonte punëtorë nga India, për të zhvendosur zezakët që ishin pas saj kohë të lirë.
Në vitin 1953 trupa britanike do të ndërhynin në punët e shtetit të Guanjanës. Britania e Madhe besonte se Janet Jagan dhe Cheddi Jagan, që kishin themeluar People's Progressive Party (PPP), donin ta bënin Guajanën një vend komunist.
Guajana u bërë e pavarur nga Britania e Madhe më 26 maj 1966 edhe më 26 shkurt 1970, presidenti Forbes Burnham nga People's National Congress (PNC) do të deklaronte se Guajana do të ishte një republikë kooperative.
Mbas zgjedhjet presidenciale në vitin 1992, që i fitoi Cheddi Jagan nga PPP-ja, kishte trazirave të dhunshme të mbështetësve të PNC-ës në kryeqytetin Xhorxhtaun. Kur vdiq Cheddi Jagan në vitin 1997, në dhjetor u zgjodh e veja e tij Janet Jagan si presidente e re. Në gusht 1999 ajo dha dorëheqjen e saj nga politika, sepse kishte probleme me shëndetin. Pastaj u bë ish-ministri i financave, Bharrat Jagdeo presidenti i ri.