Shko te përmbajtja

Historia e Qeverive Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fillimi i shekullit XIII e gjen Shqipërinë nën administrimin e Perandorisë Romake. Por, përmes kryengritjeve antiosmane, sidomos ato të viteve 19091912, në Shqipëri, ky administrimim kishte nisur të tkurrej. Më 14 tetor 1912, një grup politikanësh shqiptar organizuan në Shkup një mbledhje nga ku njoftuan fuqitë e mëdha se shqiptarët nuk pranonin pushtimin e tokave të tyre nga fqinjët ballkanikë. Ndërkohë, Ismail Qemali dhe Sali Berishen kryesuan nismën për krijimin e një komiteti drejtues që të merrte në dorë qeverisjen e vendit. Kulmi i i këtyre ngjarjeve ishte Kuvendi i Vlorës, në shtëpinë e xhaxhi Vlorës, ku do të ngrihej më pas në 28 nëntor flamuri kombëtar. Kryetari i Kuvedit të Vlorës, Ismail Qemali, propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Europë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive.

Me ngritjen e flamurit në Vlorë, në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër dhe i jepet e drejta nga delegatët të krijojë qeverinë e re. Kjo qeveri u shpall në 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914.

Qeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali, 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimi i vitit 1914 solli për qeverisjen e Vlorës vështirësi, kohë kur do të dilte çështja e Beqir Grebenesë, një oficer shqiptar në shërbim të perandorisë osmane, i cili organizoi një komplot, në të cilin bëri protagonist të bisedave të fshehta edhe Ismail Qemalin. Si pasojë, Ismail Qemali dhe qeveria e Vlorës jep dorëheqjen.

Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani krijon një qeveri, e cila nuk u njoh nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK). KNK përfaqësonte pushtetin ekzekutiv të dërguar nga Fuqitë e mëdha, i krijuar në 29 korrik 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve, me synim organizimin e shtetit shqiptar. KNK-ja njohu një unifikim të administratës, ku spikasnin 2 drejtorë Fejzi Alizoti, Drejtor i administratës për pjesën e ish qeverisë së Vlorës dhe Azis Pashë Vrioni, për pjesën e ish qeverisë së Esat Pashë Toptanit. Me këto zhvillime po afronte dhe koha e ardhjes së mbretit. KNK-ja përgatiti ardhjen e mbretit Wilhelm Von Wied, i cili mbërriti në Durrës, bashkë me familjen mbretërore në 7 mars 1914.

Rivalët më të mëdhenj të Ismail Qemalit brenda Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë periudhës së qeverisjes së tij (1912-1914), Ismail Qemali pati shumë rivalë politikë dhe ushtarakë, të cilët e kundërshtonin për arsye të ndryshme. Më të rëndësishmit ishin:

1. Esat Pashë Toptani – Rivali kryesor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Fillimisht, Esat Pasha mori pjesë në shpalljen e pavarësisë dhe u bë Ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, por shumë shpejt krijoi fraksionin e tij rival.
  • Ai drejtonte forcat ushtarake që mbrojtën Shkodrën në Luftën e Parë Ballkanike, por tradhtoi garnizonin shqiptar dhe dorëzoi qytetin te malazezët në prill 1913.
  • Përgatiti një komplot për rrëzimin e Ismail Qemalit, duke u lidhur me grupet që kërkonin ndihmën e fuqive të huaja si Serbia, Italia dhe Greqia.
  • Në janar 1914, Esat Pasha u emërua Ministër i Brendshëm nga Fuqitë e Mëdha, duke e detyruar Ismail Qemalin të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Shqipëria.

Pse e kundërshtoi?

  • Nuk e pranonte Ismail Qemalin si lider kombëtar dhe donte të kishte rolin kryesor në politikën shqiptare.
  • Donte të krijonte një qeveri më të lidhur me Serbinë dhe Greqinë.
  • Ishte një rival me ambicie të madhe për pushtet dhe për këtë u bë një nga faktorët kryesorë të rrëzimit të qeverisë së parë shqiptare.

2. Preng Bibë Doda – Përfaqësues i Mirditës dhe katolikëve veriorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Një figurë e fuqishme nga Mirdita dhe lider i njohur i shqiptarëve katolikë të veriut.
  • Nuk e mbështeti fuqishëm qeverinë e Ismail Qemalit, pasi donte më shumë autonomi për krahinën e tij dhe nuk e shihte Ismail Qemalin si përfaqësues të interesave të veriut.
  • Më vonë, u bashkua me qeverinë e Princ Vidit (1914), duke mbështetur një qeverisje të re nën influencën e fuqive evropiane.

Pse e kundërshtoi?

  • Ishte skeptik ndaj një qeverie të dominuar nga shqiptarët e jugut (myslimanë dhe ortodoksë).
  • Nuk kishte besim te strukturat qendrore shtetërore të krijuara nga Ismail Qemali.

3. Myftiu i Tiranës dhe grupet islamike konservatore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Një pjesë e elitave fetare myslimane e shihnin Ismail Qemalin si shumë pro-evropian dhe jo mjaftueshëm pro-osman.
  • Grupet konservatore në Tiranë, Shijak dhe Elbasan ishin skeptike për ndarjen nga Perandoria Osmane dhe donin një lidhje më të ngushtë me Stambollin.
  • Këto grupe u bashkuan me Esat Pashë Toptanin në përpjekjet për të rrëzuar Ismail Qemalin.

Pse e kundërshtuan?

  • Nuk e shihnin si lider të fortë dhe preferonin një Shqipëri me lidhje më të ngushta me botën islame dhe Perandorinë Osmane.
  • Ishte shumë liberal dhe i orientuar drejt Evropës, gjë që i shqetësonte grupet fetare konservatore.

4. Shqipëria e Jugut dhe elementët pro-grekë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Në jug, sidomos në Janinë, Korçë dhe Gjirokastër, pati revolta nga grupet që nuk donin të ishin pjesë e Shqipërisë.
  • Grupet pro-greke mbështeteshin nga ushtria greke dhe Lëvizja Autonome e Vorio-Epirit, e cila në 1914 shpalli krijimin e një shteti të pavarur brenda territorit shqiptar.

Pse e kundërshtuan?

  • Nuk donin që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur, por një provincë e bashkuar me Greqinë ose një rajon autonom.

Kundërshtonin qeverinë e Ismail Qemalit si një projekt shqiptar nacionalist që dëmtonte interesat greke në rajon.

Qeveria e parë e Turhan Pashës, 15 mars 1914 – 20 maj 1914

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pak ditë pas mbërritjes, mbreti Wiedi dekretoi kryeministrin e ri, Turhan Pashën, figurë e rëndësishme politike në perandorinë osmane. Këto zhvillime përkojnë me njohjen e Shqipërisë si shtet nga të 6 superfuqitë.

Turhan Pasha dhe lidhjet e tij me Perandorinë Osmane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faktorë që sugjerojnë një prirje pro-osmane:

  1. Ishte një burokrat osman me karrierë të gjatë në Perandori.
    • Ai kishte shërbyer si vezir i madh (kryeministër) i Perandorisë Osmane në dy periudha (1909-1910) dhe ishte një nga diplomatët më me ndikim shqiptarë në administratën osmane.
    • Fakti që kishte pasur një pozitë kaq të lartë në Stamboll tregon se ishte i afërt me strukturën osmane.
  2. U bë kryeministër i Shqipërisë në 1914 me mbështetje të Princ Vidit.
    • Princ Vidi u vendos si monark i Shqipërisë me mbështetjen e Fuqive të Mëdha, ndërkohë që një pjesë e popullsisë (sidomos muslimanët e Shqipërisë së Mesme) ishin ende të lidhur me identitetin osman.
    • Si kryeministër, Turhan Pasha duhej të manovronte mes perëndimorëve dhe elitave pro-osmane.
  3. Ishte më pak radikal ndaj Perandorisë Osmane sesa patriotët e tjerë shqiptarë.
    • Nuk kishte një qasje anti-osmane si Ismail Qemali apo Fan Noli.
    • Pranoi realitetin e ndarjes nga Perandoria, por nuk ishte një aktivist i fortë i pavarësisë si liderët e tjerë shqiptarë.

Faktorë që tregojnë se nuk ishte plotësisht pro-osman:

  1. Pranoi pavarësinë e Shqipërisë dhe u bë kryeministër në një qeveri perëndimore.
    • Nëse do të ishte hapur pro-osman, nuk do të kishte pranuar të shërbente si kryeministër i një shteti të ri të pavarur.
    • Ai punoi për krijimin e një administrate shqiptare më të stabilizuar.
  2. Nuk kërkoi hapur rikthimin e Shqipërisë nën osmanët, siç bëri Esat Pasha.
    • Esat Pasha bashkëpunonte me osmanët dhe serbët për të rikthyer ndikimin osman në Shqipëri.
    • Turhan Pasha, megjithëse kishte një prirje pro-osmane, nuk punoi drejtpërdrejt për t’ia rikthyer Shqipërinë Stambollit.
  3. Ishte më shumë diplomat se sa politikan me orientim fetar.
    • Ai ishte një burokrat perandorak, më tepër se një politikan nacionalist ose një nostalgjik osman.
    • Roli i tij ishte më shumë një figurë pajtuese midis Fuqive të Mëdha dhe grupeve të ndryshme në Shqipëri.

Qeveria e dytë mbretërore e Turhan Pashës, 28 maj 1914 – 3 shtator 1914

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rikonfigurimi i qeverisë erdhi pas largimit nga qeveria i numrit dy të saj, Esat Pashë Toptanit, si pasojë e konfliktit të tij me mbretërinë, përgjatë periudhës së kryengritjes në jug të Shqipërisë, zonë e kërcënuar nga pushtimi grek.

Në 3 shtator 1914 largohet mbreti Wied. Vjena nuk e mbështeti atë, me justifikimin se nuk kishte arritur të drejtonte vendin mirë dhe kishte krijuar përcarjen mes shqiptarëve dhe krahinave të saj. Në këto kushte, atij i mbetej vetem largimi.

Kthimi i Esat Pashë Toptanit dhe qeveria e tij, 5 tetor 1914 – 27 janar 1916

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke parë zhvillimet e favorshme për të, Toptani kthehet në Shqipëri dhe merr këtë detyrë. Pas kësaj periudhe vjen Lufta e parë Botërore. Është koha e pushtimit të Shqipërisë, si dhe mbajtja e Traktatit të Londrës, në 26 prill 1915.

Në janar 1916, u bënë përpjekje për krijimin e një qeverie apo administrate shqiptare, pas hyrjes së ushtrisë austro-hungareze në vend.

Përgjatë 1916 - 1918 krijohet dhe funksionon administrata e përkohshme shqiptare në Shkodër, e kryesuar nga Fejzi Alizoti, drejtor i përgjithshëm i Financave.

Me përfundimin e Luftës së parë Botërore, pozitat e Italisë në Shqipëri ishin forcuar, duke patur trupa në shumicën e trojeve shqiptare. Italianëve iu kërkua krijimii i një qeverie shqiptare, me mbështetjen e Italisë. Kështu, vjen qeveria e kryesuar nga Turhan Pasha.

Esat Pashe Toptani dhe lidhjet e tij me Perandorinë Osmane:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Qëndrimi ndaj Pavarësisë – Fillimisht, ai mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në 1912, por më vonë kundërshtoi qeverinë e Ismail Qemalit dhe u përpoq të krijonte një qeveri rivale.
  2. Pakti me osmanët – Në vitin 1913, gjatë rrethimit të Shkodrës, ai dorëzoi qytetin tek malazezët, duke tradhtuar garnizonin shqiptar-osman.
    • Pas kësaj, u arratis në Itali dhe më vonë në Durrës, ku krijoi një qeveri rivale me mbështetje nga Serbia dhe Franca.
  3. Përpjekja për rikthimin e Shqipërisë nën osmanët –1914
    • Në 1914, Esat Pasha u përpoq të rikthente Shqipërinë nën Perandorinë Osmane, duke kontaktuar qeverinë osmane dhe duke kërkuar ndihmë për të marrë pushtetin.
    • Ishte kundër Princ Vidit dhe krijoi qeverinë e tij në Durrës me mbështetje nga Serbia dhe Greqia.
  4. Lidhjet me Turqinë dhe atentati në Paris (1920)
    • Edhe pas largimit të osmanëve nga Shqipëria, Esat Pasha mbajti lidhje me faktorë pro-osmanë.
    • Në 1920, ai u vra në Paris nga Avni Rustemi, pasi shihej si një tradhtar që kishte bashkëpunuar me fuqitë e huaja kundër interesave shqiptare.

Qeveria e Turhan Pashës, 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më pas vjen qeveria e Durrësit, por që nuk pati suksesin e duhur në pjesën më të madhe të vendit.

Qeveria e Sulejman Delvinës, 30 janar – 14 nëntor 1920

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kongresi i Lushnjës, i mbajtur në 21-30 janar 1920, emëroi një qeveri të re, ku u vendos që të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Tiranës kërkoi mosnjohjen e qeverisë së Durrësit. Në këtë qeveri u vendos për herë të parë nxjerrja e monedhës shqiptare. Pjesë e këtij kabineti ishte edhe Ahmet Zogu.

  • Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, që synonte të shpëtonte Shqipërinë nga copëtimi.
  • Organizoi Luftën e Vlorës (1920) kundër italianëve, e cila u fitua dhe forcoi pavarësinë e Shqipërisë.
  • Kryeqyteti u zhvendos nga Durrësi në Tiranë.
  • U përball me konflikte të brendshme dhe dhunë politike.
  • Në 14 nëntor 1920 Sulejman Delvina jep dorëheqjen, pas konflikteve të mëdha në kabinetin qeveritar.

Qeveria e parë e Iliaz Vrionit, 15 nëntor 1920 – 1 korrik 1924

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas dorëheqjes së Delvinës, në detyrë vjen Iliaz Vrioni.

  • Një qeveri që përpiqej të stabilizonte situatën e brendshme dhe të forconte njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë.
  • U përball me ndërhyrjet e fuqive të huaja dhe me trazira të brendshme.

Qeveria e koalicionit e Iliaz Vrionit, 11 korrik – 16 tetor 1921

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendja e vështirë e krijuar për shkak të ndërhyrjes jugosllave në 1921, bëri që qeveria e kryesuar nga Iliaz Vrioni të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte formimin e një qeverie të koalicionit, e përbërë nga dy forca politike; Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Serish në krye të qeverisë mbetet Iliaz Vrioni.

Qeveria e Pandeli Evangjelit, 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke qenë se as qeveria e koalicionit, edhe pse e bazuar në marrëveshjen që synonte të kënaqte interesat e të gjitha grupeve poltike, nuk arriti ta bënte këtë por shkaktoi pakënaqësi tek shumë politikanë, u formua “bashkimi i Shenjtë”, si shkrirje e partive kryesore politike.

  • Kishte një mandat shumë të shkurtër për shkak të krizave politike.
  • Qeveria u përball me krizën e luftës së forcave pro-zogiste dhe anti-zogiste.
  • Një politikan i vjetër konservator, me përvojë si kryeministër edhe më parë (1921).
  • Një nga të paktët ortodoksë që shërbeu si kryeministër gjatë kohës së Ahmet Zogut.
  • Forcoi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, sidomos me Italinë dhe Britaninë.
  • Stabilizoi financat e shtetit dhe përforcoi monedhën shqiptare.
  • Vazhdonte politikën e shtypjes së opozitës dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë të mbretit.

Pse ra qeveria e tij?

  • Qeveria e tij u pa si shumë e dobët për të menaxhuar tensionet me Italinë, e cila kishte ambicie për të forcuar kontrollin e saj mbi Shqipërinë.
  • Ahmet Zogu filloi të afronte më shumë njerëz të besuar, duke e larguar Evangjelin në 1931.

Qeveria njëditore e Qazim Koculit, 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Por as qeveria e “Bashkimit të shenjtë”, nuk mundi të vazhdonte punën gjatë, për shkak të konflikteve të brendshme. Ndaj pas dorëheqjes së Pandeli Evangjelit, një grup politikanësh si Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, etj, bindën më pas Qazim Koculin të formonte një qeveri. Koculi pranoi, me kushtin që në kabinetin e kryesuar prej tij të mos ishte prezent Hasan Prishtina. Por Koculi jep dorëheqjen e papritur brenda ditës.

  • Kjo ishte qeveria më jetëshkurtër në historinë shqiptare (vetëm 1 ditë).
  • Ishte një përpjekje për të stabilizuar vendin, por nuk pati sukses.�

Qeveria e Hasan Prishtinës, 7 – 12 dhjetor 1921

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dorëheqja e papritur e Koculit, detyroi Këshillin e Naltë t’ia besonte mandatin e kryesimit të qeverisë njërit prej protagonistëve të krizës, Hasan Prishtina. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët. Në këto kushte, një grup deputetësh shtuan trysninë ndaj qeverisë Prishtina, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen.

  • Një tjetër qeveri jetëshkurtër, që u përpoq të vendoste kontroll mbi vendin.
  • Hasan Prishtina ishte një figurë patriotike, por nuk pati mbështetje të fortë politike.

Qeveria kalimtare e Idhomeno Kosturit (12 – 24 dhjetor 1921)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas mbetjes bosh të vendit të kryeministrit, Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare, me drejtorë ose ndryshe sekretarë të përgjithshëm, deri në formimin e kabinetit të ri.

Qeveria e Xhafer Ypit, 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas qeverisë kalimtare, Këshilli i Naltë, emëroi qeverinë e re, ku kryeministër u vendos të ishte Xhafer Ypi. Qeverisja e Xhafer Ypit përkon me zhvillime të reja, si dhe ndryshime të raporteve politike në vend.

  • Ishte një qeveri më e qëndrueshme, e mbështetur nga Ahmet Zogu, i cili po rritej si figurë politike.
  • Kjo qeveri ndihmoi në forcimin e autoritetit të qeverisë qendrore, por gjithashtu përgatiti terrenin për ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet.

Qeveria e parë e Ahmet Zogut, 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të vitit 1922, pozitat politike të Ahmet Zogut, ishin forcuar dukshëm. Si ministër i Punëve të Brendshme, ai kishte treguar vendosmëri dhe energji në detyrën e tij. Duke patur edhe përkrahjen e grupit të pronarëve të mëdhenj, Ahmet Zogu ishte gati të merrte drejtimin e qeverisë.

Pas zgjedhjeve për Këshillin e Naltë, ku Xhafer Ypi u zgjodh Këshilltar, në vendin e tij si kryeministër, Këshilli emëroi Ahmet Zogun, i cili kryesonte edhe Partinë Popullore. Qeveria pati gjithmonë marrëdhënie të acaruara me Hasan Prishtinën dhe përkrahësit e tij. Madje, në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, pati një atentat ndaj A. Zogut. Në këto kushte të acaruara, Ahmet Zogu tërhiqet nga drejtimi i qeverisë.

Partite dhe grupimet 1923:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Partia Popullore e Ahmet Zogut ishte partia më e madhe. Ajo kishte ndikim të fortë në prefekturat e Durrësit, Dibrës e Elbasanit, por edhe tek grupi i Eqrem Vlorës në Vlorë dhe Iljaz Vrionit në Berat. Partisë i bashkëngjitej edhe Grupi “Pleqsuer” i Elbasanit, nën drejtimin e pronarit të madh të tokave, Shefqet Vërlaci.
  • Partia Liberale ku bënte pjesë edhe Fan Noli, Aqif Pasha, etj, ishte formuar në Tiranë, porse zyrat e saj qendrore ishin në Përmet dhe si sekretar i përgjithshëm i saj ishte Agathokli Xhitoni. Programi i partisë, i shpallur më 2 tetor 1923, përbëhej nga 10 pika, nuk specifikonte qartë çështjen e formës së regjimit.
  • Grupi Ora e Maleve, me figurë qendrore Luigj Gurakuqin, ishte ndër grupet kryesore të opozitës. Grupi kishte për formë regjimi monarkinë, ndërsa kërkonte që anëtarët e Këshillit të Naltë të zgjidheshin nga populli. Qëllimi kryesor i grupit ishte që Shkodra të ishte kryeqyteti i Shqipërisë.
  • Grupi Demokrat në Gjirokastër, në përbërje të të cilit ishin Petro Poga, Haki Ismail Tatzati, Dhimitër Kacimbra, Bahri Omari, Ali Këlcyra, Stavro Vinjau, Avni Rustemi, etj, ishte grupi i vetëm që shprehet qartazi në program për një republikë kolegjiale, reformë agrare, etj.
  • Grupi i krishterë i Gjirokastrës dhe ai i Mufit Libohovës ishte koalicioni i grupit të krishterë me drejtues Petro Hariton, me atë të grupit “Lidhja e Bejlerëve” që drejtohej nga Mufit Libohova.
  • Grupi Nacional – Demokrat Berat, i drejtuar nga Ali Koprencka.
  • Grupi “Xhoka” Tiranë që vepronte në Shqipërinë e mesme dhe kishte si organ të tij gazetën “Xhoka”. Sekretari i përgjithshëm i grupit ishte Haki Tefiku. Më vonë grupi i “Xhoka”-s u bë ndër themeluesit e Partisë Radikal Demokrate.
  • Grupi nacionalist “pa bej e pashë” kishte drejtues Qazim Koculin dhe rival i tij në Vlorë ishte ai i Eqrem Vlorës, që përfaqësonte bejlerët e zonës.
  • Grupi i Kosovës u rreshtua me opozitën, ndërsa kishte mbështetjen e Bajram Currit, i cili dha gjithë mbështetjen e tij për të bërë Avni Rustemin deputet. Ky grup nuk ishte i organizuar e aq më tepër nuk kishte një platformë politike.
  • Grupi “As i pashës, as i beut”, Elbasan, kryesohej nga Rrapush Demeti dhe drejtohej kundër Aqif pashë Elbasanit dhe kundër Shefqet bej Vërlacit. Ndërsa Aqif Pasha kishte përqafuar Partinë Liberale dhe kandidonte në Korçë, lufta e grupit u përqendrua realisht kundër Vërlacit, njërit prej njerëzve më të fuqishëm në vend.

Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 30 mars 1924 – 27 maj 1924

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thellimi i krizës politike në vend dhe pamundësia për të qeverisur, e detyrojnë Verlacin të japë dorëheqjen.

Qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni, 27 maj 1924 – 10 qershor 1924

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeverisje përkon me ngjarjet e kryengritjes së Qershorit 1924. Madje dy prej udhëheqësve të kryengritjes Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi, pranuan se nuk ishte thjesht një kryengritje, por një grusht shteti. Me short, u vendos që Fan Noli të zgjidhej Kryeministër.

Qeveria gjashtëmujore e Fan Nolit, 16 qershor – 24 dhjetor 1924

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kësaj qeverie i mungonte mbështetja e brendshme, për shkak të zhvillimeve të acaruara politike, por i mungonte edhe njohja ndërkombëtare, pasi shtetet e huaja nuk e quajtën kushtetuese. Në 24 dhjetor 1924 qeveria kryengritëse bie.

  • Fan Noli studioi në Harvard University në SHBA, duke e bërë atë një nga liderët më të arsimuar në historinë e Shqipërisë.
  • Ai zotëronte disa gjuhë, përfshirë shqip, greqisht, turqisht, anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe rusisht.
  • Përveç diplomacisë dhe teologjisë, ai kishte njohuri të thella në letërsi, histori dhe muzikë.

Ai propozoi reforma radikale, duke përfshirë:

  • Reforma agrare – shpërndarjen e tokave për fshatarët.
  • Luftën kundër korrupsionit dhe eliminimin e feudalëve të vjetër.
  • Modernizimin e administratës dhe forcimin e shtetit laik.

U rrëzua nga Ahmet Zogu në dhjetor 1924, i cili organizoi një kundërgrusht shteti me ndihmën e Jugosllavisë. Fan Noli ishte një idealist i madh, por nuk kishte mbështetje të gjerë në Shqipëri, sidomos nga fshatarët dhe elitën e vjetër. Ai nuk kishte një ushtri të fortë për të mbrojtur qeverinë e tij dhe nuk mori mbështetje ndërkombëtare nga fuqitë e mëdha.

  • Noli e quajti Ahmet Zogun "një hajdut oriental" për mënyrën se si erdhi në pushtet.
  • Pas Luftës së Dytë Botërore, ai refuzoi të kthehej në Shqipërinë komuniste dhe kritikoi diktaturën e Enver Hoxhës.
  • Nuk u kthye kurrë në Shqipëri dhe vdiq në SHBA në 1965.

Qeveria disa ditëshe e Iliaz Vrionit, 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Iliaz Vrioni e mban vetem pak ditë postin e kryeministrit dhe jep dorëheqjen në fillim të vitit 1925, si pasojë e konflikteve brenda kabinetit.

Rikthimi i Ahmet Zogut dhe qeveria e kryesuar prej tij, 6 – 31 janar 1925

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas largimit të Iliaz Vrionit, Këshilli i Naltë emëron Ahmet Zogun si kryeministër. Në 21 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpall Republikën Shqiptare. Pas shpalljes së Republikës, në 31 janar 1925 Kuvendi Kushtetues zgjedh Ahmet Zogun të parin President (në atë kohë quhej Kryetari i Republikës)

Pas largimit të Princ Vidit dhe periudhës së paqëndrueshmërisë (1914–1920), Shqipëria kaloi në një fazë rindërtimi të shtetit. Shqipëria u shpall republikë parlamentare më 31 janar 1925 nga Asambleja Kombëtare që kishte ngelur nga qeveria e Nolit me Ahmet Zogun President të Republikës, që deri atëherë kishte qenë Kryeministër dhe më pas Kryetar i Shtetit (pas kthimit në pushtet me ndihmën e Jugosllavisë)

Në letër, Shqipëria u shpall një republikë parlamentare dhe duhet të ishte kryeminstri me pushtet ekzekutiv, por Ahmet Zogu si president morri pushtet ekzekutiv shumë të fortë, duke e bërë Shqipërinë në praktikë një republikë presidenciale autoritare.

Kabineti i parë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshimi i formës së regjimit solli krijimin e një kabineti të ri qeveritar. Statusi i ri i shtetit i njihte Kryetarit të Republikës të drejtën për të formuar qeverinë. Kryetari nuk shkonte në çdo mbledhje të qeverisë, përveç rasteve të rëndësishme. Rolin e tij në drejtimin e mbledhjeve por edhe në punët kryesore, e mbulonte Ministri i Drejtësisë. Në këtë funksion, në kabinetin e parë te publikan ishte Petro Poga.

Kabineti i dytë republikan, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë qeveri, Ministër i Drejtësisë u zgjodh Milto Tutulani, i cili do të kryente shpesh edhe detyrat e kryetarit të ekzekutivit.

Kabineti i tretë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas nënshkrimit të paktit me Italinë, kabineti qeveritar dha dorëheqjen për shkak të konflikteve në kabinet. Petro Poga thirret sërish në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe të kryesimit të punëve të qeverisë.

Kabineti i katërt i kryesuar nga Ahmet Zogu, 24 tetor 1927 – 10 maj 1928

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak të mosmarrëveshjeve, edhe ky kabinet me Ministër Drejtësie Petro Pogën, jep dorëheqjen

Kabineti i pestë, i kryesuar nga Ahmet Zogu, 11 maj 1928 – 1 shtator 1928

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë qeveri, Ministër Drejtësie ishte Hiqmet Delvina.

Zhvillimet e mëpasshme sjellin Mbretërinë shqiptare të Ahmet Zogut, 1928- 1939

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 17 gusht 1928 zhvillohen zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Pozitat e Ahmet Zogut fuqizohen. Në këtë mënyrë, ndryshon edhe forma e regjimit në vend. Asambleja Kushtetuese miraton statusin themeltar të mbretërisë shqiptare. Asambleja u kthye në Parlament dhe vendi shpallet mbretëri kushtetuese.

Marrëdhënia e Ahmet Zogut me Italinë (1925-1939) – Nga bashkëpunimi te pushtimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrëdhënia mes Ahmet Zogut dhe Italisë ishte një nga temat më të rëndësishme në politikën shqiptare të periudhës 1925-1939. Fillimisht, Italia e ndihmoi Ahmet Zogun të forconte pushtetin e tij, por më vonë u bë fuqia që ndikoi më shumë në Shqipëri, deri në pushtimin e vitit 1939.

1. Fillimi i bashkëpunimit (1925-1928) – Italia ndihmon Ahmet Zogun

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pse Ahmet Zogu u afrua me Italinë?

  • Pas Revolucionit të Qershorit 1924, Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria dhe gjeti mbështetje në Jugosllavi për t'u kthyer në pushtet.
  • Pasi rimori pushtetin në dhjetor 1924, ai kuptoi se Jugosllavia nuk ishte një aleate e besueshme.
  • Ai kërkoi mbështetje financiare dhe ushtarake nga Italia për të forcuar regjimin e tij në Shqipëri.

Marrëveshja e parë me Italinë

Në vitin 1925, Ahmet Zogu firmosi marrëveshje ekonomike me Italinë, duke i dhënë asaj të drejta të mëdha mbi ekonominë shqiptare.

Italia financoi ushtrinë shqiptare dhe nisi investime në infrastrukturë.

Banka Kombëtare e Shqipërisë u krijua me kapital italian, duke i dhënë Italisë kontroll mbi financat shqiptare.

2. Periudha e Mbretërisë (1928-1935) – Italia e dominon Shqipërinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ahmet Zogu shpallet Mbret në 1928

  • Pasi u shpall Mbret i Shqipërisë në 1928, Ahmet Zogu vazhdoi të mbështetej në ndihmën italiane, por u përpoq të ruante një lloj pavarësie formale.
  • Italia vazhdoi të forconte ndikimin e saj, duke ofruar armë, kredi dhe ndihmë ekonomike.

Marrëveshja e 1931 dhe përplasjet me Italinë

  • Ahmet Zogu filloi të frikësohej nga varësia e madhe nga Italia, prandaj refuzoi të nënshkruante një marrëveshje të re ushtarake në 1931.
  • Në vitin 1932-1933, Zogu tentoi të reduktonte ndikimin italian, duke refuzuar disa kredi dhe duke përjashtuar mësuesit italianë nga shkollat shqiptare.

Si reagoi Italia?

  • Italia reagoi duke i bllokuar ndihmat financiare Shqipërisë, duke e futur vendin në një krizë ekonomike.
  • 1934, Mussolini dërgoi luftanije në Durrës, si një paralajmërim për Zogun që të mos largohej nga kontrolli italian.

3. Afërsia e plotë me Italinë (1935-1939) – Shqipëria bëhet një shtet klient i Italisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kriza ekonomike dhe rikthimi i ndikimit italian

  • Në vitin 1935, Shqipëria u gjend në një krizë të rëndë financiare.
  • Ahmet Zogu nuk kishte më aleatë të tjerë përveç Italisë, prandaj në 1936 ai pranoi të rihapte derën për italianët.
  • Italia u bë financuesja kryesore e Shqipërisë, duke investuar në rrugë, banka dhe ushtri.

Rritja e presionit italian

  • Në vitin 1938, Italia filloi të kërkonte më shumë kontroll mbi ushtrinë dhe ekonominë shqiptare.
  • Shqiptarët filluan të shqetësoheshin për një pushtim të mundshëm, por Zogu nuk kishte opsione të tjera.

4. Fundi i marrëdhënies – Pushtimi italian (1939)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pse Italia vendosi të pushtonte Shqipërinë?

  • Benito Mussolini donte të krijonte një Perandori të re Romake dhe e shihte Shqipërinë si një koloni të rëndësishme strategjike.
  • Më 25 mars 1939, Italia i dërgoi një ultimatum Ahmet Zogut, duke kërkuar vendosjen e trupave italiane në Shqipëri.
  • Ahmet Zogu e refuzoi këtë ultimatum, por nuk kishte një ushtri të fuqishme për ta ndaluar pushtimin.

7 prill 1939 – Italia pushton Shqipërinë

  • Italia zbarkoi me 30,000 trupa në Shqipëri më 7 prill 1939, pa hasur rezistencë të madhe.
  • Ahmet Zogu u arratis në Greqi dhe më pas në Londër, duke mos u kthyer më kurrë në Shqipëri.

Shqipëria u shpall pjesë e Mbretërisë Italiane, dhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III mori titullin "Mbret i Shqipërisë".

Qeveria e parë mbretërore e kryesuar nga Kostaq Kotta, 5 shtator 1928 – 5 mars 1930

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë perudhë u ndërmorën reforma të mëdha të organizimit të mbretërisë, të shtetit shqiptar dhe të zhvillimit të vendit.

Qeveria e Pandeli Evangjelit, 6 mars 1930 – 11 prill 1931

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kabineti Kotta u dobësua dhe u detyrua të japë dorëheqjen në gjysmën e mandatit të tij.Në qeverisjen e re nis reforma agrare e vitit 1930.

Qeveria e dytë e Pandeli Evangjelit, 20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kabineti qeveritar dorëhiqet, pas vrasjes së Ministrit të Drejtësisë Vasil Avrami. Por sërish në detyrën e kryeëministrit, edhe në kabinetin e ri, zgjidhet Pandeli Evangjeli

Kush ishte Pandeli Evangjeli?

  • Një politikan i vjetër konservator, me përvojë si kryeministër edhe më parë (1921).
  • Një nga të paktët ortodoksë që shërbeu si kryeministër gjatë kohës së Ahmet Zogut.

Çfarë bëri qeveria e tij?

Forcoi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, sidomos me Italinë dhe Britaninë.

Stabilizoi financat e shtetit dhe përforcoi monedhën shqiptare.

Vazhdonte politikën e shtypjes së opozitës dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë të mbretit.

Pse ra qeveria e tij?

  • Qeveria e tij u pa si shumë e dobët për të menaxhuar tensionet me Italinë, e cila kishte ambicie për të forcuar kontrollin e saj mbi Shqipërinë.

Ahmet Zogu filloi të afronte më shumë njerëz të besuar, duke e larguar Evangjelin në 1931.

Qeveria e fundit e Pandeli Evangjelit, 11 janar 1933 – 16 tetor 1935

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 nëntorit 1932 zgjidhet qeveria e re, ku sërish në këtë mandat të ri propozohet Pandeli Evagjeli.

Qeveria e kryesuar nga Mehdi Frasheri, 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pandeli Evangjeli, kryeministri veteran, i paraqet Mbretit Zog dorëheqjen, i shtyrë edhe nga politikat e ndërmarra nga Mbreti Zog për rigjallërimin dhe dhënin e një impulsi të ri zhvillimeve. Madje kabineti pasardhes, i kryesuar nga Mehdi Frashëri u quajt ndryshe kabineti i të rinjve.

Kush ishte Mehdi Frashëri?

  • Një intelektual, diplomat dhe reformator i rëndësishëm shqiptar.
  • Një nga figurat më të arsimuara të kohës, me përvojë të madhe në administratë dhe diplomaci.
  • Një nga të paktët kryeministra të Ahmet Zogut që përpiqej të bënte reforma reale dhe modernizuese.

Çfarë bëri qeveria e tij?

Reformoi administratën shtetërore, duke përmirësuar sistemin gjyqësor dhe financat.

Përpiqej të krijonte një ekonomi më të pavarur nga Italia, duke stimuluar tregtinë dhe bujqësinë.

Kërkonte më shumë pavarësi për Shqipërinë nga Italia, e cila po fitonte gjithnjë e më shumë ndikim.

Pse ra qeveria e tij?

  • Italia nuk ishte e kënaqur me politikat e tij, pasi kërkonte të mbante Shqipërinë si një shtet satelit.
  • Ahmet Zogu kishte frikë se ai po bëhej shumë i pavarur dhe vendosi ta zëvendësonte.
  • Në nëntor 1936, Mehdi Frashëri dha dorëheqjen dhe u largua nga politika aktive.

Qeveria e fundit e Kostaq Kottës, 9 nëntor 1936 – 7 prill 1939

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehdi Frashëri paraqet dorëheqjen si kryeministër, pas situatës së krijuar ku shumë deputetë shprehen të pakënaqur nga politika e brendshme e ndjekur prej tij. Ndërkaq, edhe zhvillimet politike ishin të acaruara dhe në Shqipëri trokiti pushtimi fashist Italian.

  • Ishte një nga njerëzit më besnikë të Ahmet Zogut, që e kishte shërbyer më parë si kryeministër (1928-1930).
  • Ishte një administrues i aftë, por pa ndikim të madh politik.

Çfarë bëri qeveria e tij?

Konsolidoi pushtetin e Ahmet Zogut dhe shtypi opozitën.

Lidhi gjithnjë e më shumë Shqipërinë me Italinë, duke marrë kredi dhe ndihmë ekonomike nga Roma.

U përpoq të zhvillonte infrastrukturën me ndihmën e italianëve.

Pse ra qeveria e tij?

  • Italia vendosi të pushtonte Shqipërinë në 7 prill 1939, duke i dhënë fund mbretërisë së Ahmet Zogut.
  • Kostaq Kotta nuk kishte fuqi ushtarake për të mbrojtur vendin dhe qeveria e tij u shpërbë me pushtimin italian.

Ahmet Zogu u largua në mërgim, duke e lënë Shqipërinë nën kontrollin e Italisë Fashiste.

Qeveritë e formuara nga viti 1939 deri në 1944

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8-12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut.

Kosova nën pushtimin italian dhe aneksimi me Shqipërinë (1941-1943)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Prill 1941 – Jugosllavia pushtohet nga forcat e Boshtit (Gjermania dhe Italia).
  • Qershor 1941 – Italia i bashkon disa pjesë të Kosovës me Shqipërinë.
  • Pjesa më e madhe e Drenicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Tetovës u bë pjesë e administratës shqiptare nën kontrollin italian.
  • Shqipëria e Madhe u krijua si një shtet satelit i Italisë, duke bërë që shqiptarët të ndiheshin të lirë për herë të parë pas shumë vitesh.
  • Në këtë periudhë, shqiptarët kishin institucione të tyre dhe mësimi në gjuhën shqipe u lejua në Kosovë.

Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Italianët menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin

Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohovës, 18 janar – 11 shkurt 1943

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri erdhi pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohe te shpaloste programin e saj

Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri pati jetë të shkurt për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij.

  • Në atë kohë, Shqipëria ishte ende nën kontrollin e Italisë Fashiste (1939-1943), pasi ishte aneksuar nga Italia e Benito Musolinit në prill 1939.
  • Maliq Bushati ishte një bashkëpunëtor i Italisë dhe mbështetës i politikave fashiste italiane
  • Qeveria e tij ishte shumë e dobët dhe nuk pati ndikim të madh në administratë.
  • Italianët nuk ishin të kënaqur me performancën e tij, pasi nuk mundi të ndalonte aktivitetin e partizanëve komunistë dhe të forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar.

Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libohova vjen sërish në krye të qeverisë.

Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943.

Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional Clirimtar 28 maj 44 - 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha.

  • Gjermanët e emëruan Rexhep Mitrovicën, një politikan konservator, si kryeministër të qeverisë së dytë nën pushtimin nazist.
  • Krijoi Milicinë Kombëtare, një forcë policore që bashkëpunoi me gjermanët kundër partizanëve.
  • Mbështeti politikën e gjermanëve për të mbajtur stabilitetin në Shqipëri.
  • Në prill 1944, nacionalistët dhe ballistët formuan një Asamble Kombëtare që shprehu besnikëri ndaj Rajhut Gjerman.

Pse ra?

  • Nuk arriti të ndalonte rritjen e rezistencës komuniste dhe partizanët po fitonin terren.
  • Në qershor 1944, ai dha dorëheqjen për shkak të dështimit për të kontrolluar situatën.

Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gjermanët kërkonin një figurë më të fortë dhe emëruan Fiqiri Dinen, një politikan dhe ushtarak shqiptar.
  • Formoi një Këshill të Lartë Shtetëror, duke tentuar të krijonte një qeveri shqiptare më të organizuar.
  • Vazhdonte bashkëpunimin me nazistët për luftën kundër partizanëve.
  • Tentoi të negocionte me nacionalistët shqiptarë për të krijuar një koalicion anti-komunist.

Pse ra?

  • Lufta po shkonte drejt fundit dhe gjermanët nisën tërheqjen nga Ballkani.
  • Ai dha dorëheqjen në fund të gushtit 1944, kur u bë e qartë se forcat partizane do të fitonin

Qeveria e kryesuar nga Ibrahim Bicakciu, 6 shtator – 25 tetor 1944 - Qeveria e fundit kolaboracioniste në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte një bajraktar dhe pronar i madh toke nga Elbasani, i cili nuk kishte një rol shumë të rëndësishëm politik më parë, por u konsiderua nga gjermanët si një figurë e pranueshme për të drejtuar qeverinë. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora)Tiranë, dhe kafe "Flora", pronar i Shoqërisë tregtare "Ibrahim Biçakçiu", bashkëthemelues i Shoqërisë "Albiger" që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjell traktorin e parë në Shqipëri

Ishte më i moderuar se kryeministrat e mëparshëm pro-fashistë si Ekrem Libohova apo Maliq Bushati, por gjithsesi qeveria e tij shihej si një administratë e lidhur me pushtuesit.

  • Ai u mundua të qëndronte neutral në raport me forcat gjermane dhe partizanët, por nuk pati asnjë ndikim të madh në situatën ushtarake.
  • Qeveria e tij u shpërbë më 25 tetor 1944, kur gjermanët filluan tërheqjen përfundimtare nga Shqipëria.
  • Forcat partizane po çlironin Shqipërinë dhe hynë në Tiranë më 17 nëntor 1944, duke vendosur përfundimisht një regjim komunist nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.
  • Pas rënies së qeverisë së tij, Ibrahim Biçakçiu u largua nga Shqipëria, por u kap më vonë nga autoritetet komuniste.
  • Në vitin 1945, ai u dënua si “tradhtar” nga regjimi i Enver Hoxhës dhe kaloi vite në burg.

Qeveritë e krijuara përgjatë periudhës së diktaturës Komuniste 1944 – vitet ‘91

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

23 tetor 1944 – 21 mars 1946

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Clirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha

18 mars 1946 Kuvendi Popullor riemëron diktatorin si kryeministër, pas kërkesës së këtij të fundit për dorëheqje, për shkak të zhvillimeve të reja politike, dorëheqje që nuk u pranua.

  • Nëntor 1944 – Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës dhe forcat partizane jugosllave çlirojnë Kosovën nga gjermanët.
  • Janar 1945 – Partizanët jugosllavë të Josip Broz Titos rimarrin kontrollin e plotë të Kosovës dhe e riintegrojnë në Jugosllavinë e re komuniste.
  • Në vitin 1945 u ndërmor reforma më e madhe agrare në historinë e Shqipërisë.Bejlerët dhe çifligarët u shpallën armiq të popullit dhe tokat e tyre u shtetëzuan.Toka u shpërnda fillimisht te fshatarët e varfër, por më vonë u fut në sistemin e kooperativave bujqësore.
  • 11 janar 1946 – Shqipëria shpallet Republikë Popullore dhe miratohet një kushtetutë e re socialiste, e cila i jepte Partisë Komuniste kontrollin e plotë mbi vendin.
  • Në vitin 1950, pothuajse të gjitha pronat private ishin shtetëzuar, duke i dhënë shtetit kontrollin e plotë mbi ekonominë.
  • Ndërmarrjet private u ndaluan dhe u krijuan vetëm fabrika dhe ferma shtetërore.
Në vitet 1945-1946 filluan spastrimet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Eliminimi i kundërshtarëve – Opozitarët, monarkistët, nacionalistët dhe intelektualët e pavarur u shpallën "armiq të popullit".
Gjyqet politike – U organizuan gjyqe publike ndaj kundërshtarëve të regjimit, duke përfshirë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Koço Kota (ish-kryeministër) dhe Lef Nosi u ekzekutuan në 1945.
  • Mehdi Frashëri dhe Xhafer Ypi u arrestuan dhe vdiqën në burg.
  • Mbi 600 persona u ekzekutuan dhe mijëra të tjerë u burgosën ose internuan
Në 1947, Enver Hoxha eliminoi edhe rivalët brenda Partisë Komuniste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Koçi Xoxe, një figurë e rëndësishme pro-jugosllave, u shpall tradhtar dhe u ekzekutua në 1949.
  • Nga ky moment, Enver Hoxha e kontrollonte i vetëm regjimin, pa asnjë opozitë të brendshme

Qeveria e parë e PPSH-së 22 mars 1946 – 1 tetor 1948

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kriza e marrëdhënieve sovjeto-jugosllave, solli pasoja dhe në Shqipëri dhe në kabinetin qeveritar të saj, i cili pësoi ndryshime disa herë, por gjithnjë të kryesura nga diktatori Enver Hoxha, respektivisht në këto vite:

2 tetor 1948 – 21 nëntor 1948 23 nëntor 1948 – 16 nëntor 1949 17 nëntor 1949 – 4 korrik 1950 5 korrik 1950 – 5 shtator 1951 6 shtator 1951 – 9 prill 1952 10 prill 1952 – 31 korrik 1953 1 gusht 1953 – 19 korrik 1954

Mandati i parë qeveritar i Mehmet Shehut, krahut të djathtë të diktatorit Enver Hoxha, 1954 – 1958

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik të vitit 1954 diktatori Enver Hoxha paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij, me motivacionin; për t’u përqëndruar më tepër në punët e partisë. Vet ai propozoi në postin e kryeministrit M. Shehun, krahun e djathtë të diktatorit.

Kabineti Shehu, përgjatë këtij mandate, ka pësuar disa herë ndryshime, në këto periudha kohore:

20 korrik 1954 – 5 qershor 1955 6 qershor 1955 – 3 qershor 1956 4 qershor 1956 – 5 shkurt 1958 6 shkurt 1958 - 21 qershor 1958

Mandati i dytë qeveritar i Mehmet Shehut, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shehu jep dorëheqjen nga kjo detyrë, por diktatori Enver Hoxha e propozon sërish atë në këtë post.

Mandati i tretë qeveritar i Mehmet Shehut 1962- 1966

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo periudhë përkon me prishjen e Shqipërisë me sovjetikët dhe forcimi i marëdhënieve më Kinën.

Kabineti i Shehut gjatë këtij mandati ka pësuar disa herë ndryshime, sipas periudhës kohore si më poshtë:

23 qershor 1965 – 16 mars 1966 17 mars 1966 – 13 shtator 1966

Mandati i katërt qeveritar i Mehmet Shehut, 14 shtator 1966- 18 nëntor 1970

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mandati i pestë qeveritar i Mehmet Shehut, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mandati i gjashtë qeveritar i Mehmet Shehut, 1974 - 1978

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky kabinet pësoi disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore:

28 tetor 1974 – 11 nëntor 1976 12 nëntor 1976 – 26 dhjetor 1978

Mandati i shtatë dhe i fundit qeveritar i Mehmet Shehu, krahut të djathtë të diktatorit 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtë mandat Shehu nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të vetëvrasjes së tij të mistershme. Kjo është periudha pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe vetizolimit të Shqipërisë.

Mandati i parë qeveritar i zotit Adil Çarçani, 15 janar 1982 - 23 nëntor 1982

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mandati i dytë qeveritar i Adil Çarçanit, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri krijohet pas zgjedhjeve të Kuvendit Popullor

Mandati i tretë qeveritar i Adil Çarçanit, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tashmë në krye të PPSH-së është Ramiz Alia. Përgjatë këtij mandate, qeveria e kryesuar nga Adil Çarçani ka pësuar disa herë ndryshime, përgjatë këtyre periudhave:

2 shkurt 1989 – 7 korrik 1990 Me nisjen e ndryshimeve pluraliste të pranverës ’90 dhe krizën e 2 korrikut ’90, ku mijëra banorë u dyndën në dyert e ambasadave, pati një krizë që reflektoi me ndryshime në kabinetin qeveritar. Kabineti i ndryshuar: 8 korrik 1990 – 22 dhjetor 1990 22 dhjetor 1990 – 21 shkurt 1991 Ndryshimet e fundit erdhën si pasojë e ndryshimeve politike, pranimit zyrtar të marrjes fund të monizmit.

Qeveria e re e kryesuar nga Fatos Nano, 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991. Ramiz Alia dekretoi qeverinë e re.

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 11 maj – 4 qershor 1991

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nano rizgjidhet sërish për të drejtuar kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 31 marsit për Kuvendin Popullor dhe zgjedhjes nga Kuvendi në 30 prill të Ramiz Alisë si President i vendit.

Mars 1991: Zhvillohen zgjedhjet e para pluraliste. Fiton ende Partia e Punës me Kryeministër Fatos Nanon, por protestat e vazhdueshme e detyrojnë qeverinë të japë dorëheqjen

Qeveria e stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi, 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri vjen si rezultat i grevës së përgjithshme të punonjësve të vendit.

  • mars 1991 u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste: Partia e Punës fitoi shumicën (por në kushte të padrejta), ndërsa opozita fitoi mbështetje të fortë në qytete.
  • Ekonomia ishte në kolaps: mungesë buke, greva, eksod masiv drejt Italisë, dhunë në qytete.
  • Fatos Nano, kryeministri i dalë nga zgjedhjet, dha dorëheqjen për shkak të trysnisë publike.

Për të shmangur kaosin e përgjithshëm dhe një shpërthim të dhunshëm, u krijua një qeveri koalicioni me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe partive të tjera të vogla. Kjo ishte Qeveria e Stabilitetit.

  • Ishte anëtar i Partisë së Punës, por njihej si një figurë më e moderuar.
  • U pranua si kompromis nga të dyja palët për të ruajtur stabilitetin e vendit.
  • U arrit ulja e tensioneve sociale dhe politike pas grevave të përgjithshme.
  • Qeveria shpalli pluralizmin fetar, filloi shkëputjen nga trashëgimia e Hoxhës, dhe lejoi hapjen ndaj perëndimit.
  • Nuk u përmbys rendi kushtetues, çka shmangu një luftë civile si në 1997

Qeveria teknike e Vilson Ahmetit, 18 dhjetor 1991 – 13 prill 1992

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ahmeti ishte ish ministër në kabinetin “Bufi”. Kjo qeveri krijohet pas mosfunksionimit të kabinetit “Bufi” për shkak të konflikteve mes palëve.

  • Më parë kishte qenë ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë.
  • Nuk ishte figurë karizmatike, por u pranua si kalimtare.
  • Nuk kishte synime afatgjata.
  • Nuk ndërmori reforma të mëdha.
  • Shërbeu si urë kalimtare midis epokës komuniste dhe zgjedhjeve të para të vërteta demokratike.

Mandati i parë qeveritar i z. Aleksandër Meksi 1992 – 1996

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të reja të 22 marsit 1992 dhe ardhjes në pushtet të forcave të djathta. Kjo qeveri ka pësuar disa herë ndryshime, sipas këtyre periudhave kohore:

13 prill 1992 – 6 gusht 1993 7 gusht 1993 – 3 dhjetor 1994 4 dhjetor 1994 – 10 korrik 1996

Në kohën kur Berisha u zgjodh President (prill 1992):

  • Shqipëria nuk kishte një Kushtetutë të re demokratike – ende funksiononte me rregulla kalimtare, të modifikuara nga sistemi i vjetër socialist.
  • Kjo kushtetutë e përkohshme (e vitit 1991) i jepte Presidentit fuqi shumë të gjera, si emërimi i kryeministrit, ministrave, komandant i ushtrisë, drejtues i politikës së jashtme, i dekretimit të ligjeve etj.
  • Ai personalisht u soll si një lider autoritar

Pra, de jure Shqipëria ishte republikë parlamentare, por de facto funksiononte si gjysmë-presidenciale, madje në shumë raste afër një presidencializmi të fortë.

Lideri i opozitës, Fatos Nano, prej më shumë se një viti, ishte i burgosur me akuza për korrupsion, por që nga opozita konsiderohej si “burgosje politike”.

1994: Berisha tentoi të kalonte një Kushtetutë të re, e cila do të ndryshonte sistemin politik në një republikë presidenciale, duke rritur ndjeshëm fuqinë e Presidentit të Republikës., e cila do i jepte atij edhe më shumë fuqi. Populli e rrëzoi me referendum, çka ishte një nga goditjet e para politike për të. Ishin rreth 53% e pjesëmarrësve në referendum, që votuan për “jo”, në 6 nëntor të vitit 1994.

Propozimet kryesore të Kushtetutës së re (1994):

  1. Presidenti të zgjidhej me votë të drejtpërdrejtë nga populli.
  2. Presidenti të kishte më shumë fuqi ekzekutive, përfshirë komandën mbi ushtrinë, të drejtën për të shpërndarë parlamentin, dekretet, etj.
  3. Forcim i rolit të SHIK-ut (shërbimi sekret) dhe mbrojtje më të madhe për pushtetin qendror.
  4. Dobësim i rolit të Parlamentit dhe Qeverisë në raport me Presidentin.

Mandati i dytë qeveritar i zotit Aleksandër Meksi, 11 korrik 1996 – 1 mars 1997

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit ’96, ku e djathta sërish ruajti pushtetin.

  • Skemat piramidale (1995–1997) u lejuan të vepronin lirshëm gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe me tolerimin, në mos nxitjen, e autoriteteve shtetërore.
  • Institucionet financiare fantazmë si “VEFA”, “Xhaferri”, “Gjallica” etj. u lejuan të mbledhin miliarda lekë nga qytetarët, duke u prezantuar si “investime”.
  • Berisha dhe qeveria e tij e Aleksandër Meksit nuk e ndalën fenomenin, por në shumë raste e justifikuan
  • Disa skema kishin lidhje direkte me figura të politikës, përfshirë raporte që e lidhin indirekt Berishën me përkrahjen politike që u dha ndaj tyre
  • Janar–mars 1997: Skemat bien njëra pas tjetrës – qytetarët humbasin afërsisht 1.2 miliardë dollarë.
  • Fillon shpërthimi social dhe kaos civil, i njohur si kriza e 1997-ës.
  • Në mars 1997, qytetarët filluan të sulmojnë depot ushtarake, dhe më pas u armatos gjithë popullsia – nga adoleshentë deri te të moshuar.
  • Shqipëria u zhyt në anarki totale: banda të armatosura, rrëmbime, grabitje, linçime, atentate politike.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e kryesuar nga z. Bashkim Fino, 11 mars 1997- 24 korrik 1997

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjarjet në mars 1997 sollën përmbysje të zhvillimeve. Ardhja e qeverisë së stabilitetit ndodhi pas krizës piramidale në vend dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në sjelljen në kontroll të situatës u desh edhe ndihma ushtarake ndërkombëtare. Qeveria e stabilitetit kishte si detyrë të bashkëpunonte me ndërkombëtarët në vendosjen e rregullit, si dhe të përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme

  • Ishte anëtar i Partisë Socialiste, por me profil moderator dhe paqësues.
  • Në atë kohë, ishte kryetar i bashkisë së Gjirokastrës, qytet në jugun që kishte rënë nën kontrollin e “komiteteve të shpëtimit popullor”.
Ishte një koalicion i gjerë kombëtar, që përfshinte ministra nga të gjitha partitë kryesore:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Partia Demokratike (PD)
  • Partia Socialiste (PS)
  • Partia Republikane (PR)
  • PBDNJ, PSD, PBSD etj.
Ishte një qeveri teknike, jo me mandat të plotë politik, por me mision tranzitor.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria e kryesuar nga z. Fatos Nano 25 korrik 1997 – 23 prill 1998

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 29 qershorit ’97. Forcat e majta vijnë në pushtet.

Monarkia dështoi në rikthimin përmes referendumit.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Princi Leka mori vetëm 36% të votave. Në 3 Korrik 1997 rreth 2000 vetë mblidhen në Sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës, për të kundërshtuar rezultatin e Referendumit. Nën udhëheqjen e Leka Zogut dhe Abedin Mulosmanit nisen drejt godinës së KQZ-së. Tentojnë të hyjnë brenda me forcë duke u përleshur me forcat e sigurisë. Bilanci : 1 i vdekur dhe disa të plagosur. Kështu detyrohet të largohet sërish nga Shqipëria

12 shtator 1998 - Vrasja e Azem Hajdarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Protestë e dhunshme nga Partia Demokratike. Mbështetës të PD-së protestuan me forcë, hynë me dhunë në godinën e Kryeministrisë.
  • U rrëmbyen armë nga Garda e Republikës.
  • Sali Berisha deklaroi: “Populli i Tiranës është ngritur në revolucion”.

Situata shkoi në prag grushti shteti

  • Qeveria socialiste akuzoi PD-në për tentativë për përmbysje të rendit kushtetues.
  • SHBA dhe BE ndërhynë fort politikisht, duke ndihmuar për të shmangur një konflikt civil.

Ndryshime në qeverinë Nano, 24 prill 1998 – 28 shtator 1998

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muaji prill 98 përkon me krizën e qeverisë Nano, e cila risjell riformulim të kabinetit të tij. Shumë propozime të tij për ministra të rinj në kabinet, rrëzoheshin nga Kuvendi.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si pasojë e konflikteve të ashpërsuar brenda PS-së, por dhe si pasojë e gjendjes së krijuar pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, trysnia mbi qeverinë Nano u rrit, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen. PS caktoi Pandeli Majkon si kryeministër.

Qeveria e kryesuar nga Ilir Meta, 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Majko jep dorëheqjen nga Kryeministër, si pasojë e humbjes së tij në zgjedhjet në Kongresin e PS-së, për kryetar partie.

  • Shqipëria strehoi rreth 450,000 refugjatë kosovarë gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999.
  • Shqipëria fillon bashkëpunimin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Mandati i ri qeveritar i z. Ilir Meta, 6 shtator 2001 – 29 janar 2002

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2001 dhe fitores sërish të së majtës.

Qeveria e kryesuar nga z. Pandeli Majko, 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konfliktet brenda vet partisë në pushtet, shtoheshin çdo ditë. Pandeli Majko vjen në krye të qeverisë, si rrjedhojë e marrëveshjes së përkohshme brenda palëve në PS, konkretisht pas konflikteve të acaruara Nano-Meta

Qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, 29 korrik 2002- 29 dhjetor 2003

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nano vjen sërish në krye të qeverisë, bazuar edhe në hapësirën e lejuar nga statusi i PS-së, sipas të cilit kryetari i partisë duhet të jetë edhe kryeministër. Kështu, qeverisja e shkurtër e Majkos merr fund në 25 korrik. Meta në këtë qeveri mban postin e zëvendëskryeministrit. Ne dukje konflikti i brendshem ne PS, duket sikur u zgjidh.

  • U zgjodh kryeministër në korrik 2002, pas marrëveshjes Nano–Meta.
  • Qeverisi në një periudhë më të qetë dhe më të integruar në marrëdhënie me BE-në dhe SHBA-në.
  • Fokusi: stabilitet politik, liberalizim ekonomik, përgatitje për integrim europian.
  • Në vitin 2005, humbi zgjedhjet përballë PD-së dhe dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-së.

Dhjetor 2003 – 1 shtator 2005 Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta mbetet jashtë kabinetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti Nano-Meta çoi ne largimin perfundimtar te ketij te fundit nga PS dhe krijimin e nje partie te re te spektrit te majte. Kabineti i ri, i kryesuar nga Nano vazhdon punën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 3 korrik, ku pas 8 viteve në pushtet, të majtët kalojnë në opozitë.

Qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, 10 shtator 2005 - 23 qershor 2013

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo qeveri erdhi pas fitores të djathtës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005. Në prill 2007, Qeveria “Berisha” bën ndryshimet e para në disa ministri, per t’i dhënë impulse të reja reformave të gjithanshme të ndërmarra prej saj në shumë fusha jetike për vendin, reforma të thella në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe informalitetit, reformave ekonomike në mbështetje të biznesit, reformave në proceset e integrimit te vendit, etj. Të gjitha këto nisma, të bëra publike që në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut, ishin dhe arsyeja e mbështetjes së gjerë popullore dhe votës pro të djathtës shqiptare, në këto zgjedhje.

Qeveria e kryesuar nga Edi Rama, 23 qershor 2013 - ne vazhdim.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria Rama-Meta erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përpara saj në detyrë ishte qeveria Berisha-Meta, e cila qeverisi për katër vitet e mëparshme. Detyra kryesore në formimin e qeverisë ishte në duart e Edi Ramës, kryetari i partisë që në koalicion kishte më shumë vota, i cili është edhe kryeministër. Ilir Meta mbante postin e kryetarit të parlamentit.