Jump to content

Istori e Skënderbeut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Istori' e Skënderbeut është një poemë epike e shkruar nga rilindasi Naim Frashëri në vitet e fundit të jetës dhe botuar në Bukuresht më 1898. U bë një nga veprat më të lexuara të Rilindjes.[1] Mendohet se si bazë e poemës shërbeu vepra Kopshti i te Mirëvet shkruar nga xhaxhai i tij, Dalip bej Frashëri.[2]

Është një poemë epike historike prej 11,500 vargjesh që Naimi duhet ta ketë shkruar para vitit 1895, në periudhën e fundit krijuese, e që e shihte si kryeveprën e vet.[3] Poemën Istori e Skënderbeut mëgjithatë e botoi vetëm dy vjet përpara vdekjes, me 1898. Poema Istori e Skënderbeut është e paramenduar si një vepër që do të ishte njëkohësisht edhe histori edhe poemë epike, në të cilin do të plotësohej zbrazëtira e madhe që në atë kohë zotëronte në përvetësimin sa dituror aq edhe emocional të historia kombëtare të shekullit XV dhe të figurës së saj të madhe, të Skënderbeut.[4]

Istori e Skënderbeut është një epope heroike e ndarë në 22 këngë me 11 mijë e ca vargje. Naimi ka pasur për model veprën e Marin Barletit, të cilën e ka ndjekur kronologjikisht duke e konsideruar atë si dëshmitar të ngjarjëve të asaj kohë. Poeti në këtë vepër përmbushi kërkesën më të madhe të Rilindjes që ta paraqës të plotë heroin kombëtar dhe epokën tij. Ai i kthehet kësaj figure jo vetëm për ta dëshmuar atë kohë të artë por edhe për t’u bërë jehonë e ngjarëve të kohës, për ta ngjallur vetëdijen kombëtare, për t’i mobilizuar ata shpirtërisht për një luftë të madhe kundër Perandorisë Osmane. Autori përmes veprës vë përballë dy kohë të ndryshme, të kaluarën heroike dhe aktualitetin e rëndë të cilin duhej ndryshuar.

Konflikti i madh në vepër krijohët vetëm në raport më Perandorinë Osmane, botën aziatike, pa i prekur edhe kundërthënjët në botën shqiptare. Naimi nis ngjashëm poemat klasike greke, duke e ftuar ëngjullin e diturisë t’ia përkujtojë të kaluarën historike dhe trimat e atëhershëm. Poeti kujton Pirron dhe Aleksandrin e Madh që janë shquar në të gjithë shekujt. Pastaj do të këndoi për heroin tjetër, Skëenderbeun që do ta ngjallte Shqipërinë. Vepra nis më frymëzimin e heroit ku bashkë më vëllëzërit dërgohët peng të sulltan Murati, e deri në vdekjen e tij edhe largimin e Donikës me Gjonin e vogël për në Itali'. Heroit tonë i duhët të luftoi kundër dy sulltanëve të kohës, Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmetit. Skënderbeu mbronte Shqipërinë dhe qytetërimin evropian.[2]

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2002). Historia e popullit shqiptar. Vëll. 2. Tiranë: Toena.
  • Rexhep Qosja (1986). Porosia e madhe: monografi mbi krijimtarinë e Naim Frashërit. Prishtinë: Rilindja.
  1. ^ Akademia 2002, p. 354-355
  2. ^ a b Harry Thirlwal Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World (në anglisht), Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 180–181, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651
  3. ^ Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  4. ^ Qosja 1986, p. 106