Historia e automobilit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dizajni i "Cugnot Steam Trolley" (Jonathan Holguinisburg) (1769)

Para se tē lexoni Historinē e automobilit ju rekomandohet ky artikull.

Historia e automobilit modern[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse automobili impaktin më të madh social e ekonomik e kishte në Shtetet e Bashkuara, përsosja e automobilit u bë në Gjermani dhe Francë nē vitet e fundit tē shekullit 19 nga persona si Nicolaus Otto, Gottlieb Daimler, Carl Benz, dhe Emile Levassor.[1]

Automobili i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historianët, të cilët mendojnë se mjetet e aktivizuara dikur me makinë me avull ishin automobila, mendojnë se Nicolas Cugnot ishte shpikësi i automobilit të parë. Automobili i parë kishte tri rrota dhe shpejtësi 2,5 milje për orë Në vitin 1769, i pari mjet i vetëlëvizshëm ishte një traktor ushtarak i konstruktuar nga inxhinieri dhe mekaniku Nicolas Joseph Cugnot (1725 - 1804). Cugnot ka përdorur makinën me avull për të vënë në lëvizje makinën e tij, ka bërë instruktimin në "Paris Arsenal", tek mekaniku Brezin. Ky lloj automobili, ishte përdorur nga ushtria franceze për të tërhequr artilerinë, në shpejtësinë prej 2,5 milje për orë, dhe ky automobil kishte vetëm tri rrota. Karakteristikë tjetër e tij ishte se, duhej të ndalej për çdo pesëmbëdhjetë minuta për të rishtuar fuqinë e avullit. Makina me avull dhe kazani për nxemjen e ujit ishin të ndarë nga makina dhe vendoseshin përpara. Një vit më vonë, (1770), Cugnoti kishte ndërtuar triçikletën me fuqi avulli e cila barte katër pasagjerë. Mirëpo shpikësi, në vitin 1771, kishte bërë ndeshje me njërën nga makinat e tij në një mur me gurë, duke u bërë njeriu i parë që ka pasur aksident me makinë motorike. Ky ishte fillimi i fatit të keq për shpikësin. Pas vdekjes nga aksidenti të njërit nga patronëve të Cugnotit dhe pas dëbimit në ekzil të disa të tjerëve, paratë për eksperimentet e Cugnotit mbaruan.[2]

Si punonte automobili i Cugnot-it[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veturat me avull me djegje të karburantit, nxenin ujin në kazan, duke krijuar avull i cili zgjeronte dhe mbledhte pistonet të cilët sillnin boshtin, i cili pastaj sillte rrotat. Gjatë historisë së re të veturave të vetëlëvizshme - makinat rrugore dhe hekurudhore kanë qenë të aktivizuara me makinë avulli. (Cugnot gjithashtu ka dizajnuar dy lokomotiva me avull të cilat nuk kanë punuar mirë asnjëher). Mirëpo, makinat me avull kanë shtuar peshën tek makinat të cilat kanë treguar se nuk janë të dizajnuara për makina rrugore. Megjithatë, makinat me avull ishin shumë të suksesshme, në përdorurimin e tyre nëpër lokomotiva.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Historia del automovil/Car history[lidhje e vdekur]
  2. ^ "The History of the Automobile - Steam Cars". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2011. Marrë më 14 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ The very first car: 1769 Cugnot Steamer