Historia e ilirëve
Historia e ilirëve Autori: Selim Islami. Botuesi: Toena. 2008 Faqet e librit 400.[1]
Përmbledhja e eseve dhe studimeve të paraqitura në këtë botim përbën pa dyshim një pjesë të rëndësishme të arritjeve të arkeologjisë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, arritje që kishin të bënin në radhë të parë me vetë formësimin e arkeologjisë si disiplinë shkencore dhe evidentimin e rrugëve të zhvillimit të saj; përcaktimin e strukturave, prioriteteve, fushave të studimit dhe problemeve kryesore që kërkonin trajtim të thelluar.
Profesor Selim Islami ishte pikërisht njeriu kyç, që, së bashku me kolegë të tjerë, luajti rolin kryesor në këtë fazë sa delikate, aq edhe domethënëse për arkeologjinë shqiptare. Nëse sot mund të flasim për një histori të arkeologjisë shqiptare dhe të mendimit arkeologjik shqiptar, kjo i kushtohet shumë kontributit, personalitetit dhe përkushtimit të Selim Islamit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Islami, Selim (2008). Historia e ilirëve. Tiranë: Toena. OCLC 610016253.