Jump to content

Historia e versionit të Android

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e versioneve të sistemit operativ celular Android filloi me lëshimin publik të beta-së së tij të parë më 5 nëntor 2007. Versioni i parë komercial, Android 1.0, u lëshua më 23 shtator 2008.

Sistemi operativ është zhvilluar nga Google në një ritëm vjetor që nga të paktën 2011.[1] Publikimet e reja kryesore shpallen në Google I/O në maj, ndërsa janë ende në testim beta me versionin e qëndrueshëm që zakonisht lëshohet për publikun midis gushtit dhe tetorit.

2003[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andy Rubin, Rich Miner, Nick Sears dhe Chris White themelojnë Android Inc.

2004[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andy Rubin ngel pa para dhe ish-inxhinieri i Apple, Steve Perlman i jep Rubin 10.000 dollarë për Android Inc. Përfundimisht, Perlman financon 100,000 dollarë në kompani dhe refuzon të marrë një pjesë të kompanisë.

2005[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Google blen Android. Punonjësit kyç si Rubin dhe Miner qëndruar edhe pas blerjes.

2007[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

janar – Apple prezanton iPhone në konventën vjetore të saj Macworld. Telefoni del në treg më 17 qershor. 5 nëntor – Google prezanton Open Handset Alliance (ose OHA), një konsorcium i kompanive që synojnë zhvillimin e standardeve të hapura për pajisje të lëvizshme dhe zbulon Android për publikun. Android bëhet sistem operativ.

2008[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

shkurt – Qualcomm dhe Texas Instruments (pjesë e Oha) krijojnë çipa që punojnë me Android. 23 shtator – Prezantohet Android 1.0 (versioni i parë komercial i sistemit operativ Android) 22 tetor - Nis "Android Market" (Tani "Dyqani i Google Play") 28 tetor – HTC Dream (i njohur si G1 në SHBA) lëshohet në një partneritet mes T-Mobile, Google dhe HTC. Ky është telefoni i parë Android.

2009[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

27 prill – Prezantohet versioni Android 1.5 “Cupcake”. Tremujori i dytë 2009 – Android ka kapur 2.8% të tregut të pajisjeve celulare. 15 shtator – Prezantohet versioni Android 1.6 “Donut”. 26 tetor – Prezantohet versioni Android 2.0 “Eclair”. nëntor – Prezantohet telefoni inteligjent Motorola Droid.

2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

janar – Prezantohet telefoni inteligjent Nexus One në një partneritet mes HTC dhe Google. Telefoni është i hapur dhe shitet ekskluzivisht në internet për 529$. 20 maj – Prezantohet Android 2.2 “Froyo”. qershor – Samsung prezanton telefonin Galaxy S. qershor – HTC dhe Sprint prezantojnë EVO 4G. Telefoni i parë inteligjent 4G, EVO u konsiderua gjerësisht si një alternativë e mirë për iPhone në atë kohë. Tremujori i katërt 2010 – Android kap 33% të tregut. Pjesa e tregut te Android tejkalon atë të iPhone në SHBA. 6 dhjetor – Prezantohet Android 2.3 “Gingerbread”, së bashku me Nexus S, përpjekja e dytë e Google në programin Nexus. Prodhuar nga Samsung, Nexus S paraqiti specifikime të ngjashme me serinë Galaxy S.

2011[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

22 shkurt – Prezantohet Android 3.0 “Honeycomb”, së bashku me Motorola Xoom. Tremujori i dytë 2011 – Android kap 53% të tregut, më në fund duke tejkaluar Blackberry. 19 tetor – Prezantohet Android 4.0 “ICS”, së bashku me Samsung Galaxy Nexus.ICS sjell ndryshime të mëdha estetike në Android dhe punon në telefonat dhe tabletët.

2012[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

maj - Prezantohet TouchWiz Nature UX, së bashku me Samsung Galaxy SIII, një telefon inteligjent nga Samsung. qershor – Prezantohet Android 4.1 “Jelly Bean”, së bashku me Nexus 7, një tabletë e vogël e krijuar në një bashkëpunim mes Google dhe Asus. 29 tetor – Google shpall Nexus 4, një bashkëpunim mes tij dhe LG. Telefoni del në shitje me Android 4.2, i cili ende mban emrin “Jelly Bean”. 29 tetor – Nexus 10, një bashkëpunim mes Google dhe Samsung, është shpallur përkrah Nexus 4. Tremujori i katërt 2012 – Android kap 75% të tregut.

2013[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

24 korrik – Prezantohet tableti i gjeneratës së dytë, Nexus 7 së bashku me Android 4.3 “Jelly Bean”. 3 shtator – Prezantohet Android 4.4 “KitKat” i koduar "KLP" deri në tetor, që pritet të debutojë në tetor së bashku me Nexus 5. Të tjera - Të tjera versione Android u lëshuan dhe do të lëshohen.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fedewa, Joe (2018-03-12). "What's the Latest Version of Android?". How-To Geek (në anglisht). Marrë më 2024-06-28.