Jump to content

Historiku i bibliotekës publike të Ferizajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Biblioteka e vogël e qytetit

Historiku i bibliotekës publike të qytetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]Biblioteka Publike-është institucion publik, që zhvillon aktivitet kulturor të  pavarur. Është e vendosur në ndërtesën e Komunës së vjetër, në qendër të qytetit,  te Posta e Madhe në Ferizaj. Objekti, në të cilën është i vendosur ky institucion  rëndësishëm kulturor, sipas dëshmive të kohës është ndërtesa më e vjetër publike  në këtë qytet, e ndërtuar midis viteve 1908-12, në të njejtën kohë dhe me të njējtin stil sikur kazerma e bombarduar, mẽ 1999 nga forcat e NATO-s.

Gjatë kohës sẽ saj të gjatë njëshekullor, ka qenë e destinuar për qëllime të ndryshme shtetërore, politike, arsimore, sociale etj. Në periudhën qershor (12  qershor e këtej) deri në maj 2001 në këtë objekt ishte selia e të gjitha subjekteve  politike (partive), që vepronin në komunën tonë. 

Objekti ka sipërfaqe rreth 700 m2, kurse midis viteve tetor 2001-maj 2005, 1/4 të tij e ka shfrytëzuar Radio Tema (tash TV-Tema), me qira. Prej gershorit 2005 në vend tẽ Radio Temës është vendosur Arkivi Komunal. 

Nē muajin maj 2001, me Vendim të KK. të Ferizajt, mbështetemi financiarisht nga USAID-i, KFOR-i Amerikan, Fondacioni për shoqëri të hapur "SOROS", AOF-  danez, grupi i të rinjve ferizajas të tubuar reth FIQ-it ( Forumi për Iniciativ  Qytetare), dhe donatorët tjerë, Ndërtesa e vjetër është meremetuar dhe ky ishte  projekti i parë i perbashkët midis Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe organizatave  ndërkombëtare dhe prej 1 tetorit 2001 është shndërruar në Bibliotekë Publike  në qytetin tonë.

Ështe opinion i përgjithshëm i qytetarëve, sidomos të rinjve se ky objekt nuk ka mundur të ketë destinacion më të mirë dhe më human e kulturor se sa që është bërë Bibliotekë Publike.

Objekti i ri i bibliotekës

 Ferizaji, qytetarët e tij me rrethinë, kanë fituar shumë me hapjen e saj e sidomos  gjenerata e re, nxënës e studentë dhe  të  gjithë ata, të cilëve kultura, leximi e dija u paraqet interes.

Në renovimin e objektit dhe pasurimin e tij me inventarë e literaturë kanë kontribuar: USAID-i, KFOR-i Amerikan, Kuvendi Komunal i Ferizajt, qytetari  amerikan Richard Kelley (avokat i njohur amerikan), AOF-i danez, IOM-i ,Shtëpia botuese "Dukagjini" nga Peja, SOROS-i, Save dhe Children, etj (emrat  tyre janë të skalitur në pllakën e bronztë, në hyrje të bibliotekës).

 Investimet e përgiithshme nga donatorët, që u përmendën, sillen diku rreth  421.000 DM (mbi 200.000 euro). Inaugurimi solemn i kësaj biblioteke është bërë më 4.10.2001.

  1. ^ Ratkoceri, Qemal; Marevci, Ruzhdi (2007). Shkollat në komunën e Ferizajt (bot. Edicioni i parë). Ferizaj: Intergraf.


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]