Qyteti Ho Chi Minh
10°46′36.8″N 106°42′02.9″E / 10.776889°N 106.700806°E
Qyteti Ho Chi Minh | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 8,993 million |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Qyteti Ho Chi Minh (Thành phố Hồ Chi Minh) i njohur dhe si Saigon, është qyteti më i madh i Vietnamit, me popullsi prej rreth 9 milion banorësh në 2019 [1]. Qyteti shtrihet në juglindje të Vietnamit, përgjatë Lumit të Saigonit dhe ka një sipërfaqe prej 2,061 km2 .
Saigoni ka qenë kryeqyteti i Indokinës Franceze nga 1887 deri në shpërbërjen e saj në 1954. Më pas, Saigoni u bë kryeqyteti i Vietnamit të Jugut deri në Rënien e Saigonit në 1975. Për nder të liderit komunist Ho Chi Minh, qeveria e riemërtoi Saigonin si Qyteti Ho Chí Minh pak kohë më vonë. Duke nisur nga vitet '90, qyteti filloi të zgjerohej dhe modernizohej, duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike të pasluftës.[2] Sot me emrin Saigon njihen Distrikti 1, Distrikti 3 dhe Ditstrikti 5, ndërsa Qyteti Ho Chi Minh i referohet të gjithë qytetit.
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pikat turistike të Qytetit Ho Chi Minh janë kryesisht të lidhura me kolonizimin francez dhe me luftën e Vietnamit. Qendra e qytetit konsiderohet Distrikti 1 dhe shquhet për ndërtesat me influencë koloniale dhe bulevardet e gjëra të stilit amerikan. Ndërtesat më interesante janë Pallati i Ribashkimit (Dinh Thống Nhất), Bashkia (Ủy ban nhân dân Thành phố), Opera (Nhà hát thành phố), Posta Qendrore (Bưu điện thành phố), Banka Shtetërore (Ngân hàng Nhà nước), Katedralja Notre Dame (Nhà thờ Đức Bà Sài Gòn), e cila është ndërtuar mes viteve 1863 dhe 1880.
Në Distriktin 1 gjenden po ashtu ndërtesat e hoteleve historike, si Hotel Majestic, që daton që nga periudha koloniale dhe Hotel Rex dhe Hotel Caravelle. të cilat kanë shërbyer si pika vëzhgimi të korrespondentëve të luftës së Vietnamit[3]. Sot këto hotele vijojnë të jenë në shërbim të klientëve.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "General statistics for Population and households investigation 2019". General Statistics Office of Vietnam (në anglisht). 2019. Marrë më 21 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Taylor, K. W. (2013). A history of the Vietnamese (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 547. ISBN 978-0-521-87586-8.
- ^ "Red Label and rockets: Iconic Vietnam hotel turns 50". Reuters (në anglisht). 11 maj 2009. Marrë më 22 shkurt 2023.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)